Lindsay Lohan i rikthehet muzikës me “Back to me”

Aktorja Lindsay Lohan, karriera premtuese filmike e së cilës është shkatërruar para një dekade, për shkak të një sërë skandalesh në jetën e saj personale përfshirë këtu edhe abuzimin me substancat narkotike, së fundmi e ka shënuar rikthimin e saj në skenën muzikore.

Paralajmërimin e këngës së re, Lohan e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale ku kishte shkruar: “Jam rikthyer”, transmeton Koha. Ylli 33-vjeçar i filmit “Mean Girls”, po ashtu i ka ndarë me fansat e saj disa sekuenca nga karriera e saj e trazuar.

Kënga e re e Lohanit tashmë është publikuar në YouTube në versionin audio, dhe e mban titullin “Back to me”. Në tekstin e saj, këngëtarja i referohet jetës problematike edhe pse, “Back to me” vjen me shumë ritëm. Ende nuk dihet nëse së shpejti, kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.

Lajmi për rikthimin e saj në muzikë, u bë trend i menjëhershëm në Twitter, megjithëse u prit me reagime të përziera.

“Më fal motër, por jemi në mes të një pandemie globale,” kishte shkruar një person duke iu referuar koronavirusit, sëmundje kjo e cila ka ndikuar në jetët e njerëzve anembanë botës si dhe i ka marrë më shumë se 69 mijë jetë.

Lindsay Lohan, dikur njëra prej aktoreve më të paguara në Hollywood, është regjistruar në gjashtë qendra të rehabilitimi ndërmjet viteve 2007 dhe 2013, si dhe disa herë ishte burgosur për arsye të ndryshme si, vjedhja, ngasja e veturës në gjende të dehur dhe posedimi i drogave. Viteve të fundit, aktorja dhe këngëtarja kishte jetuar në vende të ndryshme si: Londra, Dubai dhe Greqia.

Edhe pse më shumë njihet si aktore, në vitin 2008 Lohan e kishte lansuar këngën e saj të fundit të titulluar “Bossy”.

Në vitin 2019, ajo e lansoi shoun televiziv në MTV me titull, “Lohan Beach Club”, i cili i shfaqte përpjekjet e saj për ta krijuar një klub të natës dhe një restorant në Greqi. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B-Z2tFVhvAh/
https://www.instagram.com/p/B-iQ2wIhkLf/

Lindsay Lohan dhe Mickey Rourke përkrah njëri-tjetrit në filmin e ri

Aktorja amerikane, Lindsay Lohan po i bashkohet kastës së aktorëve në filmin “Cursed”.

Sipas mediave të huaja, 33-vjeçarja është në fund të bisedimeve për të shkëlqyer përballë aktorit amerikan, Mickey Rourke. Lindsay do ta luajë rolin e detektives Mary Branigan, e cila bashkëpunon me psikiatrin Dr.David Elder (Rourke), për ta ndaluar një të arratisur nga psikiatria, që të mos vrasë pesë njerëz që po i mbante peng në një shtëpi diku larg. / KultPlus.com

Lindsay Lohan lanson rikthimin muzikor me këngën “Xanax”

Lindsay Lohan po planifikon një tjetër sulm në top listat e muzikës pop me një singël të ri të titulluar “Xanax”.

Ylli i “The Mean Girls” të mërkurën e publikoi këngën në emisionin e radio personalitetit Kris Fade, në Dubai.

Ai e cilësoi këngën “të pabesueshme” para se të shpjegonte, “Ka të bëjë me anksiozën dhe presionin dhe thjesht kujdesin për veten… Mendoj se e mbart një mesazh vërtet të mahnitshëm”.

Lindsay thuhet se e ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore me ish-bashkëshortin e Mariah Carey, Tommy Mottola.

Burimet thanë për Page Six se ajo ka nënshkruar me Casablanca Records të Mottola, kompani kjo e cila qëndron prapa albumit të saj debutues, “Speak”, të cilin e publikoi në vitin 2004, shkruan KOHA Ditore. Albumi, në të cilin shfaqet hiti Rumors, arriti në top pesëshen e Billboard 200.

Lindsay paralajmëroi një rikthim muzikor në fillim të këtij viti, kur ajo e postoi një fotografi në studion e regjistrimit dhe sugjeroi që ishte duke punuar në muzikë të re. / KultPlus.com

Lindsay Lohan tek Tommy Mottola për rikthimin muzikor

Lindsay Lohan thuhet se e ka nënshkruar një marrëveshje të re për album me ish-bashkëshortin e Mariah Carey, Tommy Mottola.

Vetëm disa ditë pasi që ylli i “Mean Girls” i konfirmoi raportet se po e braktiste reality shown e MTV, Lindsay Lohan’s Beach House, ajo zyrtarisht po e planifikon një “sulm” tjetër në top-lista.

Burimet për “Page Six” të “New York Post” thanë se ajo ka nënshkruar me “Casablanca Records të Mottola”, kompani kjo e cila qëndron prapa albumit të saj debutues, “Speak”, të cilin ajo e publikoi në vitin 2004, shkruan KOHA Ditore.

Albumi, i cili e përfshiu hitin “Rumors”, arriti në top-pesëshen e “Billboard 200”.

Lindsay e paralajmëroi rikthimin në muzikë më herët këtë vit, kur e postoi një foto të saj në studion e regjistrimit dhe sugjeroi se ajo po punonte në muzikën e re.

Lohan dhe drejtuesit e MTV u dakorduan të mos vazhdonte me sezonin e dytë të Beach House, ndërsa Lohan tha për “Page Six” më herët këtë javë se nuk kishte dramë të mjaftueshme edhe për një sezon.