Dua Lipa publikon videoklipin e këngës ‘Love Again’ (VIDEO)

Kënga ”Love Again” e cila është pjesë e albumit të fundit nga Dua Lipa, ”Future Nostalgia”, ka qenë ndër këngët më të pëlqyera nga admiruesit e këngëtares.

Para pak minutash u publikua videoklipi i hitit “Love Again”, këngë kjo që flet për emocionet e krijuara nga dashuria që vijnë si pasojë e zhgënjimeve, përcjell KultPlus.

Dua Lipa duket tejet tërheqëse në klip, dhe vetëm në çastet e para të publikimit, kanë vërshuar komentet pozitive nga fansat e këngëtare shqiptare.

Nga lansimi i albumit të dytë në mars të vitit 2020, Dua Lipa i ka publikuar edhe albumin e plotë remix, ‘Club Future Nostalgia’, të realizuar nga DJ dhe producentja e njohur amerikane, The Blessed Madonna, pjesë e këtij incizimi ishin yje të njohur të muzikës si Madonna, Missy Elliot, grupi “Blackpink” dhe Gwen Stefani. / KultPlus.com

“Love Again” nga Dua Lipa në një version ndryshe

Performancave të magjishme të Dua Lipës iu shtua edhe ajo në Tiny Desk, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një version ndryshe të këngës “Love Again”, të cilën e interpretoi në mënyrë fantastike nëpërmjet zërit të saj të butë.

“Këngën të cilën do ta këndoj e dua shumë dhe është një ndër të preferuat e mia të incizuara. E shoh si një formë të manifestimit gjërave të mira në jetën tuaj kur gjërat nuk po shkojnë si duhet. Ky është versioni special i “Love Again”, u shpreh Lipa para se të fillonte të këndonte.

“Love Again” erdhi nën përcjelljen e bendit të Dua Lipës, të cilët edhe më shumë e hijeshuan interpretimin. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CIYoFPUnwSd/?igshid=1b9vn0khg0ph4&fbclid=IwAR0lfg_jBAy2nkUq5x3svx7RgE9e7iVbFXTYMERF5ShGVuxn9rw7Ylf5qIk