Dua Lipa ia uron nënës ditëlindjen me një fotografi me veshje tradicionale (FOTO)

Anesa Lipa, nëna e yllit botëror, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen. Mënyra se si ka vendosur ta uroj Dua nënën e saj është krejt e veçantë, shkruan KultPlus.

Ajo ka zgjedhur një fotografi të nënës së saj me veshje tradicionale kur ka qenë nuse,  njëkohësisht përmes kësaj fotografia ajo promovon para botës kulturën dhe traditën shqiptare.

Pas kësaj fotografi, ajo ka vendosur edhe disa të tjera ku shpalos disa momente nga fëmijëria përkrah nënës.

Edhe pse ka kohë që jetojnë në Londër, duket se familja Lipa nuk harrojnë që të prezantojnë Kosovën në mënyra të ndryshme, kjo pasi edhe Dua gjithnjë e ka thënë se krenohet me vendin e saj.

Vlen të ceket se në vitin 2008, familja e Duas është zhvendosur në Kosovë, por në moshën 15 vjeçare, ajo vendosi të kthehet në Londër dhe të jetojë me miqtë e saj, ku njëherë filloi punën si modele për t’u kthyer më pas në një nga emrat më të kërkuar të muzikës anembanë botës.

Momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme e më të komentuara në botë, me një sërë çmimesh të rëndësishme. / KultPlus.com