Sot hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë

Hyrja në pishinën e Gërmisë sot nga ora 10:00 deri në orën 11:00 do të jetë pa pagesë.

Sipas menaxhmentit të NPL “Sport Marketing”, kjo bëhet për të lehtësuar sado pak gjendjen financiare të atyre të cilët duan të frekuentojnë këtë ambient rekreativ si dhe për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.

“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” thotë se është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

NPL “Sport Marketing” vijon njoftimin duke theksuar se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. / KultPlus.com

Pishina e Gërmisë hapet sot

Pishina e Gërmisë sot në ora 10:00 do t’i hapë dyert për qytetarët.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

 “Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, nga sot pishina e Gërmisë hap dyert nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët. Deri sa gjatë ditës së djeshme kishte konfuzitet, qeveria e Kosovës doli me rekomandime të qarta.  Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike ‘Sport Marketing’ ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. / KultPlus.com