Natalie Portman zbulon rolin më të rëndësishëm në karrierën e saj

Përpara daljes në treg të serialit të ri “Zonja në liqen”, Natalie Portman zbuloi rolin më të rëndësishëm të karrierës së saj, duke zgjedhur një serial të animuar të papritur.

Që nga debutimi i saj në film në ‘Leon the Professional’ në fillim të viteve 1990, Portman ka ndërtuar një filmografi mbresëlënëse. Ajo luajti në ‘Prequels Star Wars’, fitoi një Oscar për rolin e saj në ‘Black Swan’ dhe luajti zonjën e parë. Megjithatë, asnjë nga këto role nuk ishte më i rëndësishmi për të.

Në vend që të zgjidhte një dramë të vlerësuar me çmime, Portman së fundmi deklaroi se roli i saj në filmin vizatimor Bluey, ku ajo dha zërin e saj, ishte më i rëndësishmi në karrierën e saj.

Seriali televiziv i animuar Australian Bluey, i krijuar nga Joe Broome, u shfaq për herë të parë në ekranet tona në vitin 2018.

Seriali ndjek personazhin kryesor, një qen blu, në aventura në Australi. Seriali paraqiti një listë mbresëlënëse të yjeve të ftuar gjatë shfaqjes së tij, duke përfshirë aktoren australiane Rose Byrne dhe yllin e Broadway-t Lina-Manuel Miranda.

Në vitin 2021, Portman i dha zërin e saj serialit të animuar në një episod të quajtur “Whale Watching”. Ajo luajti rolin e transmetuesit të një dokumentari për balenat. Zëri i saj mund të dëgjohet duke dhënë fakte për balenat.

Gjatë një interviste për Today, Portman shpjegoi pse roli ishte kaq i rëndësishëm për të, duke përmendur lidhjen e saj personale me filmin vizatimor.

“Është një shfaqje shumë e rëndësishme për familjen time dhe isha shumë e nderuar që isha pjesë e saj”, ka treguar aktorja./KultPlus.com

Natalie Portman revoltohet, shkruan emrat e regjisoreve gra në fustanin e saj

Aktorët që kalonin në tepihin e kuq për të vazhduar më pas në sallën ku zhvillohej ceremonia e çmimeve Oscar, dukeshin secila më bukur se tjetra, duke tentuar të paraqisnin stilin e tyre unik apo ndonjë kauzë të caktuar, shkruan KultPlus.

Në nominimet për kategorinë e regjisë më të mirë, të gjitha nominimet ishin burra edhe pse kritikët e filmit kanë vlerësuar shumë lart edhe regjisoret gra.

Kjo gjë ka bërë që aktorja e famshme Natalie Portman të shfaq revoltën e saj për këtë dukuri, duke qëndisur në pelerinën e saj emrat e të gjitha grave regjisore që nuk u nominuan në kategorinë e ”Regjisë më të mirë”

”Doja të njihja gratë që nuk u njohën për punën e madhe që e kanë bërë”, u shpreh ajo në një intervistë në tepihun e kuq.

Gratë regjisore të qëndisura në pelerinën e fustanit të saj ishin: Lorene Scafaria, Greta Gerwig, Mati Diop , Marielle Heller, Melina Matsoukas, Alma Har’el, Celine Sciamma dhe Lulu Wang. / KultPlus.com

Natalie vjen si regjisore dhe aktore në një film të ri

Natalie Portman ka mbyllur një marrëveshje për të bërë regjinë dhe të luajtur një film biografiko-dramatik.

Ajo do të interpretojë rolin e motrave binjake Abigail Van Buren dhe Ann Landers, të cilat lindën në vitin 1918.

Aktorja do të tregojë historinë e dy motrave shkrimtare e opioniste, me një rivalitet të hidhur profesional, që nuk ndryshon shumë dhe nga jeta private.

Ndryshe, filmi i ri do të tregojë ngjarjet e një harku kohor prej 15 vjetësh, duke nisur prej 1999-s deri në ditët e sotme.

Dua Lipa, performoi mbrëmë dy këngë në emisionin e njohur amerikan SNL (VIDEO)

Dua Lipa, ishte mbrëmë pjesë e Saturday Night Live, emisionit të famshëm në Amerikë.

Dua, interpretoi dy këngë si “New Rules” dhe “Homesick”, ndërsa u prezantua nga aktorja e mirënjohur Natalie Portman, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=a2kk_Xa6jJw

Kjo ishte hera e parë që Dua Lipa, interpretoi në SNL në New York, kurse ajo më 13 shkurt është e ftuar në shoun e njohur Ellen DeGeneres.

Po sjellim performancat magjike të Dua Lipës në SNL./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=trddzlwFSkc