Hija e shpirtit tim

Poezi nga Federico García Lorca

Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon? /KultPlus.com

Edhe dashuria mund të vdesë

Poezi nga Federico García Lorca 

Sa të rënda janë ditët.
Në asnjë zjarr nuk mund të ngrohem,
nuk më qesh asnjë diell
çdo gjë është bosh

çdo gjë është e akullt e pa mëshirë
madje edhe të shtrenjtt yje të qarta
më shikojnë pa ngushëllim,
qysh kur kam kuptuar në zemrën time,
që edhe dashuria mund të vdesë. / KultPlus.com

Vetëm zemra jote e përflakët, asgjë tjetër më

Poezi nga Federico García Lorca.

Parajsa ime …

… një fushë pa bilbila e as lira,

me një lumë diskret dhe me një shatërvan.

Pa mamuze të erës sipër gjetheve të rëna

as edhe ylli s’dëshiron të jetë gjethe.

Një dritë e stërmadhe

që mund të ishte xixëllonja e një tjetre,

në një fushë me vështrime të liga.

Një pushim i qartë dhe puthjet tona atje,

në kumbimin e jehonës,

do të përhapej shumë larg.

Zemra jote e përflakët, asgjë tjetër më./KultPlus.com