Një ari ka zbritur në parkun e Gërmisë, apelohen qytetarët që të shmangin frekuentimin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin frekuentimin në parkun e Gërmisë, pasi policia ka informuar për një ari që ka zbritur në atë zonë.

Sipas informacioneve të para, ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj Ahmeti thotë se ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

KultPlus ju sjell postimin e plotë të tij:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër  apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë! / KultPlus.com

Merr flakë parku i Gërmisë, zjarrfikësit në vend të ngjarjes

Një zjarr i madh ka kapluar parkun e Gërmisë në Prishtinë në orët e pasdites.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rreth orës 17:00 janë njoftuar për një zjarr në parkun e Gërmisë dhe se policia dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendin e ngjarjes duke mos dhënë detaje të tjera.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe rrethanat në të cilat është shkaktuar ky zjarr.

Ndërkohë që ende po bëhet përpjekje për ta shuar zjarrin.

Fatime Hajdari, drejtoreshë për Parqe në Komunën e Prishtinës, ka thënë se zjarri është lokalizuar, por ka shtuar se nuk e di saktësisht se çka e ka shkaktuar këtë zjarr.

Ajo dyshon se mund të ketë ardhur si pasojë e vrapuesve apo kalimtarëve nga pakujdesia, pasi, siç thotë ajo, ndezja e parqeve aktualisht është shumë e lehtë pasi ka shumë thatësi.

“Tash jemi pak më të qetë pasi zjarri i madh është lokalizuar, ndonëse u duk se mund të jetë i përmasave më të mëdha”, ka thënë ajo për RTV21.