Panajot Kanaçi, ‘magjistari i valles shqipe’

Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur dhe pedagogut Panajot Kanaçi, i cilësuar si “magjistari i valles shqipe”.

Kanaçi lindi më 2 gusht 1923. Ai kreu studimet e larta për baletmaester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.

Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Në fushën e krijimtarisë koreografike popullore të përpunuar, Panajot Kanaçi ka dhënë një kontribut me plot vlerë. Trupa e balerinëve dhe e valltarëve, e krijuar dhe e drejtuar nga mjeshtri Kanaçi, kudo që përfaqësonte Shqipërinë rrëmbente plot duartrokitje dhe vlerësime, ku padyshim merita më e madhe i takonte atij.

Kanaçi ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare” etj.

Panajot Kanaçi ndërroi jetë në vitin 1996./KultPlus.com

13 janar 1963, premiera e baletit ‘Halili dhe Hajria’

Data 13 janar e vitit 1963 ishte historike.

Po këtë ditë u dha premiera e Baletit të njohur “Halili dhe Hajria, baleti i parë shqiptar që hapi siparin e baleteve tjera kombëtare që do të pasonin më vonë.

Baleti u vu në skenë nga kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi. Dirigjent: Mustafa Krantja. Solistët e baletit ishin: Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, Miltiadh Papa, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Estref Shaqiri, Albert Janku dhe Engjell Tershana.

Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë. Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.

Drama “Halili dhe Hajria” është shkruar në vitin 1949 nga Kolë Jakova. Ajo pasqyron trimërinë e luftëtarëve të Malësisë së Madhe në ndeshje me pushtuesit turq, në shekullin XVIII. / KultPlus.com

Përkujtohet Panajot Kanaçi në 97 vjetorin e lindjes, themeluesi i artit koreografik kombëtar

Sot shënohet 97-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur dhe pedagogut Panajot Kanaçi, i cili lindi më 2 gusht 1924.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar këtë datë duke theksuar se, Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Kanaçi kreu studimet e larta për baletmaester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar edhe foto të Vendimit të Këshillit të Ministrave që i akordon prof. Kanaçit, çmimin në fjalë. / KultPlus.com

24 vjet nga vdekja e mjeshtrit të koreografisë Panajot Kanaçi

Më 15 korrik 1996, u nda nga jeta mjeshtri i koreografisë, baletmaestri i parë shqiptar, Panajot Kanaçi.

Në vitin 1945 ishte ndër të parët që krijoi grupet e valleve, duke realizuar miniatura baleti dhe valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ai realizoi baletin e parë kombëtar “Halili dhe Hajria”, me muzikë të Tish Daisë. Më pas realizoi baletin “Delina”, “Bijtë e Peshkatarit”, etj. Ai ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare”…/ KultPlus.com

Sot 22 vite nga vdekja e mjeshtrit të koreografisë Panajot Kanaçi