Linda Halimi prezanton këngën pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike 2021’ (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer sërish në festivalin “Kënga Magjike”. Artistja vjen sërish pas dy vitesh meqë në 2019 kishte bërë tërheqje nga ky kompeticion pa ndonjë arsye.

Ajo ditën e djeshme ka publikuar këngën e re, me të cilën do të shfaqet në këtë edicion të Këngës Magjike.

“Pa t’pa” titullohet projekti, i cili është një baladë që përputhet pikërisht me formatin e këtij festivali.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet Linda në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku. Ky i fundit po ashtu është përkujdesur për producimin, miksimin dhe masterizimin e këngës. / KultPlus.com

Rikthehet Linda Halimi në Kosovë pas shtatë vitesh

Jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka plot shtatë vite që nuk ka qenë në Kosovë. Mallin për vendin e saj, ajo shpesh e ka shprehur përmes postimeve të ndrysmë në rrjetet sociale.

Por, Halimi tashmë është rikthyer në vendlindje pas plotë shtatë vitesh.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ajo tregon momentin kur ateron në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ky rikthim lidhet edhe më ndonjë projekt muzikorë apo thjesht ka ardhur për t’i kaluar pushimet me familjarët. / KultPlus.com

Linda Halimi vjen me “Better You” (VIDEO)

Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi ka sjellur për publikun këngën e saj më të re “Better You”, shkruan KultPlus

Kënga e saj është në kategorinë e muzikës pop me zërin unik të saj. Linda Halimi është e njohur edhe për disa hitet të tjera të realizuara ndër vite.

Me punën e saj, ajo ka arritur të kalojë edhe në sferën ndërkombëtare pavarësisht se ka filluar nga ajo lokale. / KultPlus.com

https://youtu.be/f9W8SjZTjeU?t=49