Nuk kam vdekur

Poezi nga Mary Elizabeth Frye

Te varri im kur të vish mos qajë, 

Nuk jam aty,

Unë gjumë nuk mbajë.

Unë jam në puhitë që fërfëllojnë, 

Jam në diamantet e fluskave të dëborës që verbojnë.

Më gjenë në shkëlqimin e artë të grurit, 

Jam në piklat e shiut të shtatorit,

Kur mengjeset i nisë me nxitim, 

Më gjenë në vrapin që këndshëm përfshinë,

Zogjtë që melodinë e cicërrojnë, 

Jam në qarqafin e yjeve që natën të mbulojnë

Te varri im vajit pse i je rrekur.

Unë nuk jam aty. 

Unë nuk kam vdekur./ KultPlus.com

“Te varri im mos eja të qash”

Te varri im mos eja të qash;
Fjetur s’jam, aty nuk më gjen.
Jam në njëmijë erëra që fryjnë. 
Shkreptima e diamantit në dëborë jam.
Në grurin e pjekur jam drita e diellit.
Shiu i butë vjeshtor jam unë.

Kur në heshtjen e mëngjesit të zgjohesh ti
Jam nxitimi i çastshëm
I zogjve të qetë që në fluturime rrethore enden.
Jam ylli i butë që natën shndrit.
Në varrin tim të qash mos u ndal,
Nuk kam vdekur, aty nuk jam.

Nga Mary Elizabeth Frye

Përktheu Fatbardha Statovci

KultPlus