‘Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty’

Poezi nga Jim Morrison

Duke shikuar dallgët rrokullisur në oqeanin blu
Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty
Kujtimet e ëmbla, momentet e ëmbla që kemi ndarë
Më përkëdhelin si fllad i butë që mbush ajrin
Ndjenja e dashurisë që kam kur mbaj dorën tënde
Natë vere kur ecë në rërë
Valët që derdhen mbi shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare
Më sjellë lot në sytë e mi duke e ditur që je imja
Ndarja e një dashurie si e jona, zemra ime e lumtur psherëtin
Duke shikuar retë vjollcë që lundrojnë shkujdesshëm/ KultPlus.com

Pesëdhjetë vjet pas vdekjes, Jim Morrison ende mbetet një ikonë e gjallë për brezat e rinj

Dikur në dhomat e gjumit të rokerëve të rinj të viteve shtatëdhjetë kishte shumë postera varur në mure, shumë grupe, shumë solistë, shumë yje. Tani mbase ka akoma më shumë postera, por fytyrat kanë ndryshuar. Vetëm disa nga ikonat pesëdhjetë viteve më parë arrijnë t’i rezistojnë kohës, sigurisht John Lennon me bluzën e tij në New York, apo Çe Guevara me beretën e tij. Dhe gjithashtu, Jim Morrison, akoma me foton e tij më të famshme, pa këmishë, me një gjerdan në qafë, flokët e dredhur, duke parë drejt e në kamera sikur sapo kishte shqiptuar frazën e famshme: ‘’ne e duam botën dhe e duam tani’’.

Morrison ruan një hapësirë të vogël, konstante dhe solide, mbase dytësore, jo në krye të miteve të sotme, por mjaftueshëm për të arritur tek ne.

Ekziston një arsye specifike për këtë ‘’mbijetesë’’, për praninë e Morrison në panteonin e miteve aktuale. Sepse këngëtari i ‘The Doors’, mëshiron dëshirën, është ende përfaqësimi fizik dhe shpirtëror i saj, sepse këngët, zëri, imazhet e tij në fotografi dhe video janë akoma fuqizimi i forcës së dëshirës.

Ishin vitet gjashtëdhjetë, kur grupi ‘’The Doors’’ u ngjit në skenë, dhe kur Morrison ndryshoi rregullat e lojës: dëshira ishte mishore, fizike, sensuale përmes rreshtave të poezisë, notave të këngëve të tij, rrobat që vishte, gjestet, pamjen e tij.

‘’The Doors’’ ishin dëshira e shndërruar në muzikë, çdo notë, çdo prekje e tastierës së Ray Manzarek, çdo akord i kitarës së Robbie Krieger, çdo hit i baterive të John Densmore, të ndërthurura në mënyrë perfekte me zërin dhe gjestet e Morrison, në një performancë unike të dëshirës.

Dëshira për dashuri, liri, dëshira për të shkuar përtej kufijve të emocioneve, perceptimit, dëshira për ndryshim dhe revolucion, dëshira për seks, duke i shpëtuar çdo rreziku të mundshëm për tu harruar.

Morrison ekziston, miti i tij ekziston, sepse të jetosh pa dëshirë është e pamundur dhe të dëshirosh të pamundurën është akoma më e bukur.

Marrë nga ‘’La Repubblica’’. / gazetasi.al / KultPlus.com