Poetja e njohur hebreje, Braha Rosenfeld përkthehet në gjuhën shqipe

Shtëpia Botuese OM, ka botuar librin “Përsëri Zanafilla” të autores izraelite, Braha Rosenfeld, përkthyer nga Edita Kuçi Ukaj.

Braha Rosenfeld është një poete e njohur hebreje, poezitë e së cilës janë vlerësuar me shumë çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Rosenfeld është autore e shtatë përmbledhjeve me poezi, njihet edhe si kritike letrare, përkthyese dhe botuese.

Librin mund ta gjeni nëpër librari, si dhe mund ta porositni online. / KultPlus.com