Gjykata Supreme ka konfirmuar pezullimin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata “Qytetarët Aktivë”, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi.

Flutra Zymi dhe Valbonë Mustafa nga OJQ ‘Qytetarët Aktivë’ e konsideruan këtë vendim një fitore shumë e madhe për të gjithë qytetarët! Sepse do të thotë që projekti nuk do të mund të zhvillohet dhe se Parku i Gërmisë nuk do të rrezikohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës. Ato bënë thirrje që ambienti të mbrohet dhe që aktivizmi qytetar të mos ndalet kur shkelje të tilla janë evidente.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur përfundimisht që të mbetet në fuqi pezullimi i projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen përfundimtare të rastit sipas padisë. Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e të paditurës Komuna e Prishtinës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, duke lënë në fuqi Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin gjithashtu ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e Komunës së Prishtinës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore me të cilin ishte shtyrë ekzekutimi i Vendimit të Komunës së Prishtinës, konkretisht lejes mjedisore komunale”, ehte thënë në komunikatën e tyre të përbashkët për medie.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat instancave më të ulëta kanë vepruar drejtë kur kanë vendosur që të aprovojnë kërkesën tonë dhe të Qytetarëve Aktivë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të organit administrativ deri në  vendosjen përfundimtare të rastit. Gjykata e shkallës më të lartë konfirmoi se, vendimet e gjykatave kanë dalë nga provat që vërtetojnë se ekzekutimi i vendimit të kontestuar paraqet rrezik për shkaktim të dëmit paditësve, i cili vështirë do të riparohej, duke marrë parasysh dëmin që mund t’i shkaktohet një parku të mbrojtur mjedisor dhe degradimit të natyrës. Po ashtu, është vërtetuar se kompanisë nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje e madhe, gjë që do të thotë se janë plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit”.

“GLPS dhe organizata Qytetarët Aktivë me padi për konflikt administrativ kanë kontestuar vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës për leje mjedisore për arsye se gjatë nxjerrjes së këtij vendimi ka pasur shumë shkelje ligjore. Të cilat janë si në vijim: Mungesa e debatit publik; më tej Leja Mjedisore Komunale dhe Vlerësimi i Pranueshmërisë për Zonën e Rrjetit Ekologjik është dhënë në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Natyrës si dhe mungesa e planit të Menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur Gërmia edhe pse ky është obligim ligjor që rrjedh nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës”. / KultPlus.com

Shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për ‘Parkun e Aventurave’ në Gërmi

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për lejimin e realizimit të projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen meritore të çështjes.

Më 12 shkurt 2021, organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qytetarë Aktivë kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale 04 Nr. 352/10-151458/20 të datës 15.10.2020, vendim me të cilin Komuna e Prishtinës kishte lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave“ në Peizazhin e Mbrojtur Gërmia.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar si të bazuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit 04.nr. 352/10-1511458/20 të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të çështjes.

Gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i këtij vendimi do t‘i sillte dëm natyrës i cili vështirë do të riparohej, dhe se shtyrja e ekzekutimit nuk është në kundërshtim me interesin publik e as nuk do t‘i sillte dëm të madh palës kundërshtare.

GLPS dhe Qytetarë Aktivë mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike.

Siç kanë theksuar organizatat paditëse në padi, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka potencuar se lokacioni ku planifikohet të ndërtohet “Parku i Aventurave” është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë, ku gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë. GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë theksuar ndër të tjera se Vendimi është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Komuna ka vepruar jashtë autorizimeve që i jep Udhëzimi Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe ka vepruar në kundërshtim me procedurat e parapara për këtë kategori të projekteve në Ligjin për Ndikim në Mjedis.

Në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, po ashtu, nuk ka vlerësuar drejtë kërkesën e Komunës dhe sipas kërkesave/procedurave ligjore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Ndikim në Mjedis. Kështu, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e e Ekonomisë dhe Ambientit kanë shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën.

Mbi këtë bazë, GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë kërkuar nga Gjykata që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të rastit dhe në fund të anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës. / Gazeta Express / KultPlus.com

Sot hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë

Hyrja në pishinën e Gërmisë sot nga ora 10:00 deri në orën 11:00 do të jetë pa pagesë.

Sipas menaxhmentit të NPL “Sport Marketing”, kjo bëhet për të lehtësuar sado pak gjendjen financiare të atyre të cilët duan të frekuentojnë këtë ambient rekreativ si dhe për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.

“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” thotë se është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

NPL “Sport Marketing” vijon njoftimin duke theksuar se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. / KultPlus.com

Kopshti më inovativ ndërkombëtar finlandez tani edhe në Gërmi

A dëshironi që fëmija juaj të fillojë zhvillimin e hershëm në një mjedis ndërkombëtar dhe të veçantë? Tani Shkolla Finlandeze është duke hapur Kopshtin Ndërkombëtar Finlandez në Gërmi, Prishtinë me arkitekturë unike dhe mësimdhënës të specializuar ndërkombëtar.

Kopshti Ndërkombëtar Finlandez, si pjesë e Shkollës Ndërkombëtare Finlandeze në Kosovë, është zgjedhja numër një për familjet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë. Duke gërshetuar sistemin numër 1 në botë për edukim të hershëm, atë Finlandez me praktikat më të mira ndërkombëtare të Waldorf dhe Montessori, kopshti ofron edukim në gjuhën angleze nga mësimdhënësit më të mirë ndërkombëtar të kualifikuar në edukim dhe me një përvojë të gjatë pune në shkolla dhe kopshte ndërkombëtare në botë.

Kopshti ofron një mjedis inspirues të të mësuarit i cili bazohet në lojë duke përfshirë aktivitete në gjuhë, rrëfim të tregimeve, matematikë, shkencë, muzikë, punëdore, dhe aktivitete në natyrë. Në këtë mënyrë, kopshti siguron që fëmijët zhvillojnë aftësitë shoqërore, emocionale, kognitive, dhe fizike.

Ofrojini fëmijës suaj një mundësi të shkëlqyeshme të mësimit të komplementuar me lojë, kënaqësi dhe përkujdesje. Klikoni këtu për broshurën e kopshtit. Për të marr më shumë informata rreth kopshtit, ju lutemi klikoni këtu.

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze. / KultPlus.com