Butrint Imeri sjell këngën “Prita” (VIDEO)

Këngëtari Butrint Imeri, ka sjell projektin e shumë pritur nga adhuruesit e tij këtë të diel.

Në mesin e interpretimeve të shumta të  hiteve të tij, Butrinti ka publikuar një version akustik të këngës së tij më të re, “Prita”.

Për instrumentalin e këtij projekti është përkujdesur producenti “Mixey”, ndërsa për vizualitetin e saj ka punuar Valon Azizi.

“Dream Girl”, bashkëpunim i Butrint Imerit e Nimos

Edhe një këngë e re i është bashkuar skenës sonë muzikore duke shtuar shumë sosh që kanë ardhur gjatë sezonës së verës.

Butrint Imeri dhe Nimo kanë sjell bashkëpunimin e ri muzikor duke e sjell para fansave dhe publikut.

“Deram Girl” titullohet kënga e tyre më e re që e kanë shoqëruar me një video tejet të veçantë.

Tekstin e këngës e këngës e kanë shkruar Butrinti, Nimo dhe producenti muzikor, BigBang.

“Supercut” është kompania prodhuese e videos gjersa regjisor i saj Besian Durmishi.

Ndryshe, dyshja është duke mbajtur ndaras disa koncerte anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. /KultPlus.com

Majk dhe Butrint Imeri vijnë me këngë të re (VIDEO)

Hip hop artisti, Majk, dhe këngëtari Butrint Imeri, kanë publikuar projektin e ri.

Bëhet fjalë për një këngë ritmike, e cila i sjell dy artistët bashkë në një këngë me potencial për hit.

Kënga është punuar ngaRzon Music kurse teksti nga vet artistët.

Ndërkaq, videoklip me pamje mjaft atraktive është punuar nga Entermedia.

Për Majk ky projekt ështëi pari pas këngës “Nuk dorëzohna”, kurse për Butrintin shërben si një paralajmërim për një verë të nxehtë. / KultPlus.com

Butrint Imeri sjellë këngën e re, videoja si film i metrazhit të shkurtër (VIDEO)

Butrint Imeri ka sjellë projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.

Këngëtari shqiptar duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me sjelljen e këngëve të reja.

“Kush”, titullohet kënga më e re e artistit, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Theksojmë se regjisori i videos së këngës është Shaban Shabani, i cili ka sjell një film të metrazhit të shkurtër.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtari gjersa producent dhe instrumentalin e ka bërë RZON.

Ndryshe, Imeri ka premtuar edhe këngë të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /KultPlus.com