Është zyrtare: Eurovision 2024 do të mbahet në Malmo të Suedisë

Është zyrtare, Malmo do të jetë nikoqire e Eurovision 2024. Tri mbrëmje live do të mbahen më 7, 9 dhe 11 maj. Pas fitores së këngëtares suedeze Loreen, ishte mëdyshje se në cilin qytet të Suedisë do të zhvillohet kjo ngjarje, por më në fund u vendos që do të jetë në Malmo.

Pritet që qindra milionë shikues të ndjekin transmetimin e mbrëmjes nga Suedia. Malmo është një qytet kreativ me një jetë të pasur kulturore që mund të krijojë një festival muzikor për të gjithë Evropën./ KultPlus.com

Në qytetin e Malmos nuk ndihet pandemia (VIDEO)

Suedia që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 nuk ka ndryshuar asgjë nga normaliteti i jetës së përditshme.

Në Malmo të Suedisë, por edhe në qytetet tjera, njerëzit ende janë duke mbushur rrugët, sheshet dhe transportin publik.

IndeksOnline ka siguruar një video de disa fotografi në Malmo ku shihet njerëzit duke u argëtuar sikur të mos ekzistonte fare koronavirusi.

Në Suedi, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare ende shkojnë në shkollë. Dyqanet, restorantet dhe kafiteritë janë të hapura, ndonëse një masë e fundit e prezantuar lidhur me koronavirusin u ndalon konsumatorëve bërjen e porosisë në banak – vetëm shërbimi në tavolinë është i lejuar.

Kufijtë e këtij shteti nuk janë mbyllur dhe grumbullimet e më shumë se 50 personave ende janë të lejuara. Deri më 27 mars, ai numër ka qenë deri në 500. /IndeksOnline /KultPlus.com