Ministrja për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka publikuar një video dedikuar ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.
Aty shfaqen fëmijë nga disa shtete të botës dhe recitojnë vargjet e “Gjuhës shqipe” nga Ndre Mjeda. Xhacka shpreh mirënjohjen për të gjithë bashkëatdhetarët që ndodhen në botë dhe e trashëgojnë tek fëmijët gjuhën shqipe.
“#DitaNdërkombëtareeGjuhësAmtare
Faleminderit mbi 450 mësuesve, të cilët në 19 vende të botës kontribuojnë që gjuha jonë të mësohet nga brezat e rinj.
Mirënjohje për të gjithë bashkëatdhetarët tanë që trashëgojnë tek këta fëmijë shqipen e bukur.
Video u realizua në bashkëpunim me familjet dhe shkollat shqipe në: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Itali, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Britani”, shkruan Xhaçka./ KultPlus.com
Nëpër fusha e nëpër male Fryn murlani me stuhi O murlan, njat frymën ndale Ndal ti, o akull, mos më ngri. Mos ma ngrini këtë pikë gjak! -Struku, struku, i shkreti plak. Po del dimni me kosë në dorë, Gjeth e bar i ka kositë; Qet ballkoni pjalm e borë, E plak-shkreta, tue mërdhitë, I thotë vedit me za pak: -Struku, struku, i shkreti plak. / KultPlus.com
Guši tregtár kište dala détin’ e vojta na do vende ta lérgta. Mbasi me puna e me kursime pat tue gâa šum u nis m’ n kpye na dé ta vet, kie kiš lânə teš så mot. Tu limani ndjeu se ginianae kište na katund e išinə tui baa úi gosta. S u knjtue Guši me i ndarne petkata e rugasa e vojt l bukur mira e volte, por nuk diftnene gazim tə mad per t’ ardunit’ e ti, persè tui e pánima me ata petk nə štat atyne ju kap mêndja, se rečkaman kište kpye naští si kište dala.
Ni Hindjanit, to vogel, ki Guši kište mâřa me védi, fort i erd kek tui paa zêmarena e tyne tə ftofta, e pote: Gind to pá-daštania kênkan koto t’ tucta, mbassi teš sá vjet ke keno lerg špiasə s’ ate mə duketa čuda, si s po diftokan gazim teš ki kpeve nder to.
Ky fragment i shkëputur nga shkrimet e Ndre Mjedës, tregon sesi e shkruante shqipen poeti dhe veprimtari, para miratimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit, më 1908-ën, ku ai ishte përfaqësues i shoqërisë “Agimi”.
Gjuhëtari dhe akademiku Kolec Topalli, shkruante se në veprën thellësi mendimi, të shprehur me fjalë të pakta. Në to gjendet shkurtësia e shprehjes dhe ekonomia gjuhësore, që poeti i mori në të folmen e vendlindjes dhe i përpunoi më tej.
Sipas Topallit, Mjeda qe një prej gjuhëtarëve shqiptarë më të përgatitur të brezit të tij, që e dëshmoi me studime të mirëllta për historinë e shqipes, si një ndër aktivistët më të zellshëm në ngjarjet e rëndësishme me vlera kombëtare, studiues e transkriptues i autorëve të vjetër, mjeshtër i fjalës në krijimet e tij në poezi e në prozë, gjurmues e përdorues i fjalës së rrallë shqipe, punëtor i zellshëm për pastrimin e saj prej bykut të fjalëve të huaja të panevojshme, së fundi mësues i apasionuar i gjuhës shqipe në gjimnazin e jezuitëve të qytetit të Shkodrës.
Si historian i gjuhës, Mjeda shfaqet sidomos me studimin “Vrejtje mbi artikuj e prêmna pronës të giûhës shqipe”, i botuar në Shkodër më 1934. “Në këtë studim prej 31 faqesh, i pajisur me kulturë të gjerë gjuhësore dhe me njohjen e thellë të gjuhëve klasike e moderne dhe të veprave të autorëve të vjetër, Mjeda merr në shqyrtim nyjat dhe përemrat pronorë, që përbëjnë aspektin më problematik por edhe më origjinal të sistemit emëror të gjuhës shqipe duke arritur në përfundimin e njohur se shqipja nuk ka pasur në këtë pikë ndikime prej gjuhëve të tjera”, – shkruan Topalli.
Është vepra e parë, e shkruar nga një gjuhëtar shqiptar për një problem kaq të rëndësishëm e po kaq të vështirë. Në mbyllje të studimit Mjeda shkruan: “Âsht nji detyrë shêjte me vû në krye të çdo mësimit tjetër mësimin e giûhës kombtare. Ajo asht stolia mâ e shkëlqyeshme, kunora mâ e çmueshme në ballë të nanës sonë, së mjerës Shqipni”.
Ndre Mjeda u lind në Shkodër më 20 nëntor 1866. I mbetur jetim nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit Atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Lazrin në kolegjin saverian të porsahapur; ku studioi deri më 1880. Shoqëria e Jezuitëve e dërgoi djaloshin Mjeda jashtë për studime e specializime.
Më 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecies. Në fillim ndenji tre muaj, në pranverë 1880, në fshatin Cosséle-Vivien, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian “Porta Coeli”, në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi.
Më 1883, gjendej në Porto Re duke studiuar retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit. Nga 1884 deri në llim të vitit 1887 u stërvit në kolegjin “Marco Gerolamo Vida” në Kremona, që drejtohej nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj tjetët gregorian në Kieri (Chieri) n juglindje të Torinos, ku qëndroi deri në fund të atij viti.
Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin “Marco Girolamo Vida”, në Kremona. Nga viti 1891 studioi për disa vjet në Vjersha e Mjedës Gjûha shqype, e shkruar në dhjetor 1892, iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonëshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit, nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe tekstet e vjetra shqipe.
Mjeda u interesua që herët për veprën e albanologëve që bënë studime e botime mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Pati letërkëmbim të rëndësishëm me Meyer, Pedersen, Thomsen, Thurneysen, Krymbacher, Kretschmer, Bloomeld, Brugmann, Tagliavini, Patsch, Jagiq, Nachtigal, Skok, Jokl, Reinisch, Karabacek, Mueller, Schroeder, Jarnik, Lambertz, Meillet, Viezzoli, Valentini, Cordignano, Teza, Nopça, Thalloczy dhe Weigand.
Më 1893 gjendej në Goricia, kurse pas një viti përsëri në Kraljevica, ku dha mësim lozo e teologji e ku shërbeu si bibliotekar në kolegjin Gregorian. U emërua profesor i logjikës e më pas i metazikës. Më 1898, për arsye fërkimesh mes Vatikanit dhe Perandorisë AustroHungareze, Mjeda u përjashtua nga Shoqëria Jezuite.
Më 1899, u emërua famullitar në Vig dhe u anëtarësua në shoqërinë “Bashkimi”, por më pas u largua dhe me të vëllain, themeluan shoqërinë “Agimi”, i përkrahur edhe nga Xanoni e Logoreci. Në krye të shoqërisë “Agimi” botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike me kroatishten si model.
Me këtë alfabet Mjeda dhe Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe, ndër to Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë, i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda.
Në llim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Orientalistëve, ku lexoi një kumtesë me titull De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis (Mbi shqiptimin e qiellzoreve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe).
Nga 17 marsi i 1905 deri më 15 mars 1906 shërbeu si famullitar në Dajç dhe më pas, në Kukël. Më 1908, si përfaqësues i shoqërisë “Agimi” mori pjesë në takimet që u bënë me rastin e Kongresit të Manastirit.
Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez, u thirr në Shkodër si anëtar i Komisís Letrare. Në maj të 1917 ndërmori një ekspeditë shkencore trijavore në qytetin dhe krahinën e Elbasanit për të gjurmuar veçoritë e të folmes së elbasanishtes, që Komisia kishte vendosur të ishte baza e shqipes së njësuar.
Më 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Shkodrës, u rizgjodh në dhjetorin e 1923. Gjatë veprimtarisë parlamentare, Mjeda në qershor 1921 u caktua në Komisionin parlamentar të Drejtësisë. Në korrik mbajti një fjalim të fuqishëm për çështjen e masakrave serbe në Kosovë. Hartoi edhe pjesë nga rregullorja e brendshme e parlamentit të kohës.
Kuklit që të përkrahnin revoltimin e njësive të ushtrisë që çuan drejt Lëvizjes së qershorit dhe qe pjesë e shtabit të kryengritjes. Pas Lëvizjes së Qershorit dhe rikthimit të Zogut, u arrestua dhe u burgos në Prefekturën e qytetit të Shkodrës, nga 14 janari deri më 2 mars 1925. U tërhoq nga jeta politike dhe u kthye në Kukël.
Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër.
Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur “Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe”, në vitin 1934. Mjeda ka hartuar një gramatikë të shqipes prej 34 faqesh në gjuhën italiane, punim i daktilografuar, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit.
Në fushën e lologjisë, ka botuar studimin “Nji dorëshkrim i moçëm e nji kritikë e re”, ku analizon njërin prej dokumenteve më të lashta të gjuhës shqipe, Perikopenë e Ungjillit të Shën Mateut.
Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e Bogdanit dhe të Budit.
Ndërroi jetë më 1 gusht 1937, nga një atak në zemër./ KultPlus.com
Sot kujtojmë 154 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, një prej poetëve dhe veprimtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe letërsisë shqipe.
Gjeografia e studimeve dhe formimit teologjike të Mjedës ka qenë Italia, Spanja dhe Polonia. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje, Shkodër.
Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësueseve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, përmes të cilit ata ankoheshin kundër pushtetit osman.
Poeti ngriti zanin e kushtrimit pas mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë. Kjo veprimtari do t’i kushtonte lirinë. Më 1902 Ndre Mjeda, arrestohet, por i shpëton një syrgjynosjeje në Anadoll, një kapërcyell i jetës së tij që e himnizon me poemthin “I tretuni”.
Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kukël.
Që në shkulmet e rinisë ai do të hidhte sytë nga poezia, poemthi “Vaji i bylbylit” u botua me 1881. “Liria” do të vinte më 1937. Në xherdanin e kangës ai i ka jo më pak shndritëse poemthat me tingëllima “Lissus” dhe “Scodra”, kjo e fundit e papërfunduar.
Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës, dhe u nda nga jeta më 1 gusht 1937. / KultPlus.com
Me 14 nëntor të vitit 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Alfabetit dhe Kongresi i Manastritit, që për qëllim kishin krijimin e një alfabeti të njehsuar, që pritej të shënonte edhe fillimin e letërsisë mbarë shqiptare.
Në këtë kongres kanë qenë të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. Poashtu edhe nga komunitetet tjera shqiptare nëpër botë, si nga Rumania, Italia, Greqia, Turqia, Amerika, Egjipti etj.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ai ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.
Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.
Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.
Dom Ndre Mjeda i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë :
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa ‘da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u ‘da s’duron,
fundë e majë nji asht’ Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith na bashkon…./ KultPlus.com