U mbajt gara e Miss Universe 2019, vajza shqiptare në top 20-she (VIDEO)

Është mbajtur mbrëmë eventi i bukurisë, Miss Universe 2019. Steve Harvey kurorëzoi fituesen mbrëmë në Atlanta, Georgji. Fituesja e këtij viti u zgjedhë Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut. Ndërsa fituesja e vitit të kaluar Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente për t’ia kaluar kurorën fitueses së ardhshme, shkruan KultPlus.

Në mesin e vajzave konkurrente ishte edhe vajza shqiptare, Cindy Marina e cila hyri në 20-shen më të mirë të këtij eventi.

Ajo u ftua në skenë pasi u shpallë që ka hyrë në 20-she dhe performanca e saj nuk kaloi pa vëmendje, mes duartrokitjesh vajza nga Shqipëria shkëlqeu në prezantimin e saj. / KultPlus.com

Shpallet fituesja e Miss Universe 2019

Është zbuluar fituesja e Miss Universe 2019.

Steve Harvey kurorëzoi fituesen të dielën në Atlanta, Georgji, transmeton Klan Kosova, njofton KultPlus.com

Fituesja e vitit të kaluar Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente për t’ia kaluar kurorën fitueses së ardhshme.

Eventi përfshiu performancë nga Ally Brooke.

Dhe fituesja e këtij viti është Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut.