Naser Berisha do të sjellë një këngë që flet për një “sezonë” 20 vjeçare

Këngët e Naser Berishës ende kujtohen dhe përçojnë emocionet e njëjta si në kohën kur janë krijuar. Pas 15 vitesh, ai ka paralajmëruar se së shpejti do ta sjellë një këngë të tillë “të pavdekshme”, shkruan KultPlus.

Ai ka thënë se ka zgjedhur pikërisht këtë kohë që kënga e tij të ketë një distancë me këngët me klipe të manikeneve dhe me klipe me vetura të huazuar. Kënga e tij e titulluar “Paradox”, ka temë sociale dhe flet për realitetin e përditshëm.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Berishës.

Po vije një këngë paksa jashtë „sezonës“, por një këngë që flet për një „sezonë“ 20 vjeçare.
Jo rastësisht prita të kaloj koha e klipeve të manekeneve, prita të kaloj edhe koha e klipeve për reklamimin e veturave të huazuara.

Tani që shkuan edhe këngët orientale e rome me tekste shqip, pasi që shkuan këngët me surla e tarabukat, mendova që pas plot 15 viteve (nga kenga „Hajt shko“) të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës.
Mesazhi i këngës është realiteti që e përjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot!
Në ditët në vijim kënga dhe klipi i ri nga unë „PARADOX“
Disa foto gjatë xhirimeve bashkë me disa artistë nga Gjilani dhe me regjisorinEkrem Sopin
Ne rolin e tij të parë ishte edhe Beni (djali im i vogël)

“Do të doja çka s’do doja, të bëj sonte me ty” (VIDEO)

Naser Berisha është një këngëtar i njohur, i cili numëron jo pak këngë hite gjatë karrierës së tij muzikore, shkruan KultPlus.

Këngët e tij për shumë vite i kanë rezistuar kohës. Disa nga këngët e tij janë të punuara edhe me videoklipe. Sot po ju sjellim një nga këngët më të njohura të tij “Do të doja”.KultPlus ju sjellë videoklipin dhe tekstin e kësaj kënge./ KultPlus.com

Do të doja që sonte flokët e tua
te shtrihen mbi jastëkun tim
do te doja qe sonte ta shijosh romantiken
Nën dritën e qiririt tim
do të doja që sonte ta shijosh romantiken
Nën dritën e qiririt tim

Do te doja qe sonte t’kem pranë vetes
do te doja sonte t’jem me ty
do të doja që kjo nate pa fund të na takoj
vetëm mua .. mua dhe ty
do te doja qe kjo natë pa fund te na takoj
vetëm mua .. mua dhe ty

Dhe do të doja çka s’do doja
të bëj sonte me ty
qe ne rrugën e gjatë të aventurave tua
unë të jem i pari njeri
që në rrugën e gjate të avanturave tua
unë të jem i pari njeri

Kur Premierës i erdhi fundi
Dhe mëngjesi filloj të agoj
me puthe një herë ne faqe më the
“këtë nate kurrë s’do ta harroj”
me puthe një herë ne faqe e më the
“këtë natë kurrë s’do ta harroj”
më vjen mirë që ma besove
këtë gjë kaq me rendësi
qe nga sonte me mua e dashura ime
ti hyrë ne boten plot dashuri
qe nga sonte me mua e dashura ime
ti hyrë ne boten plot dashuri

Do te doja çka s`do doja
të bëj sonte me ty
që në rrugën e gjatë të aventurave tua
und të jem i pari njeri
që në rrugën e gjatë të aventurave tua
und të jem i pari njeri