99 vite më parë lindi shkrimtari amerikan Truman Kapote

Sot janë bërë 99 vite nga lindja e shkrimtarit amerikan, Truman Kapote.

Ai ka lindur më 30 shtator 1924 në Lujzijan, në qytetin e New Orleans. Capote lindi si Truman Strekfas Parsons. Ai ishte një fëmijë i vetmuar, i cili është pasqyruar në stilin e tij të mëtejshëm letrar. Nëna e tij kur e lindi i kishte vetëm 16 vjet e cila rezultoi me ndarje të prindërve kur i kishte vetëm 4 vjet.

Në vitin 1948 e boton romanin e tij të parë – Other Voices, Other Rooms. Në listen e New York Times bestseller ishte plot nëntë javë, gjatë të cilës shiten deri në 26.000 kopje të librit. Libri flet për të rinj adoleshent në kërkim për lumturinë.

Pastaj, e boton novelen tjetër, e cila edhe pse nuk ishte në nivelin e të parës u bë shumë e popullarizuar, sidomos pas ekranizimit në film ku luajti Audrey Hepburn.

Ndërsa romani më i famshëm i tij është Vrasja me gjakftohësi, në të cilën Capote përshkruan motivet e vrasjes për pesë vite me radhë (gjerë sa zgjatë gjykimi) në të cilën u muar nëpër qelitë e burgut, deri në përfundim të dënimit me varje të vrasësve.

Për jetën e tij në vitin 2006, është xhiruar filmi nën titullin e thjeshtë “Capote”, për të cilin, aktori Philip Seymour Hoffman e fitoi Academy Award për rolin kryesor mashkull.

Ai vdiq më 25 gusht 1984, në Los Angelos/KultPlus.com

Sot është datëlindja e Lasgush Poradecit

Poeti, shkrimtari e përkthyesi Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi në datën 27 dhjetor 1899 dhe ndërroi jetë më 12 nëntor 1987 në Tiranë.

Vargjet e tij do të pasojnë kohët me krenari të përjetshme për pogradecarët dhe mbarë shqiptarët. Ai ishte shkrimtar, poet dhe përkthyes, i cili nuk bëri kurrë kompromise me artin e tij, duke i kushtuar kjo një gjendje jo të mirë ekonomike dhe indiferentizëm nga shtypi zyrtar i kohës.

Por, pas vdekjes së poetit dhe ndërrimit të sistemit, vargu Lasgushian është dhe vijon të jetë ushqim për brezat.

Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie.

Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe”.

Ai përktheu edhe disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj./ KultPlus.com