Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Solemne për “Ditët e Bogdanit 2023”, e cila u mbajt në Qendrën “BogdaniPolis”, në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti duke folur për veprën e Pjetër Bogdanit, tha se në vitin 1685, Bogdani e kishte botuar në Padova të Italisë, librin “Çeta e profetëve”, e cilësuar tashmë si vepër e parë origjinale e shkruar në gjuhën shqipe.
Kryeministri Kurti vlerësoi se vepra dhe jeta e Pjetër Bogdanit, ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, nga Gjon Nikoll Kazazi te Justin Rrota, Shtjefën Gjeçovi, Faik Konica, Injac Zamputti, Eqrem Çabej, Vili Kamsi, Dhimitër Shuteriqi dhe Shaban Demiraj, e deri te Anila Omari, Evalda Paci e Luigj Marlekaj.
“Fjalët për veprën dhe personalitetin e Pjetër Bogdanit, u takojnë studiuesve kompetentë të fushave përkatëse të historisë, gjuhësisë e të teologjisë. Ne të tjerëve, na mjafton që emri i Pjetër Bogdanit na bashkon çdo vit në Ditët e Bogdanit, sikur sivjet për të kujtuar Lazër Mjedën, një tjetër klerik katolik të shquar shqiptar, që përtej punës së tij prej kleriku, kreu dhe shumë aktivitete patriotike”, tha kryeministri Kurti.
Në përfundim, kryeministri uroi të pranishmit në Ditët e Bogdanit, për shumë shëndet dhe të mbara, në çdo përpjekje për të mirën publike të shoqërisë sonë, për paqe dhe përparim dhe për Republikën e Kosovës./rtk/KultPlus.com
Libri ‘Good Morning, Hope’, i motrave Detina dhe Argita Zalli tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.
“Mirëmëngjes, shpresë” është titulli që ky libër bart në gjuhën shqipe e ku motrat Zalli rrëfejnë historinë e tyre por njëkohësisht historia e shqiptarëve që në vitet e 90-ta u larguan nga Shqipëria për një të ardhme më të mirë. Disa shkuan në Itali, Greqi e Angli duke rrezikuar jetën.
Libri në gjuhën shqipe është përkthyer nga shtëpia botuese “Botime Pegi” dhe më datë 17 nëntor libri do të promovohet tek Europa House e ku prezentë do të jenë edhe motrat Zalli.
“Me shume kenaqesi ju njoftojme qe libri jone, Good Morning, Hope eshte perkthyer nga shtepia me e madhe botuese ne Shqiperi, Botime Pegi dhe do te dali ne Shqiperi. Ne daten 17 Nentor, diten e premte, une do te jem ne Shqiperi per te folur rreth librit. Do te mbahet nje event per kete tek Europa House ne oren 17:00. Ketu mund te blini dhe librin. Mirepresim te gjithe! Detina dhe Argita!”, shkruajn motrat Zalli.
Detina dhe Argita Zalli ishin vetëm 9 vjeç, kur në Shqipëri filloi Lufta Civile, e pas kësaj jeta e tyre mori kahje komplet ndryshe. Prindërit e tyre kërkuan me çdo kusht të largoheshin nga Shqipëria, por kjo rrugë nuk ishte aspak e lehtë për ta.
Pas shumë sakrificave, familja Zalli shkuan në Angli, por jeta atje nuk ishte një lule e çelur. Prindërit e tyre e kishin të vështirë të punësoheshin për shkak të mosnjohjes së gjuhës, në anën tjetër motrat Zalli aso kohe 12-vjeçe u detyruan që të visheshin si më të mëdha në moshë për të punuar.
Fyerjet, racizmi dhe diskriminimi që u bëhej nga shokët e klasës ishte një tjetër sfidë me të cilën u përballën për vite me radhë. Por e gjithë kjo histori frike e sakrifice, motrave Zalli u shërbeu si frymëzim për të punuar shumë e për të arritur suksese të mëdha sidomos në fushën e shkencës duke u bërë një histori frymëzuese e suksesi.
Ato patën mundësi të studiojnë e të punojnë në universitet më të njohura në botë si ato të Harvardin, Oksfordit dhe Kembrixhit. Ndonëse u bënë shkencëtare në një moshë shumë të re, ato patën rastin të punojnë me shume shkencëtarë të njohur e laureatë të çmimit Nobel. Libri i tyre, është një përmbledhje e bukur e gjithë kësaj rruge të egër por frymëzuese. / KultPlus.com
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m’nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka’i bien qiellvet tue flutrue n’t’zjarrtat valle t’amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t’enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik’ mâ para, n’agim t’jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s’pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t’drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n’za, sikurse jini. Prandaj, pra, n’e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t’brohrisim: Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!/KultPlus.com
“Digitalb”, “Dixhitalb” ... E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve. Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar.
Këta jo vetëm e shqiptojnë këtë fjalë me xh, po edhe me theks në rrokjen e parë, në vend që ta shqiptojnë me gj e me theks në rrokjen e fundit, siç e do shqipja; për më tepër, e shqiptojnë dhe e shkruajnë edhe pa mbaresa rasore.
Dikush mund të thotë: “Punë e madhe! Ç’të keqe ka këtu? Secili le t’i shkruajë e t’i shqiptojë fjalët si të dëshirojë!” Po gjuha përdoret për të komunikuar me të tjerët dhe, për t’u marrë vesh, fjalët dhe trajtat e tyre duhet të kenë gjithmonë formë të njëjtë në të folur e në të shkruar. Kjo është arsyeja pse gjuhët zyrtare e letrare kanë rregulla drejtshqiptimi, drejtshkrimi, morfologjike e sintaksore, të përmbledhura në kode, rregulla të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga ata që përfshihen në ligjërimin publik: gazetarë, mësues, nëpunës, shtetarë etj.
Në këtë shkrim po merremi vetëm me përdorimet e gabuara të fjalës digjitalb, pasi nga analiza e tyre mund të kuptohen plagët që po i shkaktojmë gjuhës sonë në të gjitha rrafshet e saj.
Nga pikëpamja ortografike, shkrimi i kësaj fjale i nënshtrohet një rregulle sipas së cilës “fjalët që burojnë nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane”, të cilat kanë një g të ndjekur nga zanoret e ose i, në shqipe “shkruhen me gj e jo me g”: agjenci, digjital, Egjipt, gjen, gjenetikë, gjips, gjibon, gjirafë etj. Pra, shkrimi i këtyre fjalëve me g ose me xh përbën një shkelje të kësaj rregulle të drejtshkrimit të shqipes.
Shkrimi me gabime është dëshmi e formimit të mangët gjuhësor, që i ka rrënjët në punën e dobët të shkollës me gjuhën shqipe, por edhe e kulturës së mangët gjuhësore të atyre që përfshihen në ligjërimin publik, të cilët nuk e ndiejnë si detyrim përdorimin korrekt të gjuhës.
Sepse sot janë të shumta mundësitë për të gjetur si duhet shkruar një fjalë. Edhe nëse doracakun “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” nuk e kemi në letër, mund ta gjejmë në internet; si duhet shkruar një fjalë a një formë e saj, mund ta gjejmë në fjalorët shpjegues ose drejtshkrimorë, të cilët kushdo që shkruan duhet t’i ketë mbi tryezën e punës; janë edhe fjalorët elektronikë të shqipes, që mund t’i shkarkojmë në kompjuter a në celular, po dhe korrektorët elektronikë të programeve të përpunimit të tekstit.
Pra, mundësitë për të shkruar pa gabime janë, duhet vetëm që kushdo që i drejtohet një publiku të gjerë, ta ndiejë përgjegjësinë që ka për të përdorur një gjuhë korrekte.
Sa i përket ortoepisë, theksimi i digjitalb në rrokjen e parë thyen dy rregulla të fonetikës së shqipes, sipas të cilave: (1) theksi i fjalës bie mbi zanoren e fundit të temës (të trajtës së fjalës që jepet si zë fjalori), por në rrokjen e parafundit kur zanorja e rrokjes së fundit është e paqëndrueshme (si tek émër – émri, lúle – lúlja etj. ose te fjalët me -ës, -ëz, -ël, -ëll, -ëm, -ër, -ërr, ull, -ur a te fjalët që mbarojnë e dy zanore: krýe, grúa, blúaj, bíe etj.); (2) në fjalët e përbëra theksi bie mbi temën e dytë. Pra, duhet digjitálb dhe jo dígjitalb.
Këto rregulla nuk mësohen aq në shkollë (madje, në tekstet shkollore thuhet gabim se në gjuhën shqipe theksi i fjalës bie mbi rrokjen e parafundit të saj), sesa janë pjesë e njohjes intuitive të gjuhës nga folësi amtar.
Theksimet e gabuara të fjalëve i shohim si pasojë e tronditjes së ndjenjës gjuhësore te brezi i ri. Për shembull, nëse ju quajnë Mikél, në bankë apo në një zyrë ka shumë gjasa t’ju thërrasin Míkel, Avníut t’i thërrasin Ávni, Thodhoríut – Thodhóri, Tekíut – Téki etj. Në emisionet e lajmeve do të dëgjoni Zmblak e jo Zëmblák, Kárakas ose Karákas dhe jo Karakás, Láos dhe jo Laós, Bórusia dhe jo Borúsia, Pútin e jo Putín, Súnak e jo Sunák, Vúçiç e jo Vuçíç etj. Ky shqiptim i fjalëve me theks në rrokjen e parë, si në anglishte, është bërë i modës në televizione dhe, nën ndikimin e tyre, kjo “modë” ka prekur edhe folësit e thjeshtë.
Kështu, një nënë e re i thërret djalit të saj Gláuk dhe jo Glaúk, me theksin tek u-ja, siç e shqiptojnë shqiptarët me pak shkollë, por që ia ruajnë me besnikëri tiparet origjinale shqipes.
Duke i shqiptuar fjalët në këtë mënyrë, folësit televizivë, por edhe të tjerë që përfshihen në ligjërimin publik, japin një shembull të shëmtuar të përdorimit të gjuhës standarde. Nuk është fjala thjesht për anën estetike të ligjërimit. Ky shëmtim ka pasoja largvajtëse për vetë natyrën dhe origjinalitetin e gjuhës sonë. Sepse çdo gjuhë ka rregullat e veta fonetike e gramatikore, të cilat e bëjnë të veçantë e të dalluar nga gjuhët e tjera. Këto rregulla, që mund t’i quajmë parametra, trashëgohen brez pas brezi nga prindërit te fëmijët.
Nëse këta parametra ndryshohen, për shembull, nëse prindërit do t’i shqiptojnë emrat me theks në rrokjen e parë të fjalës, si në anglishte, dhe jo në rrokjen e fundit, atëherë fëmija, që e fikson parametrin e theksit duke dëgjuar ligjërimin e të rriturve, do të ngulitë në trurin e vet një parametër theksor si të anglishtes dhe, për pasojë, do të vijë duke humbur një tipar bazë i fonetikës së shqipes.
Mirëpo, meqë gjuha është sistem, ndryshimi i një elementi të sistemit shoqërohet me ndryshime të elementeve të tjera të tij, si në një reaksion zinxhir. Kështu që ndërrimi i parametrit të theksit sjell me vete ndryshimin e parametrave të tjerë fonetikë. Kur flasim, rrokja e theksuar e një fjale shqiptohet me forcë, rrokjet e tjera me forcë më të dobët ose pa forcë. Ky alternim i forcës së zërit krijon ritmin e frazës (që mund ta përfytyrojmë si kreshta me lartësi të ndryshme dhe qafa të një vargmali), i cili e bën rrjedhën e tingujve të pranueshme dhe të pëlqyeshme për veshin. Po duke i shqiptuar fjalët me theksin në rrokjen e parë dhe jo aty ku duhet, shtohet numri i rrokjeve të patheksuara midis rrokjeve të theksuara dhe prishet ritmi i frazës, pasi do të kemi theksa ritmikë që nuk janë në natyrën e shqipes.
P.sh., shqiptimi i frazave “Dígitalb / Është pranë teje”, “Díxhitalb / ofrón pakètën e ré” ose “gjatë múajit korrík / në Díxhitalb” me fjalën “digjitalb” të theksuar në rrokjen e parë është i papëlqyeshëm për veshin e shqiptarit. Ndërsa shqiptimi i këtyre frazave me këtë fjalë me theks mbi a-në është i pëlqyeshëm: “Digjitálbi / shtë pranë téje”, “Digjitálbi / ofrón pakètën e ré”, “gjatë múajit korrík / në Digjitálb”. Arsyeja e pëlqimit të këtyre shqiptimeve është se veshi e do që pjesët e secilës frazë t’i kenë theksat mbi rrokjen e fundit të secilit grup.
Një shqiptim i tillë jep një skemë ritmike të natyrshme për shqipen. Kurse shqiptimi që i zhvendos theksat në rrokjen nistore të fjalëve, sikundër po ndodh me folësit televizivë e radiofonikë dhe përgjithësisht me brezin e ri të shkolluar, e zhvendos edhe theksin logjik të frazës (se edhe ky i mbishtresohet theksit të fjalës së fundit të frazës), prish ritmin dhe melodinë e saj, duke prodhuar një të folur artificial që të vret veshin dhe që s’është as shqip e as anglisht.
Meqë jemi te fonetika, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një parametër tjetër: tempin e të folurit. Gjuha shqipe dallohet për një temp shqiptimi përgjithësisht të baraspeshuar, as të shpejtë, as të ngadalshëm dhe kjo e bën të folurit të këndshëm për t’u dëgjuar. Por në televizione po bëhet modë shqiptimi i shpejtë.
Në emisione e në biseda televizive dëgjon folëse që flasin si mitraloz, pa pauza për të marrë frymë e që të marrin frymën kur i dëgjon, ose reklama barnash ku tempi është aq i shpejtë, sa detyrohesh të ndërrosh kanalin e televizorit. Shqiptimi i shpejtë i fjalëve, që i ngjan vërshimit të një përroi malor, jo vetëm që të vret veshin, po edhe errëson përmbajtjen e mesazhit, duke e bërë të paqartë për dëgjuesin. Kjo mani për të folur shpejt qoftë për të thënë sa më shumë gjëra në sa më pak kohë, qoftë për të treguar erudicionin, bën që të preket një tjetër veçori fonetike e shqipes që e dallon nga gjuhët e tjera.
Në analizë të fundit, ndryshimi i këtyre parametrave fonetikë prek atë që quhet “baza nyjëtimore e shqipes”, e cila duhet kuptuar si një tërësi parametrash të përpunuar gjatë një mijëvjeçari e gjysmë të jetës së gjuhës sonë e të trashëguar brez pas brezi. Janë pikërisht këta parametra fonetikë që e bëjnë shqipen të veçantë nga pikëpamja e intonacionit.
Theksimi i emrave në rrokjen e parë nuk është pa pasoja edhe për gramatikën e shqipes, pasi prek parametra morfologjikë e sintaksorë të saj. Kur fjalët theksohen në rrokjen e parë, si p.sh. fjalët Súnak, Shtóltenberg në frazat “Ráma takón Súnak”, “Rama takón Shtóltenberg”, jo vetëm prishet ritmi i frazës, po preket edhe morfologjia e emrave të fundit, që duhen përdorur me mbaresë: Súnakun, Shtóltenbergun.
Nuk është se folës të tillë duan të mos i shqiptojnë mbaresat. Puna është se shqiptimi i dy rrokjeve të patheksuara pas rrokjes së theksuar është i vështirë, dhe për këtë arsye shqipja zakonisht e pret fjalën duke filluar nga rrokja e fundit e patheksuar dhe në raste të tilla e pësojnë mbaresat, që nuk shqiptohen. Zakonisht, kjo ndodh me emrat e përveçëm të huaj, po ky shqiptim pa mbaresa po vjen duke u shtrirë edhe në emrat e përgjithshëm të huazuar, madje dhe në fjalë të shqipes, p.sh.: “Radio e njohur u krijua 75 vjet më parë” (duhet radioja) etj.
Shqiptimi i fjalëve të huaja pa mbaresa nuk është pa pasoja edhe për sintaksën. Mungesa e mbaresave e vështirëson përkapjen e funksionit të fjalës në fjali dhe në raste të tilla kur nuk të ndihmon morfologjia, futet në punë përbërësi logjik i gramatikës, pra shtohet ngarkesa e trurit dhe harxhohet më shumë kohë për zbërthimin e përmbajtjes së mesazhit. Duke humbur lakimin, shqipja do të bëhet si gjuhët pa rasa, si p.sh. anglishtja, ku është e vështirë të rroket funksioni sintaksor i fjalës pa e dëgjuar tërë fjalinë.
Humbja e lakimit do të thotë humbje e një parametri tjetër themelor të shqipes, i cili e ka ruajtur gjuhën tonë nga trysnia asimiluese e gjuhëve të pushtuesve.
Tashmë është pranuar edhe shtetërisht se gjuha shqipe është e kërcënuar. Shtetet shqiptare e kanë detyrë kushtetuese mbrojtjen e gjuhës standarde, që është gjuha e tyre zyrtare. Po këtë detyrë shteti e kryen, së pari, me ndihmën e institucioneve të veta shkencore, akademisë, instituteve të gjuhësisë, departamenteve të gjuhës shqipe, të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për mbrojtjen e gjuhës. Mirëpo, është për të ardhur keq që këto institucione kanë tridhjetë vjet që po bëjnë gjumin e madh, në vend që të tërheqin vëmendjen e shoqërisë dhe të shtetit për të vënë në veprim mekanizma për mbrojtjen e gjuhës dhe të ofrojnë këshillim gjuhësor për përdoruesit e mëdhenj të gjuhës etj.
Në gjumë është edhe AMA, e cila ka detyrimin ligjor të kërkojë nga operatorët e shërbimit audioviziv “respektimin e standardit letrar të gjuhës shqipe” (Neni 4, 2g). Nuk janë pa përgjegjësi as pronarët dhe drejtuesit e medieve të shkruara e radiotelevizive, të cilët zotërimin e gjuhës shqipe nuk e kanë ndër kriteret e punësimit dhe as e ndiejnë nevojën e kualifikimit gjuhësor të punonjësve të tyre. /Gazeta “Dita”/ KultPlus.com
Ylli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie, në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, ka njoftuar se libri i saj i titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Krahas këtij postimi, Jolie u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe ku flet për rëndësinë e këtij libri.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie. / KultPlus.com
Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Lίmίted” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.
Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell.
Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sundimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare.
Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.
Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në vαrreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.
Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuαr Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi.
As që është myslimani shqiptar fαnatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjαrri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjα.kun e vik.tίmës së saj.
Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë ope.racίone, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dγshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroίke”
Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgίm çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.
Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.
“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi push.тimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luf.tërave për liri. Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.
Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.
Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në var.reza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqίshme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane.
Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të αshpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesνe fisanakët sundonίn vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqίshme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike.
Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore.
Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luf.tonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fαnatik. / KultPlus.com
Në një artikull të fundit të Science, përmes të cilit me metoda të sofistikuara studiohet origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe e gjuhës shqipe bashkë me armenishten dhe greqishten, konfirmohet se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.
Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.
Gjithashtu, studiuesit grekë kanë bërë studime me ADN-në dhe kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje.
Të dyja studimet janë komplementare dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke vërtetuar përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.
Pemët gjuhësore me paraardhëse të mostrës mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-europiane.
Në mënyrë të përmbledhur, referuar këtij studimi rezulton se gjuhët e familjes indo-europiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.
Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-europiane të kalibruara në kohë, të cilat janë analizuar me modele të konkluzionit filogjenetik Bayesian.
Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë. Kjo është një datë që shënon rrënjë më të thella sesa mendohej më parë, dhe përshtatet me një origjinë fillestare në jug të Kaukazit të ndjekur nga një degë në veri në rajonin e stepës.
Këto gjetje çojnë në një “hibrid” që pajton dëshmitë aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, si nga Gjysmëhëna Pjellore e lindjes së mesme (si burim parësor) ashtu edhe nga stepa (si një atdhe dytësor). – Sacha Vignieri-
Artikulli i Science vë në dukje se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë të familjes së gjuhëve indo-europiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku u fol fillimisht gjuha e përbashkët stërgjyshore e kësaj familjeje (proto-indo-europiane) dhe kur dhe pse u përhap përmes Euroazisë.
Hipoteza e “Stepës” parashtron një zgjerim nga stepa Pontiko-Kaspike, jo më herët se 6500 vjet më parë (viti P.P.), dhe kryesisht me blegtori të bazuar në kuaj prej afërsisht 5000 vjet p.e.s.
Një hipotezë alternative parashtron se indo-europianët u shpërndanë me bujqësi jashtë pjesëve të Gjysmëhënës Pjellore, duke filluar që nga përafërsisht 9500 deri në 8500 vjet p.e.s.
Tashmë ADN-ja e lashtë po sjell perspektiva të reja të vlefshme, por këto mbeten vetëm interpretime indirekte të parahistorisë së gjuhës.
Në këtë studim, midis parashikimeve të thellësisë kohore të hipotezave anadollake dhe stepës janë bërë testime drejtpërdrejt nga të dhënat gjuhësore.
Përmes këtij studimi raportohet një hapësirë e re për kronologjinë dhe sekuencën e divergjencës indo-europiane, duke përdorur metoda filogjenetike Bayesian të aplikuara në një grup të zgjeruar të të dhënave të reja të fjalorit bazë në 161 gjuhët indo-europiane.
Duke arsyetuar se analizat e mëparshme filolinguistike kanë prodhuar rezultate kontradiktore, janë diagnostikuar dhe zgjidhur shkaqet e kësaj mospërputhjeje, në veçanti dy:
Së pari, grupet e të dhënave të përdorura kishin kampionim të kufizuar gjuhësor dhe mospërputhje të gjerë të kodimit.
Së dyti, disa analiza zbatuan supozimin se gjuhët moderne të folura rrjedhin drejtpërdrejt nga gjuhët e lashta të shkruara dhe jo nga varietetet e folura paralele.
Së bashku, këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e gjatësisë së degëve dhe konkluzionet e datave. Studimi paraqet një grup të ri të dhënash të njohjes (origjina e fjalëve të përbashkëta) në të gjithë indo-europianishten.
Ky grup të dhënash eliminon mospërputhjet e kaluara dhe ofron një mostër gjuhësore më të plotë dhe më të balancuar, duke përfshirë 52 gjuhë jomoderne për një grup më të dendur pikash të kalibrimit kohor.
Studiuesit kanë aplikuar analizën filogjenetike Bayesian të mundësuar nga prejardhja, për të testuar, dhe jo për të zbatuar supozimet e drejtpërdrejta të prejardhjes.
Rezultatet e këtij studimi nuk janë plotësisht në përputhje as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë.
Dëshmitë e fundit të ADN-së sugjerojnë se dega e Anadollit nuk mund të merret në stepë, por në jug të Kaukazit. Për degët e tjera, zgjerimet e mundshme kandidate jashtë kulturës Yamnaya janë të dallueshme në ADN, por disa kishin vetëm ndikim të kufizuar gjenetik.
Rezultatet tregojnë se këto zgjerime nga afërsisht 5000 vjet B.P. e tutje kanë ardhur, gjithashtu shumë vonë për kronologjinë gjuhësore të divergjencës indo-europiane. Megjithatë, përfundimisht, ato janë në përputhje me vendet në jug të Kaukazit dhe një degë e mëvonshme drejt veriut në stepë, si një atdhe dytësor për disa degë të indo-europianëve që hynë në Europë me zgjerimet e mëvonshme të lidhura me Corded Ware.
Kështu, filogjenetika gjuhësore dhe ADN-ja kombinohen për të sugjeruar se zgjidhja e enigmës 200-vjeçare indo-evropiane qëndron në një hibrid të hipotezave bujqësore dhe stepës.
Si përfundim, origjina e familjes së gjuhëve indo-evropiane është shumë e diskutueshme. Analizat filogjenetike Bayesian të fjalorit bazë kanë prodhuar rezultate kontradiktore, me disa që mbështesin një zgjerim bujqësor jashtë Anadollit afërsisht 9000 vjet më parë (vjet B.P.), ndërsa të tjerët mbështesin një përhapje me baritorizëm të bazuar në kuaj nga Stepa Pontiko-Kaspiane afërsisht 6000 vjet B.P. Këtu paraqesim një bazë të dhënash më të zgjeruara të fjalorit bazë indo-europian që eliminon mospërputhjet e së kaluarës në kodimin përkatës.
Analiza filogjenetike, e mundësuar nga prejardhja e këtij grupi të dhënash, tregon se pak gjuhë të lashta janë paraardhëse të drejtpërdrejta të klaseve moderne dhe prodhojnë një moshë me rrënjë prej ~ 8120 vjet B.P. për familjen. Megjithëse kjo datë nuk është në përputhje me hipotezën e stepës, ajo nuk përjashton një atdhe fillestar në jug të Kaukazit, me një degë të mëvonshme drejt veriut në stepë dhe më pas nëpër Europë. Ne e verifikojmë këtë hipotezë hibride me provat e lashta të ADN-së të publikuara së fundmi nga stepa dhe Gjysmëhëna pjellore veriore (Lindja e mesme). / Pressonline / KultPlus.com
Në një artikull të fundit të Science, përmes të cilit me metoda të sofistikuara studiohet origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe e gjuhës shqipe bashkë me armenishten dhe greqishten, konfirmohet se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.
Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.
Gjithashtu, studiuesit grekë kanë bërë studime me ADN-në dhe kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje.
Të dyja studimet janë komplementare dhe plotësojnë njëri-tjetrin, duke vërtetuar përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.
Pemët gjuhësore me paraardhëse të mostrës mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-europiane.
Në mënyrë të përmbledhur, referuar këtij studimi rezulton se gjuhët e familjes indo-europiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.
Heggarty et al. paraqet një bazë të dhënash me 109 gjuhë moderne dhe 52 gjuhë historike indo-europiane të kalibruara në kohë, të cilat janë analizuar me modele të konkluzionit filogjenetik Bayesian.
Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë. Kjo është një datë që shënon rrënjë më të thella sesa mendohej më parë, dhe përshtatet me një origjinë fillestare në jug të Kaukazit të ndjekur nga një degë në veri në rajonin e stepës.
Këto gjetje çojnë në një “hibrid” që pajton dëshmitë aktuale gjuhësore dhe antike të ADN-së, si nga Gjysmëhëna Pjellore e lindjes së mesme (si burim parësor) ashtu edhe nga stepa (si një atdhe dytësor). – Sacha Vignieri-
Artikulli i Science vë në dukje se pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë të familjes së gjuhëve indo-europiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku u fol fillimisht gjuha e përbashkët stërgjyshore e kësaj familjeje (proto-indo-europiane) dhe kur dhe pse u përhap përmes Euroazisë.
Hipoteza e “Stepës” parashtron një zgjerim nga stepa Pontiko-Kaspike, jo më herët se 6500 vjet më parë (viti P.P.), dhe kryesisht me blegtori të bazuar në kuaj prej afërsisht 5000 vjet p.e.s.
Një hipotezë alternative parashtron se indo-europianët u shpërndanë me bujqësi jashtë pjesëve të Gjysmëhënës Pjellore, duke filluar që nga përafërsisht 9500 deri në 8500 vjet p.e.s.
Tashmë ADN-ja e lashtë po sjell perspektiva të reja të vlefshme, por këto mbeten vetëm interpretime indirekte të parahistorisë së gjuhës.
Në këtë studim, midis parashikimeve të thellësisë kohore të hipotezave anadollake dhe stepës janë bërë testime drejtpërdrejt nga të dhënat gjuhësore.
Përmes këtij studimi raportohet një hapësirë e re për kronologjinë dhe sekuencën e divergjencës indo-europiane, duke përdorur metoda filogjenetike Bayesian të aplikuara në një grup të zgjeruar të të dhënave të reja të fjalorit bazë në 161 gjuhët indo-europiane.
Duke arsyetuar se analizat e mëparshme filolinguistike kanë prodhuar rezultate kontradiktore, janë diagnostikuar dhe zgjidhur shkaqet e kësaj mospërputhjeje, në veçanti dy:
Së pari, grupet e të dhënave të përdorura kishin kampionim të kufizuar gjuhësor dhe mospërputhje të gjerë të kodimit.
Së dyti, disa analiza zbatuan supozimin se gjuhët moderne të folura rrjedhin drejtpërdrejt nga gjuhët e lashta të shkruara dhe jo nga varietetet e folura paralele.
Së bashku, këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e gjatësisë së degëve dhe konkluzionet e datave. Studimi paraqet një grup të ri të dhënash të njohjes (origjina e fjalëve të përbashkëta) në të gjithë indo-europianishten.
Ky grup të dhënash eliminon mospërputhjet e kaluara dhe ofron një mostër gjuhësore më të plotë dhe më të balancuar, duke përfshirë 52 gjuhë jomoderne për një grup më të dendur pikash të kalibrimit kohor.
Studiuesit kanë aplikuar analizën filogjenetike Bayesian të mundësuar nga prejardhja, për të testuar, dhe jo për të zbatuar supozimet e drejtpërdrejta të prejardhjes.
Rezultatet e këtij studimi nuk janë plotësisht në përputhje as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë.
Dëshmitë e fundit të ADN-së sugjerojnë se dega e Anadollit nuk mund të merret në stepë, por në jug të Kaukazit. Për degët e tjera, zgjerimet e mundshme kandidate jashtë kulturës Yamnaya janë të dallueshme në ADN, por disa kishin vetëm ndikim të kufizuar gjenetik.
Rezultatet tregojnë se këto zgjerime nga afërsisht 5000 vjet B.P. e tutje kanë ardhur, gjithashtu shumë vonë për kronologjinë gjuhësore të divergjencës indo-europiane. Megjithatë, përfundimisht, ato janë në përputhje me vendet në jug të Kaukazit dhe një degë e mëvonshme drejt veriut në stepë, si një atdhe dytësor për disa degë të indo-europianëve që hynë në Europë me zgjerimet e mëvonshme të lidhura me Corded Ware.
Kështu, filogjenetika gjuhësore dhe ADN-ja kombinohen për të sugjeruar se zgjidhja e enigmës 200-vjeçare indo-evropiane qëndron në një hibrid të hipotezave bujqësore dhe stepës.
Si përfundim, origjina e familjes së gjuhëve indo-evropiane është shumë e diskutueshme. Analizat filogjenetike Bayesian të fjalorit bazë kanë prodhuar rezultate kontradiktore, me disa që mbështesin një zgjerim bujqësor jashtë Anadollit afërsisht 9000 vjet më parë (vjet B.P.), ndërsa të tjerët mbështesin një përhapje me baritorizëm të bazuar në kuaj nga Stepa Pontiko-Kaspiane afërsisht 6000 vjet B.P. Këtu paraqesim një bazë të dhënash më të zgjeruara të fjalorit bazë indo-europian që eliminon mospërputhjet e së kaluarës në kodimin përkatës.
Analiza filogjenetike, e mundësuar nga prejardhja e këtij grupi të dhënash, tregon se pak gjuhë të lashta janë paraardhëse të drejtpërdrejta të klaseve moderne dhe prodhojnë një moshë me rrënjë prej ~ 8120 vjet B.P. për familjen. Megjithëse kjo datë nuk është në përputhje me hipotezën e stepës, ajo nuk përjashton një atdhe fillestar në jug të Kaukazit, me një degë të mëvonshme drejt veriut në stepë dhe më pas nëpër Europë. Ne e verifikojmë këtë hipotezë hibride me provat e lashta të ADN-së të publikuara së fundmi nga stepa dhe Gjysmëhëna pjellore veriore (Lindja e mesme)./ tema/ KultPlus.com
Ashtu si edhe dy vitet e kaluara, edhe këtë vit rezultatet e provimeve të maturës shtetërore kanë treguar se të rinjtë flasin më mirë gjuhët e huaja se sa atë shqipe.
Ekspertët e arsimit thonë se gjithmonë e më shumë në universitete vërehet se studentët kanë vështirësi të shkruajnë ese apo shkrime akademike, për shkak të njohurive të cunguara që kanë në gjuhën shqipe.
Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi të nxisim fëmijët të flasin, të artikulojnë, të shkruajnë, të lexojnë. Për mua nuk është shqetësuese që nuk kemi shumë 10, por fakti që të rinjtë po harrojnë të flasin saktë gjuhën shqipe”, thotë Irida Sina, eksperte arsimi, për Euronews Albania.
Sipas ekspertes gjithçka nis në fëmijëri, nga faktorë si mungesa e komunikimit dhe qëndrimi për orë në rrjete sociale, e cila sipas saj po çon në zbehjen e gjuhën shqipe.
“Një impakt shumë të madh e kanë që ata kalojnë një kohë të gjatë në rrjetet sociale dhe kalojnë kohë të shkurtër duke komunikuar me njëri-tjetrin. Duke ndenjur kaq kohë në rrjetet sociale dhe ato që shohin janë në anglisht, kjo bën që gjuha shqipe të zbehet dhe fjalori do jetë gjithmonë me fjalë më të pakta. Ne e shohim tek klasat e para që kanë vështirësi të formojnë fjali të përbëra”, shprehet ekspertja.
Gjuha e huaj, dhe kryesisht anglishtja, po iu shërben të rinjve që zgjedhin universitete jashtë Shqipërisë. Dhe sipas ekspertëve të arsimit, kjo është dhe një shtysë që të rinjtë e marrin në rastet kur duan të zhvillojnë karrierën e tyre jashtë vendit.
Kujtojmë se sipas të dhënave të maturës shtetërore, të këtij viti, treguan se nga afro 27 mijë maturantë në Gjuhën Shqipe janë vlerësuar me 10, 5.73 % e nxënësve, por vetëm 15 prej tyre me 10 absolute. Ndërsa në Gjuhët e Huaja kanë rezultuar me 10, afro 24 % e nxënësve maturantë, prej tyre 384 kanë marrë pikët maksimale duke u vlerësuar me 10 absolute./ KultPlus.com
Bëhet e ditur se për herë të parë Bordi i Shkollave të Distriktit të Torontos (TDSB) në Kanada përfshin në programin arsimor të shkollave të mesme edhe gjuhën shqipe, si lëndë me kredite akademike, përcjell albinfo.ch.
Gjuha shqipe do të jetë pjesë e Programit të Kreditit Sekondar të Gjuhëve Ndërkombëtare të së Shtunës për vitin e ardhshëm shkollor.
Studentët do të kenë një mundësi fantastike për të mësuar/praktikuar gjuhën shqipe duke fituar kredite të shkollës së mesme.
Ka tri nivele të kurrikulës dhe pas përfundimit të nivelit të tretë dhe të fundit, studentët mund të marrin një lendë kredit me zgjedhje që kontribuon në pranimin në një universitet ose kolegj.
Regjistrimi do të hapet më 31 maj 2023 në orën 10:00. Regjistrimi është i hapur si për nxënësit e shkollave të mesme TDSB, ashtu edhe për ata që vijnë nga jashtë TDSB. / Albinfo.ch / KultPlus.com
Kinder sitzen in der 1. und 2. Klasse von Lehrer Micha Kohler und Studentin Lisa Siegenthaler, am Montag, 15. August 2022, an der Primarschule in Lauperswil im Emmental. Wie in der ganzen Schweiz herrscht auch im Kanton Bern ein Mangel an Lehrpersonen. (KEYSTONE/Peter Schneider)
Ajo kalonte kalldrëmeve të rrugicave të qytetit mbuluar me perçe dhe të gjithë kthenin kokën me kureshti: “Është ajo, mësuese Shefikati, po shkon tek shkolla, është shumë e mirë”.
Nuk është rastësi që një grua, edhe pse me perçe, për shkak të rrethanave të kohës, të bëhej një mësuese e nderuar në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Edukimi atdhetar që kishte marrë në familjen e saj mësuesja Shefikat Narazani, bëri që të linte Turqinë, atdheun e saj të dytë dhe të vinte në Shqipëri, në Elbasani e saj të dashur.
Ishin vite obskurantizmi dhe fanatizmi njëkohësisht që diktonin jetën e një vëndi për shkak edhe të rrethanave historike që sundonin në Shqipërinë e coptuar. Falë atij akti madhor të 1 dhjetorit 1909, Elbasani do të hynte në historinë mbarëkombëtare si kryeqyteti i arsimit shqiptar. Atë kohë, kur gjithçka fliste me gjuhën e injorancës, në Elbasan, veç burrave ka patur edhe gra që dinin shkrim e këndim me alfabetin e Stambollit.
Nderim për mësuesen nga Mynevere Zaimi
Duke bashkëbiseduar me mësuesen e nderuar, veterane të arsimit por edhe të luftës, Mynevere Zaimi, ajo jo vetëm që i mban mend ato çaste të rëndësishme në jetën e saj, si dhe të gjithë shqiptarëve, por edhe sot i përjeton mrekullisht me një logjikë të ftohtë ato ndjesi që i lanë mbresa të mëdha. Zysh Myneveri, siç e thërrasin të gjithë në qytet, nuk mund të rri pa përmendur emrat e mësuesve të para shqiptare në Elbasan si Alemshah Dylgjeri, Hajrie Saraçi (Zaimi), Fadile Çeka (Dedej), gruaja e “Mësuesit të popullit” Salih Çeka, Zeqine Krasta, e të tjerë që zhvilluan për hapjen e shkrimit e leximit të gjuhës shqipe përmes mbledhjeve të grave bektashiane, në qytetin që tashmë njihet për nivelin intelektual të bektashizmit shqiptar.
Shefeikati përballë obskurantizmit Në këto rrethana erdhi dhe punoi edhe Shefikat Narazani, duke u bërë pjesë e këtyre grave naimjane. Shpirtin e bardhë të kësaj mësueseje të bukur në gjithçka, e shqëruan, po aq sa edhe e ndihmuan edhe mësuese të mrekullueshme elbasanase si Prashqevi Gignasi, Urani Kushi, Agni Todri (Papajani), Afërdita Josifi, i nderuari inspektor i arsimit Baki Sinella e të tjerë në ato vite, kur Mbretëria Shqiptare kishte nisur udhën e vet të ndryshimeve.
Mësuese Myneveri, kjo grua shkrimtare dhe e pasionuar në profesionin e mësuesisë, edhe pse në një moshë 82 vjeçare, ndjehet borxhlie para nderimit të mësuesve dhe mësueseve të saj, kur shprehet se “Shefikat Narazani ishte një mësuese e shkollës së grave, njohur me emrin “Ruzhdie”, të ndërtuar nga Abdurrahim Aga Zaimi, që sot fatkeqsisht nuk ekziston më. Ishte guxim i madh që një grua me perçe të zezë t’u jepte mësim në shkollë vajzave elbasanase, duke u ndriçuar botën që do të vinte. Unë, – kujton Myneveri, – isha e vogël 5-6 vjeç dhe në klasën ku unë vajta për të marrë pjesë në mësim si harriçe në buzë të parmakut të dritares e shqetësoja Zonjën mësuese, Shefikat Narazani, duke përsëritur alfabetin dhe duke ja prishur mësimin, por ajo asnjëherë nuk u mërzit me mua. Ajo ishte një engjëll i bukur që ligjëronte fjalët e saj dhe nuk jepte mësim ashtu kot. Në orët e këngës që më jepte mësuese Shefikati, mësova që në atë moshë vargjet e Hymnit të Flamurit, të Lahutës së Malësisë, vargjet e Mjedës e të Shirokës. Pas nënës sime të shtrenjtë që ishte edhe mësuesja ime e parë e letërsisë, vinte Shefikati. Pasioni i saj për gjuhën e bukur shqipe bëri që ta mësonte atë si Fan Noli, sepse u rrit në Turqi dhe, si naimjane që ishte, i vuri vetes detyrën që të përhapte mësimin e gjuhës shqipe te gratë muslimane të Elbasanit, edhe pse duke mbajtur perçe”. Për opinionin elbasanas që e njeh mirë panteonin e vlerave të këtij qyteti, nuk janë të panjohura personalitetet që i dhanë dritë, që e bënë kryeqytet të arsimit dhe të kulturës.
Mësuesja përballë diktaturës Por ajo që përjetoi Shefikat Narazani është e parrëfyer, kur mendon se pjesa tjetër e jetës së kësaj mësuese pas vitit 1945 u bë një ferr i vërtetë. Gjatë viteve të komunizmit kjo grua u përball dhe u përplas me ashpërsinë e një diktature. Si mësuese që rrezatonte mirësi, ajo shkonte nga një fshat në tjetrin në zonën e Peqinit bashkë me vajzën e saj Eglantina Liçe, duke humbur edhe atë të drejtë njerëzore që duhet të kishte një pensioniste. Mbeti pa pension, duke jetuar me dhëndrin e saj, Nevzat Liçe, që regjimi stalinist e interrnoi për rreth 20 vjet në fshatin Xibrakë të Belshit. Pikërisht kjo grua, mësuesja e nderuar e shkollës së gocave “Ruzhdije”, e shkollës “ Naim Frashëri”, e shkollës Ushtrimore, më të mirave dhe më të arrirave të kohës, u bë viktimë e paditurisë.
Jeta plot dinjitet e një mësueseje Shefikat Narazani (Sefa) lindi në Elbasan në vitin 1898 në një familje të mesme qytetare dhe intelektuale dhe vdiq më 26 nëntor 1972. Që e vogël kishte dëshirë të mësonte dhe t’u shkollonte. Por në atë kohë shumë pak ishin ato që vazhdonin shkollë dhe aq më tepër një femër me besim musliman. Në moshën 9 vjeç ajo shkoi në Turqi bashkë me nënën dhe vëllain e saj. Atje ndejti 10 vjet, ku edhe iu dha mundësia të vazhdonte shkollën e Stambollit. U kthye në Shqipëri shumë e gëzuar dhe me qëllim që këtë dituri t’ua jepte motrave elbasanase që ishin shumë inteligjente, por edhe fanatike. Në këtë qytet, nën shoqërinë e arsimtareve të qytetit ajo më në fund, me gjithë pengesat e kohës, u emërua mësuese. Për një grua me perçe si Shefikati nuk ishte e lehtë që të arrinte të bindte edhe burrin e saj, Xhaferr Sefa, si një njeri me shkollë që ishte të vinin në Shqipëri dhe ajo të ishte një mësuese e devotshme. Pikërisht kjo cilësi e kësaj mësuese ra në sy të mësuesve me emër në Elbasan si Fadil Gurmani, Hysen Çaushi etj. që e vlerësuan mësuesen e re për thjeshtësinë, për sjelljen dhe dinjitetitn që tregonte. Vlerësim ky që rridhte nga fakti se vetëm Shefikat Narazani ishte muslimania mësuese, ndërsa të tjerat, të gjitha ishin ortodokse si Agnia, Prashqevia, Urania, Alipia, etj, etj.
Autoritetin e një mësuese dinjitoze Shefikati e tregoi edhe në Tiranë në shkollën “Kosova” dhe “Kongresi i Lushnjes”, duke arritur simpatinë e qytetit, duke punuar në shtëpi veçmas me nxënës të varfër që nuk kishin mundësi të vazhdonin shkollën. Edhe kurset kundër analfabetizmit u bënë pjesë e punës së kësaj mësueseje në shkollën e natës. Por Enver Hoxha e internoi Shefikatin, vajzën dhe burrin e saj për 20 vjet rresht. / KultPlus.com
Studentët nga ky semestër mund të studiojnë gjuhën shqipe në Harvard.
Tashmë, Gjuha Shqipe zyrtarisht është pjesë e kurrikulës së gjuhës edhe në Universitetin e Harvardit.
Nisur nga ky semestër, studentët e Universitetit të Harvardit, mes gjuhëve të tjera, do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe.
E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju-Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Universiteti i Harvardit në Masaçusets, SHBA e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhës, njofton Harvard Magazine.
Në kuadër të kësaj, orët për Shqipen Elementare 1 filluan këtë semestër, dhe gjuha shqipe është futur në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së Afërt (NELC) ku në këtë grup ofrohen gjuhët si aramaishtja, persishtja, turqishtja dhe të tjera.
Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard.
E rritur në SHBA, ajo mësoi të fliste gjuhën shqipe në mënyrë jo formale në shtëpi, por e kishte të vështirë ta ruante gjuhën pavarësisht dëshirës së saj të madhe për ta bërë këtë.
“Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burime për të na blerë kanale shqiptare”, thotë ajo.
“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt. , brenda një brezi”.
Në mars të vitit 2022, Cosovic pyeti për mundësinë e ndërtimit të një kursi në Harvard. Kështu ajo foli me Eva Stathi Misho-n, një koordinatore studentore e NELC. Para se të vinte në Shtetet e Bashkuara për të studiuar për klasikë në Kolegjin Hellenic në Brookline, Stathi Misho studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Tiranë.
Stathi Misho shpesh pyetet se çfarë gjuhe flitet në Shqipëri, kështu që beson se ky kurs do ta bëjë përgjigjen e kësaj pyetjeje më pak të lehtë. / KultPlus.com
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m’nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka’i bien qiellvet tue flutrue n’t’zjarrtat valle t’amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t’enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik’ mâ para, n’agim t’jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s’pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t’drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t’mbani gjuhën t’uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s’huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n’za, sikurse jini. Prandaj, pra, n’e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t’brohrisim: Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!/KultPlus.com/
Këngetari Pino Kakoca (1957), është një arbëresh nga katundi Shënd Dimitër Koroni në Kalabri, prej nga ishte edhe shkrimtari e poeti, Jeronim de Rada. Fakti se kjo pjesë e ka ruajtur më shumë fanatizëm traditën shqiptare dëshmohet edhe përmes kësaj këngë arbëreshe e cila është e lashtë po aq sa gjuha shqipe, shkruan KultPlus.
Kjo këngë flet për martesën e Jurendinës, ndërsa fton burra, gra e vasha të stolisura që të jenë pjesë e këtij ahengu për ta përcjellur martesën e saj me dhurata, valle, daulle, çifteli e dolli. KultPlus po ju përcjellë këtë këngë arbëreshe të shoqëruar me pamje të jetës dhe kulturës arbëreshe në Itali, atje ku ata ruajtën traditën për 600 vite me radhë.
“Ngini (ngitni, ngani), oj gjindë të mira Me dhurat’ e me dafina Se martohet Jurendina E ju, gra më të mëdha Vjershëroni ju në dasmë Lumturinë e Jurendinës E ju, vashës të stolisur Dridhni vallet të nisur Me daull e çifteli Ngrëni qelqet për dolli Më fund e helqni këta raki Për harenë e Jurendinës Dehëni burra se na ndodhet Një ditë çë s’mënd harrohet Na martohet Jurendina Qesh, oj më’, pa lot ndër sy Nusja vete në Venetì E Kostandini është besnik”.
Arbëreshët e Italisë Jugore (pjesa më e madhe) janë me prejardhje nga Shqipëria Jugore nga emigrimet e viteve 1400-1500-ës, si dhe nga viset arvanite të Greqisë jugore të po atyre viteve (pjesa më e madhe e tyre nga Labëria/Viset Çame nën Sarandë (Xarra, Butrinti, Markati apo Konispoli). / KultPlus.com
Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture. Prandaj ringjalljet nacionale kudo e në çdo kohë kanë shkuar hap më hap me pasurimin e pastrimin e gjuhës. Për të dhënë vetëm dy shembuj, po përmendim Irlandën dhe Turqinë. Në Irlandë, menjëherë pas shkëputjes prej Britanisë së Madhe dhe fitimit të pavarësisë, po edhe më parë, gjuhëtarët hapën shkrimet e vjetra, që i kishte mbuluar pluhuri i kohës, dhe qitën në dritë leksema të moçme të gjuhës që s’i njihte më kurrkush, që kishin qenë përdorur disa shekuj, mbase edhe njëmijë vjet më parë, dhe i shtinë në shkollë e në qarkullim, edhe sot janë në përdorim të përgjithshëm.
Në Turqinë qemaliste, në vazhdim të punës që pat nisur më parë, sidomos Sami Frashëri, për pastrimin e gjuhës nga fjalët, shprehjet dhe ndërtimet sintaktike arabe e perse që e kishin mbuluar, me reformën gjuhësore që nisi në vitin 1928, u hulumtuan një varg fjalësh të turqishtes (osmanishtes) së vjetër dhe të disa të tjerave gjuhë turke të Azisë, dhe këto të gjitha dhanë një ndihmesë të madhe në pastrimin e gjuhës dhe pasurimin e saj me lëndë vendi. Një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, krahas kërkimeve teorike, është edhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona. Kanë depërtuar e depërtojnë në shkrimet shkencore edhe letrare, në shtyp, në radio, në televizion, në bisedën e përditshme. Është e vërtetë se me punën e kryer gjer më sot, një pjesë e tyre janë spastruar, po ndërkaq kanë hyrë e po hyjnë të tjera në vend të tyre. Pastrimi i gjuhës nga ky mish i huaj është një detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare. Nuk është aspak një shenjë shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditë shovinizmin.
Në këtë fushë është punuar me shekuj te ne dhe vazhdon të punohet në këtë drejtim. Po të kundrohet kjo veprimtari më nga afër, shihet se ka këtu një vazhdimësi, një vijë të pandërprerë. Ne e çmojmë dhe e vlerësojmë veprimtarinë e paraardhësve tanë, njëkohësisht synojmë ndërkaq ta çojmë përpara veprën e tyre dhe ta thellojmë. Në këtë punë nuk do të kufizohemi të zbulojmë fjalë të moçme nëpër shkrime të vjetra, si kanë vepruar për shembull në vendet e përmendura më sipër. Nuk është kjo e vetmja rrugë për ne, sepse plot fjalë janë edhe sot të gjalla në gojë të popullit dhe presin të shtihen në përdorim. Kjo punë ka filluar që me përmendoret e para të shkrimit të gjuhës shqipe. Autorët e vjetër si Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani e të tjerë kanë vepruar me vetëdije në këtë rrugë. Pjetër Budi në një vepër të tij të vitit 1618 ankon se gjuha po prishej më fort prej pakujdesisë së “diesvet dhe letërorëvet” të kohës së tij. Frano Bardhi në parathënien e fjalorit të tij të vitit 1635, flet për dëshirën e tij “me ndimuem mbë nja anë gjuhënë tanë”. Gjysmë shekulli më vonë, Bogdani rrëfen se “m’anshtë dashunë me djersë të mëdha shumë fjalë me ndërequnë ndë dhe të Shkodërsë” dhe shton se “giuha jonë qi me dijet dvuer edhe fjalëtë”. Qysh te këta autorë të vjetër gjejmë fjalë si derëtar, dëftues, grykësi, gjetës, gjuhëtar, kangëtar, këshilltar, kopështar, krye “kapitull”, lutës, madhështi, mbarim, mjeshtëri, ndjekës “ithtar, imitues”, i përbrendshëm, përndjek “persekutoj” (prej nga mund të formohet përndjekje për “persekutim”), polem “popull, vegjëli”, pushim, rrëfim, shkollar, urta, vetëmi, vjershëtar e plot të tjera, pa mundur ne sot të dimë se cilat janë fjalë të marra prej gojës së popullit dhe cilat janë formime të këtyre autorëve. Në lidhje me këtë, dihet se në pasurim të gjuhëve letrare e të shkrimit, dy janë kryesisht rrugët që ndiqen përgjithësisht. E para është marrja e fjalëve të gjalla në ligjërimin popullor e nëpër dialekte dhe të shtënët e tyre në përdorim të përgjithshëm, shpeshherë duke i ngritur më lart në punë të nivelit kuptimor. Kështu, për shembull, lëndë landë si kuptim konkret ka “dru; dru si material ndërtimi”, po qysh prej shkrimtarëve të Rilindjes së shekullit të kaluar përdoret me rrugë abstrakte edhe për “materie”, “subjekt”, “temë” etj. Ashtu dhe fjala rrymë, prej kuptimesh të tilla si “rrjedhë e vrullshme e ujit”, “lëvizje e ajrit”, “remë e mullirit” (rrymë e ujit, rrymë ajri, rrymë e mullirit), ka zgjeruar sferën e përdorimit me rrymë elektrike, rrymat letrare, rrymat politike etj., duke përfshirë kështu dhe sferat abstrakte të leksikut. Rruga e dytë është formimi i fjalëve të reja, i të ashtuquajturave neologjizma. Këto mund të jenë formime të mëtejme të fjalëve popullore, si anëtar nga anë. Shpeshherë ndërkaq janë të tilla, porse të farkuara si përkthim fjalësh të huaja, si kalke, si për shembull i pamasë e autorëve të vjetër, pas lat. immensus, it. immenso; ose në kohët e reja pararojë pas it. avanguardia, frgj. avantgarde etj. Janë pra formime pozitive, me gjedhe (model) të huaj, po me brumë vendi, një mënyrë veprimi me të cilën janë pasuruar me kohë gjithë gjuhët e Europës edhe të botës, rrugë pasurimi e ndjekur që në kohët e lashta (latinishtja prej greqishtes), por sidomos në kohët moderne.
Puna e autorëve tanë të vjetër në këtë fushë veprimtarie po të hetohet më imtë, shihet se vazhdon më tej dhe gjatë kohës para shekullit të kaluar. Edhe pse përmasat qenë më të vogla, dhe mënyra e punës shpeshherë anonime, vlen të shënohet se nuk ka pasur aty një zbrazëti të plotë në punë të shkrimit e përpunimit të gjuhës. Kjo veprimtari ndërkaq me një gjallëri të re u rimuar tek ne sidomos me shekullin e kaluar, mbasi lëvizja mendore e “shekullit të dritës” (le siècle des lumières), i quajtur gabimisht “iluminizëm”, dhe më vonë e romantizmit, patën zgjuar sidomos ndër popujt e vegjël e të robëruar të Europës idenë nacionale dhe dashurinë për kulturën popullore, folklorin, gjuhën amtare dhe përpunimin e kultivimin e saj. Njerëzit që vepruan në këto fusha kanë qenë nganjëherë njëkohësisht burra të armës dhe të pendës, luftarë dhe dijetarë e shkrimtarë, ashtu si Pashko Vasa ndër ne. Me një ndjenjë habie shohim ne sot si një njeri jo i pendës, po i armës, dhe folës i një dialekti në skaj të trevës gjuhësore, si Marko Boçari prej Suli, përdor në fillim të shekullit të kaluar leksema të sferës kuptimore-abstrakte si kërkim, madhësi, i papunë, i pamasë, ashtu si dikur Gjon Buzuku në Veri, e të tjera si këto. Mbetet merita e elementit shqiptar të Italisë që i priu Rilindjes Kombëtare të shekullit të kaluar, me çeljen e Kolegjit të Kalabrisë (1732) dhe atij të Palermos në Siqeli (1734), dhe pastaj me vepra historike-gjuhësore, folklorike e letrare, si ato të Nikollë Ketës (1742-1803), Engjëll Mashit e sidomos të Jeronim De Radës, i cili organizoi dhe dy kongrese gjuhësore në Kalabri. Në këtë lëvizje mendore e gjuhësore-letrare në gjysmën e dytë të atij shekulli morën pjesë, si dihet, dhe shkrimtarë e dijetarë shqiptarë të Greqisë, si Panajot Kupitori e Anastas Kullurioti. Nga shkrimtarët e Shqipërisë, një brez para atyre të Rilindjes, Naum Veqilharxhi është një ndër të parët që u përpoqën të pasuronin gjuhën e shkrimit e ta spastronin nga fjalët e huaja, me fjalë si fletore, kamës, mësim, padije, shënim, shumicë, thelloj e ndonjë tjetër. Përpara tij Tahir efendiu prej Gjakove përdori më 1835, ndër të tjera, fjalë si folës, mësim, mësues, nxanës, rrëzim. Shkrimtarët e Rilindjes, si Kristoforidhi, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto e të tjerë, i hynë në këtë lëmë një pune të madhe edhe me një metodë të re. Kjo metodë ishte: kërkim, përhapje e vënie në qarkullim e fjalëve që ekzistojnë në gjuhë, po që kishin mbetur mënjanë; përdorim i fjalëve të vjetra e të harruara të gjuhës; përdorim shumë i kufizuar i fjalëve të huaja; formim fjalësh të reja, neologjizmash, si kompozita si rrjedhoja (derivate), pas gjedhes së analogjisë, pra kryesisht pas shembullit të fjalëve të gjalla të ligjërimit popullor e të dialekteve të tij. Ndër këta autorë, Kristoforidhi e pasuroi gjuhën e shkrimit me fjalë si fushatë, hierore “tempull”, jetëdhënës, ligjdhënës, ndërgjegje, pikë, presë, theks, zanore. Te Naim Frashëri gjejmë dëgjim, dritare, gjithësi, hapësirë, papunësi, i përjetshëm, vetëdijë, vjershëtor e plot të tjera. I vëllai Samiu, dihet se përveç punës që kreu në lëmin e caqeve (termeve) gjeografike e administrative (lindje, perëndim, jugperëndim, veriperëndim, mesditës për “meridian”, kryeministër, qeveritar etj.), ka vënë themelet e terminologjisë gjuhësore e gramatikore, me formime si abetare, nyjë, njëjës, shumës, rrokje, i shquar, i pashquar. Para tij Jani Vreto shtiu në përdorim terme gjuhësore si rrënjë, emër, përemër, folje ndihmëse. Gjejmë tek ai edhe fjalë të gojës popullore përdorur me një mënyrë të re, pa mundur ne sot të ndajmë kurdoherë me saktësi se cili ndër këta tre shkrimtarë është autori i parë i disa fjalëve të caktuara. Puna e pasurimit dhe e pastrimit të gjuhës vijoi e pandërprerë edhe pas periodës së Rilindjes nga ana e një vargu shkrimtarësh, gjuhëtarësh e arsimtarësh të vendit. Në vitet e para të shekullit tonë Luigj Gurakuqi me veprat e veta ia kushtoi gjithë mundin e tij këtij qëllimi. Ai u caktoi lavruesve të gjuhës detyrën që “skajet (termet) e përgjithshme t’gjith degëve t’dijes, qi janë pothuej gjithnjë ndër t’tana gjuhët… kena për t’i marrë edhe na… Fjalët e skajet e tjera kena për t’i trajtue vetë tue i ba me rrjedhë prej rraje shqype”. Në ditët tona Aleksandër Xhuvani, i pajisur dhe me zotërimin e plotë të metodës gjuhësore, i kushtoi gjithë jetën e tij këtij synimi, detyrës së madhe të pastrimit të gjuhës prej fjalëve të huaja e të pasurimit të saj me fjalë vendi. Punimet e tij të kësaj fushe janë mbledhur shumica në dy vëllimet: “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1960) dhe “Studime gjuhësore” (1956), për të cilin vëllim gjuhëtari i njohur austriak Maks Lamberc thotë se do të ishte me shumë vlerë që kjo punë jete të botohej e përkthyer në një gjuhë të madhe si frëngjishtja. Njëkohësisht edhe disa lavrues dashamirë të gjuhës amtare dhe arsimtarë patriotë si Mati Logoreci e të tjerë, edhe këta me sa kanë mundur kanë punuar në këtë vijë. Këtu ndërkaq është vendi të vihet në dukje ndihmesa e madhe që ka dhënë e po jep në lëmin e zëvendësimit të fjalëve të huaja me fjalë vendi, në formë anonime, masa e njerëzve të thjeshtë, nëpunës, arsimtarë, ushtarakë, specialistë të degëve të ndryshme, në ditët tona përveç këtyre edhe institucionet shkencore, aktivistë shoqërorë e plot të tjerë. Pas çlirimit të vendit janë formuar ndër të tjera, fjalë e caqe (terme), si anëshkrim, arritje, automjet, bajraktarizëm, bashkautor, bashkekzistencë, bërthamor, bishtajore, bletari, bujkrob, dukuri, ecuri, furrnaltë, gjetje (arkeologjike), halorë, hedhurina, huazim, kanal kullues, leshpunues, mbingarkesë, mbingarkim, mbishtresë, mbivlerë, pyetësor, reshje, shpërpjestim, shpim, tokëzim, tregues m., vendburim e të tjera.
Në këtë mënyrë gjuha e shkrimit dhe e bisedës që përdorim ne sot i ka rrënjët në gjuhën popullore të përpunuar gjatë kohëve. Ajo është rezultat edhe i përdorimit të fjalëve të gojës së popullit edhe i punës së madhe të brezave të mëparmë. Do të ishte me interes për historinë e gjuhës letrare e të shkrimit të hetohej se, sidomos nga fjalët e leksikut abstrakt-mendor, te cili autor secila ndër to shfaqet për herë të parë, ose të paktën në cilin shkrim (vepër, revistë a gazetë) paraqitet së pari. Një punë e tillë e dyfishtë pret që të kryhet në të ardhmen. Aty mund të dalë që një pjesë e mirë e leksemave të këtij lloji janë më të vjetra nga ç’mund të kujtohet, dhe që një pjesë i ka pasur qëmoti dhe gjuha popullore.
Gjuha shqipe është e pasur jo vetëm në elemente leksikore të kulturës materiale, po edhe në fushën e fjalëve të sferës abstrakte-mendimore. Nuk është i drejtë mendimi i disa dijetarëve të huaj se shqipja qenka e pasur vetëm në fjalë të sferës baritore, as i drejtë mendimi se shqiptarët paskan qenë një popull barinjsh nomadë, shtegtarë. Një mendim i tillë nuk përligjet as me të dhënat e ekonomisë politike historike. Një profesor matematike më thoshte para disa kohe se me terme shkencore të farkuara me mjetet e gjuhës së popullit ka shpjeguar lëndën e tij në shkolla të mesme dhe është kuptuar shumë mirë nga ana e nxënësve. Një gjë e tillë vlen dhe për të tjera degë të dijes, si për fizikë, botanikë, zoologji, gjeografi, gjeologji, arkitekturë e degë të tjera. Për të dhënë vetëm disa shembuj nga lëmi i gjuhës popullore, që janë në gjendje të zëvendësojnë fjalët e huaja ose gjithsesi të pasurojnë gjuhën letrare dhe terminologjinë shkencore me elemente ose forma të reja, po përmendim ndër të tjera: Çamëria polipit të detit i thotë likurishtë, veprimit të zbutjes së një peme me anë shartimi i thotë zbutoj; Gjirokastra për “parenté” thotë afëri, rozetës së tavanit i thotë kërthizë, tuberkulozit të eshtrave i thotë rrodhje (nga rrjedhja e qelbit); Labëria atij që përziente bagëtinë me një tjetër i thotë përzitës, dhe sisës së gjirit të bagëtisë femër mjelm; Bregu i Detit për “zë rrënjë bima” thotë rrënjëzohet; Lunxhëria drurëve e shkurreve të ulëta që rriten keq në pyll në hijen e drurëve të mëdhenj u thotë hiesira; Zagoria për “qëmoti, lashtë” thotë lashtërisht, dhe ana e Këlcyrës për “tashti vonë, rishtas” thotë rishmë; anët e Beratit e të Frashërit sipas Kristoforidhit zgavrës së një druri të madh si rrapi i thonë zgërbonjë, dhe Dangëllia një ene bakri me veshë i thotë veshore; Labova e rrëzës së Tepelenës kur bie borë e imtë thotë mizon; Mallakastra një fiku vjeshtak të zi e me plasa në lëkurë i thotë fik shkronjës; Myzeqeja grykës së lumit që derdhet në det i thotë gojkë d.m.th. “gojë”; ana e Shpatit mostrës ose modelit i thotë gjedhe, dhe të mbajturit anë, anësisë anesë; Shqipëria e Mesme për një njeri të flashkët me trup e të mefshtë thotë i qullët, e për “vete mbarë” trevon, si në s’na trevon gjaja e gjallë. Në të folët e Tiranës ndiheshin edhe ndihen fjalë si kryemot për natën e ditën e vitit të ri, dhe hulli për “brazdë”. Në katundin Sharrë të Tiranës, fjalën pamenia e kemi dëgjuar me kuptimin “panoramë, pamje”, e në anët e Krujës dëgjohet ansujë për “ishull”. Me këtë nuk themi se do të zëvendësojmë patjetër ishull-in dhe do ta heqim krejt nga përdorimi, porse e japim shembullin për të treguar se edhe në fushën gjeografike gjuha e popullit ka formuar leksema si kjo, e cila mund të hyjë në përdorim në stile të veçanta të gjuhës letrare. Mjeshtrit e asaj ane kanaleve a vanave që gërryhen në çimento për kalim uji u thonë ujse. Mirdita vendosjes së një grupi etnik të shpërngulur në një vend të ri, pra kolonisë, i thotë ngulim. Shkodra tekstileve u thotë veglore, fjalë që lidhet me vegël, që përdor Korça për vegjët. Anët e Veriut fundërrisë që mbetet nga të shkrirët e një lënde i thonë bram, zgjyrës bramc farke, shtrirjes së një lugine i thonë lugajë, një fushe voglake vuth, një toke që është nën ujë tokë mbujake, një galerie a tuneli zgafelle, tumave të lashta (arkeologji) kodërvorre, një grumbullimi lulesh në trajtë të një kalliri të varur vastak, një pipthi, kalemi a fidani trishe, sëmundjes karies (të dhëmbëve etj.) briesë; veçanërisht Pulti për “mjekoj me barna” përdor barnatoj. Fjala imtoj, sot përgjithësisht “shkoqit në hollësira (një çështje)”, në të folët e Lumës përdoret në mënyrë konkrete “holloj”, imtoj drutë “i çaj i bëj të holla”. Kosova një njeriu që ka të njëjtin emër me një tjetër i thotë emnak, e për “dorëzoju” thotë “jep dorzimin”; në Kosovë për “filaturë” përdoret tjerrtore, e për “kaldajë” ngrohtore. Në Dibër një helmi të madh të shpirtit i thonë djegë. Duke kaluar në dialektet e ngulmimeve shqiptare jashtë Atdheut do të përmendim se në Arbënesh të Dalmacisë për “shpina e dorës” thonë përmidora, e për “krijoj”, me një fjalë vendi lentoj (nga lej), prej nga mund të formohet dhe lentim për “krijim”. Në Greqi për “gardh” thonë thurimë, fjalë që mund të përdoret edhe me një kuptim të figurshëm, si p.sh. në gërshetimin e veprimit të një drame. Në Kalabri ofiqit (nofkës) që i ngjitet një njeriu i thonë shënim. Në Siqeli samarit i thonë bërrore, fjalë që lidhet me barrë; për “të dhënë e të marrë, marrëdhënie” thonë përzitë, si në shprehjen me të hojin mos kesh përzitë. Atje kanë farkuar dikur dhe gurshkronjë për “litografi”. Këta janë vetëm disa pak shembuj për të dhënë një ide sado të zbehtë për pasurinë e visarit leksikor të gjuhës popullore.
Janë pra të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak të vlerës kuptimore të fjalëve. Mund të zëvendësohen ndër të tjera fjalë si abuzoj abuzim, acid, adaptoj adaptim, agresion agresiv, aktivitet aktivizoj, ambient ambiental, ambiguitet, amorf, anketë, apikulturë, aproksimativ approksimativisht, aprovoj aprovim, atribuoj, bonifikoj bonifikim, celular, deduktoj deduktim, dekompozoj dekompozim, depistoj depistim, derivat, destinoj, dezekuilibër, dimension, efekt i efektshëm efikacitet, eksperiencë, eksploroj, ekuilibër, erupsion, esencial, evoluoj, favor favorizoj favorizim i favorshëm, fenomen, fibër, filaturë, firmos, fortifikoj fortifikim, frekuentoj frekuentim, frutikulturë, germë, grataçel, hezitoj hezitim, imediat, imperativ mb., influencë influencoj, inkuadroj inkuadrim, inkurajoj inkurajim, inovacion, insistoj insistim, insuficiencë, intoksikacion, investoj investim, justifikoj justifikim justifikues, kaldajë, karbon, konditë, kondicionoj, konfirmoj, kontribuoj kontribut, kooperoj kooperim, koordinoj koordinim, korent kurent, korrespondoj korrespondencë, kulminant, landshaft, laring laringjit, leguminoze, legjislativ, lubrifikoj, manual, militoj, monument, ndofta ndoshta, operativ, origjinë, palafit, penelatë, perfeksionoj perfeksionim, polen, preferoj, preokupoj preokupim preokupant, presion, presupozoj presupozim, reciprok reciprocitet, refuzoj refuzim, renal, rendiment, represiv, revokoj, sekret, servil, silvikulturë, i sinqertë sinqeritet sinqerisht, sinjifikativ, skulptor skulpturë, spektator, spostoj spostim, stimul, sukses i suksesshëm, supersticion, supozoj supozim, tentoj tentativë, (ujëra) territoriale, toksik toksikologji, total totalisht, transformoj transformim, transmetoj transmetim, unifikoj unifikim, validitet, vegjetacion, vigjiloj, vigjilencë vigjilent (që me këtë formë s’e kanë as italishtja as frëngjishtja), volum voluminoz, xhiroj xhirim etj.
Në lidhje me këtë punë të madhe, së cilës mendojmë se duhet t’i përvishemi me një rrugë tërësore, sistematike e të organizuar mirë që në ballë, në mënyrë paraprake do dalluar qartë ç’është huazim (frgj. emprunt) e ç’është fjalë e huaj. Fjalët më sipër e shumë të tjera të llojit të tyre nuk janë huazime të mirëfillta, të tilla që të kenë hyrë lashtërisht në gjuhë të popullit, të jenë bërë mish e asht i saj. Janë mish i huaj depërtuar në gjuhë nëpërmjet shtresave intelektuale kryesisht në këto brezat e fundit, dhe nuk kanë arritur të hyjnë thellë në strukturën leksikore të gjuhës. Prandaj dhe zëvendësimi i tyre me brumë vendi, me kusht që të mos cënohet saktësia kuptimore, në përgjithësi nuk paraqitet i vështirë. Do pasur parasysh në këtë mes se depërtimi i fjalëve të këtij lloji nuk përligjet as me karakterin gjuhësor të shqipes. Gjuha shqipe nuk është një gjuhë romane as gjysmëromane, si ka qenë pohuar dikur dhe vazhdon të pohohet vise-vise dhe sot e kësaj dite. Janë të gjitha mundësitë reale që mos t’i lihet shteg edhe pohimit të dikujt se “duhet njeriu më parë të mësojë italishten para se të mundë të lexojë pa mundim një shkrim të shqipes”.
Në këtë veprimtari ndërkaq duan pasur parasysh disa parime në lidhje me metodën e punës që do të ndiqet. Një ndër parimet kryesore në zëvendësimin e fjalëve të huaja do të jetë maturia. Nuk duhet aty të kalohet në ekstrem. Ka rasa – kryesisht në punime të specialitetit – ku përdorimi i një fjale a termi të huaj paraqitet i domosdoshëm; aty, për hir të saktësisë shkencore, të stilit, a për një tjetër arsye, do të përdoret. Si kudo, edhe aty duhet vepruar me masë, pan metron ariston kanë thënë të vjetrit. Nuk duhet ecur si në disa gjuhë ku edhe fjalë e terme ndërkombëtare janë munduar t’i zëvendësojnë medoemos me elemente të vendit.
Në këtë mes del edhe pyetja: ç’është term ndërkombëtar? Mendojmë se term ndërkombëtar nuk mund të quhet një term shkencor që e kanë përgjithësisht vetëm gjuhët romane, gjuhët bija të latinishtes; ato vetvetiu e kanë marrë e do ta marrin prej saj. Term ndërkombëtar mund të quajmë një term shkencor që përveç gjuhëve romane e kanë në përdorim edhe idiomat e të tjerave familje gjuhësore, si gjuhët gjermanike, sllave e të tjera. Për të dhënë dhe këtu ndonjë shembull, do të themi se acid nuk është term ndërkombëtar, po kimi është term ndërkombëtar; levë, presion nuk janë terme ndërkombëtare, porse fizikë po; insekt është term ndërkombëtar, po insekticid nuk është. Ashtu qëndron puna dhe me botanikë përkundrejt leguminozeve e labiate-ve, me zoologji përkundrejt reptilë-ve etj. Duke mbetur në lëmin e terminologjisë shkencore mund të pohojmë pra se në degë të ndryshme të dijes e përgjithësisht të veprimtarisë njerëzore, në arkitekturë, gjeologji, botanikë, zoologji, fizikë, kimi, matematikë, mjekësi e shëndetësi, në blegtori, bujqësi, industri, ekonomi, ndërtim e në fusha të tjera ka një mori fjalësh të vendit që pa dëm kuptimor janë në gjendje t’ua zënë vendin fjalëve të huaja. Aty është me interes edhe kjo, që fjalët e vendit kuptohen më mirë, rroken e përvetësohen më lehtë nga nxënësit e moshave të vogla, sepse u formojnë atyre shoqërime (asociacione) idesh; ato gjejnë analogjinë e vet në pasurinë leksikore që zotërojnë ata brenda sistemit të gjuhës amtare.
Në këtë fushë veprimtarie shihet kështu se një rëndësi të madhe ka puna e pastrimit të terminologjisë shkencore, e cila është mbuluar me elemente leksikore të huaja. Veçse përbrenda kësaj fushe duhen bërë diferencime. Një pjesë e madhe e terminologjisë së shkencave teknike, natyrore, mjekësore e të tjera është në përdorim kryesisht në rrethe shkencore e të specialitetit. Një rëndësi më të madhe merr problematika e pastrimit të degëve të leksikut shoqëror, elementet e të cilit janë në përdorim te një masë më e gjerë e shtresave të shoqërisë. Në këtë veprimtari një detyrë edhe më të madhe përbën puna e pastrimit dhe e pasurimit të gjuhës së përditshme që përdoret në të folë e në shkrim. Spastrimi i gjuhës prej fjalësh të tilla si ambient, eksperiencë, esenciale, fenomen, influencë, preferoj mbetet një detyrë kryesore e gjuhësisë shqiptare. Me fjalë të tjera, ne mendojmë se spastrimi i terminologjisë shkencore, me gjithë rëndësinë që ka, përbën vetëm një pjesë në punën e madhe e komplekse të pastrimit e pasurimit të gjuhës, punë në të cilën vjen e integrohet.
Edhe në lëmin e sintaksës gjuhësinë shqiptare e presin detyra të reja në pastrim të ndërtimit të fjalisë prej ndikimit të huaj. Ndërtime të tilla si gjuha greke dhe ajo latine; kategoritë emërore dhe ato foljore; në të gjitha fushat kryesisht në ato politike e ushtarake, kapitali amerikan, krahas atij holandez nuk janë të strukturës sintaktike të shqipes. Ato janë ndjekje (imitime) të gjedhes së italishtes, depërtuar ndër ne gjatë këtyre brezave të fundit. Ndërtime të tilla kanë shkuar prej romanitetit perëndimor edhe në rumanishten, porse atje edhe lejohen si një gjuhë romane që është. Tek ne mendojmë se edhe këto përdorime duhet të zëvendësohen me ndërtime të vendit. Thjesht shqip do të duhej të thuhej e të shkruhej kategoritë emërore dhe kategoritë foljore ose kategoritë emërore dhe foljoret. Një tjetër gjurmë ndër të tjera ka lënë në shqipen moderne ndikimi sintaktik i italishtes në ndërtime fjalish si hyrja në fuqi e kësaj ligje, hyrja në veprim e makinerive, hyrja në përdorim e këtyre fjalëve, për shkak të daljes në grevë të minatorëve anglezë, në vend që të shkruhej hyrja e kësaj ligje në fuqi, hyrja e makinerive në veprim etj., si ka qenë më parë në gjuhën shqipe. Veçse duhet thënë se ky lloj ndërtimi ka depërtuar tashmë aq thellë në gjuhën bisedore e të shkrimit, sa më nuk ndihet si element i huaj, dhe do të jetë vështirë të mënjanohet.
Puna e pastërtisë së gjuhës përfshin dhe frazeologjinë. Edhe aty vërehen në gjuhën e sotme ndikime të jashtme, me ndjekje gjedhesh të huaja me anë përkthimi. Në shqipen e mirëfilltë nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonë në disa gjuhë të tjera, po thuhet i hedh hi syve. Një përkthim (kalk) frazeologjik i ri është edhe shprehja gjysmë i vdekur; në folklor e tek autorët e vjetër gjendet rregullisht pak gjallë po me këtë kuptim. Gjuhësia jonë edhe në këtë fushë është e caktuar të gjurmojë rrugët vetjake të gjuhës.
Duke kaluar nga fjalët në punë, jemi të mendimit se janë pjekur kushtet që një komision i përhershëm (permanent) t’i përvishet kësaj pune, plotësimit të kësaj detyre të madhe. Mendojmë që në këtë komision të marrin pjesë njerëz nga institutet dhe qendrat kërkimore të Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues specialistë të degëve të ndryshme. Të gjenden rrugët e bashkëpunimit të tyre me ndërmarrjet, fabrikat dhe institucionet shkencore e të tjera të vendit. Do të ketë pjesëmarrje e bashkëpunim aktiv sidomos dhe nga ana e arsimtarëve të rretheve, sepse shkolla do të luajë një rol të dorës së parë. Do të duhet një punë individuale dhe kolektive, një punë e re e gjithanshme, punë sistematike dhe me afat të gjatë. Me këto punë duhet të hapet një faqe e re e historisë sonë gjuhësore, një epokë e re e pastrimit dhe e pasurimit të gjuhës letrare edhe të shkrimit. Duhet të kryhet në atë mes një rishikim i gjithë punës së deritanishme. Do të rishqyrtohen nga ky këndvështrimi jo vetëm terminologjitë e ndryshme dhe fjalorët terminologjikë, po edhe fjalorët e tjerë që janë punuar deri më sot. Do të jetë një reformë gjuhësore në nivel Republike. Mendojmë gjithashtu se do të jetë vendi që të dalë ndonjë botim periodik me emrin “Gjuha jonë” ose “Gjuha shqipe”, që do t’u kushtohet kryesisht problemeve e detyrave të pasurimit e pastrimit të gjuhës.
Fjalët e vendit dhe termet që do të zëvendësojnë me kohë elementin e huaj do të shtihen në përdorim që në shkollat, që me moshën e re. Shumë fjalë që do të vendoset të përdoren e të hyjnë në gjuhë, edhe neve vetë në fillim do të na duken pakëz si çudi. Porse brezat që do të vijnë do t’i mësojnë e do t’i përdorin vetvetiu; sikurse kanë hyrë në përdorim shumë fjalë vendi që janë farkuar prej paraardhësve tanë e prej brezit tonë, janë për ne sot të natyrshme dhe janë bërë pronë e qëndrueshme e gjuhës. Në këtë punë me rëndësi kombëtare do të veprohet me guxim bashkuar me kompetencë shkencore, dhe, si u tha, me hapa të matur, me maturi në punë. Ne edhe në fusha të tjera të veprimtarisë kulturore kemi ndërmarrë punë që vetë neve në fillim mund të na jenë dukur të parealizueshme, e që i kemi kryer. Sot më fort se kurrë na shtrohet detyra që këtë gjuhë, një nga elementet kryesore të kombësisë sonë, ta pasurojmë me fjalë të visarit popullor dhe ta spastrojmë nga masa e lëndës së huaj. /KultPlus.com
Shënim: Marrë nga dorëshkrimi i autorit. Botuar së pari në “Mësuesi”, 28 mars 1979-4 prill 1979
Mësuesi patriot Irakli Pylli, i njohur me emrin At Isaia, lindi në prill të vitit 1872, në një familje të varfër në fshatin Shën Pjetër të rrethit të Fierit. Në popull, atë e kanë thirrur edhe me emra të tjerë. Kështu, në Vlorë ai është njohur si “prifti me kobure”, në fshatrat e Fierit si “prifti që psalmet i këndon në shqip” etj.
Irakli Pylli mësimet e para i kreu së bashku me Mësuesin e Popullit Jani Minga e atdhetarin Llazi Spiro, nën kujdesin e mësuesit Kostandin Minga. Më pas, me vështirësi të mëdha ekonomike, mbaroi arsimin e mesëm. Gjatë tërë kohës, Irakliu nuk i shkëputi lidhjet me shokun e tij të ngushtë Jani Minga. Ata i bashkonte ideali i njëjtë për përhapjen e gjuhës shqipe. “Shkronjat dhe gjuhën shqipe do t’i përhapnin medoemos, – i shkruante Jani Minga At Isaisë. Dhe vazhdonte: “Është koha që për shqipen të punojmë kudo. Tani të qoftë e mbarë! Mbështetu te populli”.
Dhe At Isaia, kudo dhe kurdoherë thoshte në popull: “Të mësojmë gjuhën tonë. Jemi shqiptarë dhe nuk na duhet gjuha e huaj, kur gjuhën e kemi aq të ëmbël, aq të mirë. Gjuha jonë është më e ëmbla ndër më të ëmblat”. Me shumë kujdes, At Isaia futi gjuhën shqipe edhe në kishë, ai i këndonte psalmet ne gjuhën shqipe, që atëherë populli filloi ta thërriste: “Prifti që psalmet i këndon shqip”. E kishte të qartë, se armiqtë, agjentët e Patrikanës, për të penguar përhapjen e gjuhës shqipe, thurnin plane djallëzore kundër atyre që bënin përpjekje, sado të vogla, për gjuhën amtare, por ai nuk trembej nga kërcënimet.
At Isaia, në fshehtësi, në njërën nga ndërtesat e kishës në Shën Pjetër hapi të parën shkollë shqipe në fshat. Mësimin shqip në shkollën e fshatit, ai vazhdonte ta zhvillonte pa ndërprerje. Për të shmangur rrezikun e zbulimit të mësimit të shqipes, ai i kishte pajisur nxënësit me dy palë fletore: në një palë shkruanin shqip dhe në tjetrën greqisht.
Por pushtuesit osmanë ranë në gjurmë të veprimtarisë së tij. Aty rreth vitit 1908, e kapën dhe e arrestuan. E ç’nuk i bënë, që të hiqte dorë nga rruga e nisur. Të moshuarit, ata që e panë ato ditë, tregojnë se si e torturuan, si i varën një këmborë në qafë dhe e tërhoqën përmes pazarit të Fierit dhe brigjeve të lumit Gjanicë.
E rrahën pa mëshirë, por ai nuk u tërhoq nga rruga e nisur. Nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por dogjën edhe ndërtesën e shkollës. Pas shumë kohëve, atë e mbajtën nën tortura në burg. Kur u lirua, At Isaia, me pasion të madh, vazhdoi t’u mësonte fëmijëve të fshatit shkrimin e këndimin e gjuhës amtare.
At Isaia shkoi në Korçë, ku qëndroi në krye të manifestimeve për shkëputjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nga kisha greke. Ai u ngarkua t’i njoftonte dhespotit vendimin e mbledhjes, që të largohej nga territori shqiptar brenda 24-orëve, si person i padëshirueshëm. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe për punën e përhapjes së gjuhës shqipe, At Isaia u mallkua nga Patrikana. Në fundin e vitit 1919, ai çeli përsëri shkollën shqipe në fshat. Si ndërtesë u shfrytëzua shtëpia e një fshatari. Po kështu, ky mësues hapi edhe një shkollë tjetër në afërsi të fshatit Seman, në pyllin e Janjit. Pas Kongresit të Lushnjës, në mars të vitit 1920, At Isaia u vendos në Vlorë. Reaksioni e ndiqte këmba-këmbës. Mori pjesë gjallërisht në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës dhe u dallua si një propagandist i flaktë i çështjes kombëtare. Edhe pas fitores së Luftës së Vlorës, At Isaia nuk rreshti së punuari për të mirën e vendit. Ishte përkrahësi i flaktë i Halim Xhelos dhe i Avni Rustemit. Prifti atdhetar qëndronte në çdo kohë i armatosur. Gjatë Luftës së lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, At Isaia qëndroi përkrah “bijve të popullit që jepnin jetën për Shqipërinë”. Për veprimtarinë e tij, si edhe të nipit 15-vjeçar, Filipit, me urdhër të Prefektit të Vlorës, u arrestuan dhe u internuan në kampin e përqendrimit në Zemun të Jugosllavisë. Koço Faudi, një shok i internuar së bashku me At Isainë, i cili u kthye i gjallë, tregon: “Në kampin e internimit përdoreshin tortura nga më barbaret, nëpër këto tortura kaloi edhe At Isaia, i cili në moshën 72-vjeçare, nga një barbarizëm i rëndë, ra ashtu siç do të dëshironte të binte çdo trim”. /Konica.al / KultPlus.com
Në fund të këtij viti përfundon 80% e punës për hartimin e fjalorit të ri të Gjuhës Shqipe. Puna kërkimore është mbyllur, dhe gjuhëtarët kanë në tavolinë 260.000 mijë fjalë, e këtu puna është bërë më e vështirë.
“260.000 mijë janë shumë për 100.000 mijë dhe keni parasysh se çdo të thotë për një gjuhëtar që të herë një fjalë është si të presësh një gisht”, tha Shezai Rrokaj.
Por, ndryshe nga veprat e tjera madhore të Gjuhës Shqipe, ky fjalor do ta kapërcejë standardin dhe do të përqafojë fjalët gegë e toskë, madje dhe ato arbëreshe.
“Ky fjalor duhet të jetë shtrati mbi të cilin duhet të ngrihet standardi i ri Gjuhës Shqipe. I zgjeruar, i pasuruar asnjëherë i mjaftueshëm”.
Por megjithëse Akademia e Shkencave ka ndërmarrë këtë projekt madhor, për gjuhën që është në lëvizje dhe ndryshim çdo ditë, Shqipërisë sipas Rrokajt i mungon korpusi i madh i fjalëve nga çdo sektor.
“Nuk kemi hedhur në një platformë kompjuterike fjali që përdorin shqiptarët në fusha të ndryshme, arti kinemaje, e me radhë kjo do të ishte një nga gjërat e mëdha që duhet të bëhet nga shteti”.
Brenda gjashtë mujorit të parë të 2024, Gjuha Shqipe do të ketë fjalorin më të madh të saj, që bashkon gjithë dialektet./Tv Klan/ KultPlus.com
“Pupëza” ka sjellë për herë të parë në gjuhën shqipe librin ‘Hana e re’ nga shkrimtari i madh Rabindranath Tagore, përcjell KultPlus.
Kjo vepër, vjen në botim krejt të veçantë, secili libër një punë dore teknikash të ndryshme, si në libërlidhje, ashtu dhe në ballinë e ilustrime tejet të veçanta, këto të fundit të krijuara nga fëmijët enkas për këtë botim.
Me një çiltërsi të skajshme, libri shpalos tregimet magjike pothuajse ninulla që mëkojnë shpirtin njerëzor.
Libri përmban edhe fjalimin e famshëm të Tagores të quajtur ‘Shkolla ime’, që tingëllon aq aktual e ndriçues për ditët tona.
Për nder të ‘Muajit të Rumit’, shpërndarja e librave fillon me 17 dhjetor.
Libri është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
Rabindranat Tagore, ishte poet, dramaturg dhe filozof indian. Ka shkruar më shumë se 1000 poema, 24 drama, tetë romane, dhe më shumë se 2000 poezi, një numër të madhe eseshë dhe proza të tjera. Poezia e tij çmohet për zgjim emocionesh, esetë për mendime të mëdha, a romanet për vetëdijesim të shoqërisë. Qëllimi i tij kryesor ka qenë lidhja e lindjes me perëndimin. Ai poezinë e vetë, e përktheu në gjuhën angleze.
Fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 1913. / KultPlus.com
“Standardi i gjuhës shqipe duhet të reformohet pa prekur bazën e toskërishtes nga dijetarë të mençur që iu rreh zemra shqip”. Këtë apeloi në një intervistë për A2 CNN, gjuhëtari Mehmet Elezi, pasi në të kundërt gjuha shqipe është e rrezikuar.
“Nuk jam kurrsesi për përmbysjen. Ky standard duhet të mbetet, por duhet të reformohet. Të ruhet baza toskërishte. Të mos preket, kjo është themelore. Ky standard të hapet të përpunohen rregulla që të hapet në mënyrë shkencore dhe jo kakofoni. Në përputhje me rregullat gjuhësore. Kjo është e domosdoshme, se sot ka ndodhur ndryshime marramendëse në të gjithë rajonin”, tha Elezi.
Duke theksuar domosdoshmërinë e reformimit të gjuhës shqipe, Elezi sjell në vëmendje historinë e dhimbshme të gjuhës latine, ku ajo zyrtare u shkëput nga ajo e folur dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë.
“Ka një përvojë historike të dhimbshme me latinishten, nëse e shohim si pasqyrë të mundshme të zhvillimeve në vendin tonë. Latinishtja zyrtare u shkëput nga ajo e folur popullore dhe kjo mbeti gjuhë e vdekur me të vdekurit dhe kjo është vetëm në libra, ndërsa nga latinishtja popullore u krijuan disa gjuhë si italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, rumanishtja.
Është rreziku në një të ardhme jo të shkurtër që të krijohet shkëputje dhe standardi të mbetet një gjuhë e ftohtë, e largët dhe kombi shqiptar të vuajë një përçarje gjuhësore, rrëmujë në mungesë të një standardi të mirëfilltë”, tha ai.
Një tezë të përafërt për reformimin e gjuhës shqipe, por edhe për shkëputjen e mundshme të saj sikurse asaj latine, kishte edhe Çabej, i cili theksonte domosdoshmërinë e një gjuhe shqipe për të gjitha trevat shqipfolëse. / KultPlus.com
Këtë fundjavë u mbajt në Selanik seminari për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Tema e këtij viti ishte “Shkëmbim përvojash, orë praktike mësimore në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, kryesisht për mësuesit e Greqisë”
Në seminar morën pjesë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipërisa, Kosova dhe pushteti lokal në Selanik.
Ndër temat që u prezantuan me shumë interes sidomos për mësuesit e mësimit plotësues në Greqi, ishte prezantimi i studimit “ Shqipja dhe greqishtja, ndikimi te njëra tjetra, duke u nisur nga përvoja e mësimdhënies te fëmijë dygjuhësh”, studim i përgatitur nga Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe, studiuese për çështje të dygjuhësisë dhe shumëkulturës në arsim dhe në shoqëri dhe prof.as.dr. Rozana Rushiti, Pedagoge e Sintaksës, Departamenti i Gjuhësisë, Universitetit i Tiranës.
“Objekti i studimit është parë brenda dygjuhësisë së emigracionit që karakterizohet nga fakti se fëmijët dygjuhësh (tipike për fëmijët dhe moshat e reja) duhet të përballojnë jashtë mjedisit familjar, përgjithësisht, njëgjuhësh (monoling), një gjuhë të ndryshme, që nuk e flasin domosdoshmërisht prindërit e tij ose që e flasin keq. Bëhet fjalë për një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, për fëmijët e emigrantëve ekonomikë që sot punojnë e jetojnë Greqi” shpjegoi për “Diaspora Shqiptare”, Konduri.
Qëllimi është për të kuptuar më mirë situatën e dygjuhësisë, ndikimet dhe interferencën mes dy gjuhëve: shqipes dhe greqishtes do duhet kuptuar shkalla e përvetësimit dhe e zotërimit të këtyre gjuhëve nga fëmijët shqiptarë, si dhe dhënia e disa përgjigjeve, në lidhje me pyetjet: Në ç’situata ligjërimore përdorin greqishten dhe në ç’situata shqipen?
Në ç’kushte i këmbejnë apo i alternojnë të dyja gjuhët?
Çfarë dukurish të ndërveprimit e ndikimit shfaqen në përdorimin e këmbyeshëm të dy gjuhëve?
“Për të shpjeguar këto çështje u ndalëm konkretisht në përvojat e mësimdhënies me fëmijët shqiptarë për të parë se si ndërveprojnë gjuhët që ata njohin e mësojnë. Rastet e studimit tonë u mbështeten në të dhënat nga materialet e mbledhura (detyra, ushtrime, diskutime, intervista) të fëmijëve shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe në shkollën shqipe të shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik, Greqi dhe nga të dhënat nga tri projekte te realizuara me ta në bashkëpunim me universitetin “Aristoteli” dhe universitetin e “Kretës”, shpjegon ajo.
Shumica e fëmijëve dygjuhësh nuk i përdorin në mënyrë të barabartë të dyja gjuhët: njëra gjuhë është më e rrjedhshme se tjetra, edhe në të folur, edhe në të shkruar, duke ndikuar te gjuha tjetër (ku si gjuhë dominante, të favorizuar jo domosdomërisht kanë shqipen, pasi si gjuhë e parë e tyre mund të jetë edhe gjuha e mjedisit, e vendit ku jetojnë, gjuha që përdorin në shkollë, pra greqishtja)
“Për fëmijët dygjuhësh, mësimi dhe përvetësimi i shqipes bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të të gjitha mjeteve gjuhësore që ata kanë në repertorin e tyre, pavarësisht nga niveli i zotërimit apo mënyra se si i kanë arritur ato njohuri. Një qasje e tillë pedagogjike jo vetëm lejon, por edhe inkurajon përdorimin e dy gjuhëve në klasë,për qëllime të mësimdhënies”, shpjegon më tej Konduri.
Me rritjen dhe shkollimin te fëmijët shfaqen jo vetëm mbizotërimi i njërës gjuhë në raport me tjetrën, diferencat gjuhësore, vështirësitë në nxënie, por edhe ndikimet që luajnë te këta fëmijë sistemet gjuhësore te njërës apo tjetrës gjuhë.
Problematikat e ndikimeve mbeten dhe shfaqen kryesisht tek ata folës të shqipes, psh, te studentë shqiptarë, që e mësojnë shqipen në moshë të madhe, që nuk ndjekin kurse të gjuhës shqipe, që e njohin shqipen vetëm nga mjedisi familjar dhe nga kontaktet që kanë pasur me këtë gjuhë gjatë vizitave të tyre në Shqipëri.
“Është normale që në gjuhë të ndryshme të kemi struktura gramatikore të ndryshme. Në këtë raste ndodh që ndikimi të jetë i dukshëm, sepse struktura gramatikore të njërës gjuhë janë të ngulitura në vetëdijen e folësve. Si rrjedhim, gjatë ligjërimit folësi dygjuhësh do të ketë prirjen të përdorë modelin që ai njeh më mirë, nga gjuha dominante e tij, pavarësisht se ky nuk është modeli i saktë në ligjërimin e gjuhës tjetër. Për t’iu mësuar sa më mirë gjuhën shqipe nxënësve dygjuhësh, përparësi marrin metodat e mësimdhënies. Nëpërmjet dygjuhësisë zbulohen jo vetëm interferncat mes dy gjuhëve, por dhe aftësia e shqipes për t’u përshtatur e për t’u përballur me gjuhët në kontakt”, përfundoi ajo./ Diaspora shqiptare / KultPlus.com
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për sjelljen në shqip të veprës së arkitektit më të famshëm të Dalmacisë, Andrea Alesit, me origjinë shqiptare.
Vepra kushtuar Andrea Alesit, me autor arkitektin kroat Andrija Mutnjakovic, do të vijë në shqip në muajin nëntor, nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorja e QKLL Alda Bardhyli dhe fotografi I njohur Luka Mjeda, president i Qendrës së Fotografisë Kroate.
Andrea Nikolle Aleksi, apo sic njihej në Kroaci, Adrija Alesi, ishte një arkitekt dhe skulptor I lindur në Durrës në 1425. Pas shpërnguljes së tij në Split (Dalmaci) ai arriti të bëhej një nga artistët më të mëdhenj të Rilindjes Dalmatine.
Karakteristikë e Andrea Alesit ishte që në punimet e tij, vinte mbishkrimin ku shënohej origjina e skulptorit. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtareve në Ankona të Italisë, i 1454 afreskeve të një kishe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit.
Pagëzimorja e Trogirit ndodhet në katedralen e Shën Lorencit. Por gjurmët e punëve të tij ndihen edhe në pallatet e Trogirit përreth, në atë të peshkopit Torlon dhe veçmas në pallatin përkundruall portës kryesore të katedrales, Palazzo di Coriolano Cippico, ku si kryevepër e Andrea Alesit shihet portali disakatësh me dritaret me tri harqe (trifore), në kapelën e Shën Gjonit etj. / atsh / KultPlus.com
Përkujtohet sot me rastin e 59-vjetorit të vdekjes gjuhëtari austriak dhe albanologu, Maximilian Lamberc (1882 – 1963).
Lamberci ishte mbledhës i folkloristikës, i mitologjisë, i të drejtës zakonore, i morfologjisë dhe i letërsisë shqipe. Ai ishte i vetmi anëtar i huaj i Komisisë Letrare Shqipe dhe ra në kontakt me gjuhën dhe kulturën tonë, duke marrë përsipër të ishte pjesë e gazetës “Posta e Shypnisë”, themeluar nga Gjergj Fishta.
Maksimilian Lamberci ishte një nga mbledhësit me baza shkencore të kulturës dhe të folklorit shqiptar, kryesisht të veriut të vendit.
I rikthyer në Shqipëri, me fillimin e Luftës së Parë Botërore do të jepte ndihmesën e tij për krijimin e rrjetit arsimor shqiptar, nën petkun e ushtarakut.
Në studimet e tij ka lënë një pasuri monumentale mbi kulturën shqiptare, e cila është shpërfaqur në veprat, si: vëllimi i “Këngëve Popullore Lirike dhe Epike Historike”, veprën mbi eposin e shqiptarëve, mbi përrallat e shqiptarëve, mbi arbëreshët e shumë studime të tjera të servirura në formë korrespondence me studiues të kohës dhe ne ditarin i tij.
Qe gjithashtu kreu i Institutit të gjuhëve indo-evropiane në Austri, ku gjuha dhe kultura shqiptare morën një vëmendje të madhe në optikën e studiuesve të rinj.
Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip, më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).
Mbajti kursin e gjuhës shqipe në Universitetin e Lajpcigut dhe hartoi një varg librash për mësimin e shqipes, një antologji të letërsisë shqiptare me përkthim gjermanisht e me një hyrje për gjuhën shqipe (1948, dy vëllime) dhe një kurs të gjuhës shqipe në tre vëllime (Fjalor shqip-gjermanisht, Antologji shqipe, Gramatikë, 1954, 1955, 1959).
Ka botuar edhe punime për sintaksën e shqipes. Ka shkruar artikuj e recensione vlerësuese për botime gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ka përkthyer dhe botuar të plotë gjermanisht veprën e Gj. Fishtës “Lahuta e Malësisë”, si edhe dramën “Toka jonë” të K. Jakovës.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto te tij, si edhe njoftimin mortor në gjuhën gjermane.