Ministrja Margariti: Menaxhimi i Butrintit, mbrojtje e vlerave të trashëgimisë kulturore

Komisioni për Politikën e Jashtme, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në komision tha se lidhja e marrëveshjes së administrimit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, ka si qëllim administrimin efektiv, sipas një modeli administrimi, i cili synon konservimin, mbrojtjen dhe rritjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Në bazë të kuadrit ligjor, ligji i njeh gjithë të drejtën Fondacionit që jo vetëm të menaxhojë këtë entitet të ri, por edhe mbi të gjitha të vazhdojë të kërkojë donatorë të tjerë dhe partnerë të tjerë në Fondacion”, theksoi Margariti. / KultPlus.com

Në Parkun Kombëtar të Butrintit zbulohet një fragment i dyshemesë së Bazilikës së Madhe

Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe, shkruan KultPlus.

Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në Shqipëri zbuluan një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), e cila mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek. VI.

Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.

Përfshirja e fëmijëve në projektet e tilla po bëhet përmes programeve si: “Edukimi Përmes Kulturës” dhe “Arkeologu i vogël”.

Përfshirja aktive e fëmijëve në këtë program ndikon drejtpërdrejtë në njohuritë e tyre rreth trashëgimisë dhe si rrjedhojë në forcimin e ndërgjegjësimit dhe përkujdesjes ndaj saj.

Mozaiku do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët, përgjatë gjithë sezonit veror./ KultPlus.com

Hapja e një fragmenti të dyshemesë në Bazilikën e Madhe, Butrint.

Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe. Një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek. VI.Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.Programi “Edukimi Përmes Kulturës” dhe “Arkeologu i vogel” janë ndër projektet e ndërmarra me shumë përkushtim nga stafi ynë. Përfshirja aktive e fëmijëve në këtë program ndikon drejtpërdrejtë në njohuritë e tyre rreth trashëgimisë dhe si rrjedhojë në forcimin e ndërgjegjësimit dhe përkujdesjes ndaj saj.Mozaiku do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët, përgjatë gjithë sezonit veror.

Gepostet von Instituti i Monumenteve të Kulturës am Donnerstag, 28. Juni 2018