Shfaqja ‘Mbretëreshat pa kurorë’, do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin ndërkombëtar në Belgjikë

Festivali Ndërkombëtar “RITU”, i cili zhvillohet çdo vjet në Belgjikë do ta shoh edhe shtetin e Kosovës të pranishëm, shkruan KultPlus.

Shfaqja teatrale “Mbretëreshat pa kurorë” është pjesë e studimit shkencor i cili është bërë për herë të parë në Kosovë por edhe në botë, “Teatri edukativ si formë për tejkalimin e traumës te gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë”.

Kjo shfaqje është e realizuar mbi rrëfimet e vërteta të katër grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Shfaqja përbëhet nga dy skena; Skena e parë që paraqet dhunimet, malltretimet, rrahjet, sharjet që i janë bërë këtyre grave nga ushtria dhe policia serbe! Skena e dytë përbëhet vetëm nga rrëfimet që paraqet kronoligjinë e dhunimit, jetën e tyre pas luftës dhe jetën e tyre sot.

Në festivalin ndërkombëtar “RITU” edicioni i 38-të, Kosova paraqitet për herë të dytë, gjithashtu edhe vitin 2018 prezantuam Kosovën me komedinë “Sundimi i Gruas” e që u prit jashtëzakonishtë mirë, ndërsa këtë vit në mesin e qindra aplikimeve, Kosova prezantohet me shfaqjen “Mbretëreshat pa kurorë” përkrahë shteteve të mëdha si : SHBA, Spanja, Gjermania dhe Belgjika.

Koncepti dhe Regjia:Marigona Bekteshi Ferati 
Dramatizimi: Albana Muja 
Psikologe Klinike: Fatime Sahiti 
Koreografia: Sinan Kajtazi 
Muzika: Gëzim Hasani 

Luajnë: Rabije Kryeziu, Dora Xhemajli, Blerina Veseli, Labinot Rraci, Mirsad Ferati, Fatmir Haliti, Artan Hetemi. /KultPlus.com

Shfaqja "Mbretëreshat pa kurorë" përfaqëson Kosovën në festivalin e bursës  - Gazeta Express