Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin./ KultPlus.com
Frymzim’ i em i pafat, që vjen e më djeg mu në gji, për kë po më flet? për kë të shkruej? përse po më ban që kaq të vuej? pse vjen e më djeg mu në gji, frymzim’ i em i pafat?
Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë? 0 frymzim’ i em i ngratë, mjaft me plagë që s’kan shërim, leni të dergjen në mjerim, Njerzit s’duen ma trishtim, botës s’ia kande atë kangë të thatë, thot se mjell një farë të idhtë.
Far’ e idhtë… far’ e idhë… – 0 njerz të bimë nga far’ e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t’ju theri në ndjesi, t’ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë… porju t’ju bajë edhe ma zi.
Frymzim’ i em i pafat! Shporru ktej! Nuk të due! S’i due hovet tueja të nalta, as fluturimet… Nëpër balta… të ditve tona të shklas un due rrokë me njerzit që rrok nata./ KultPlus.com
…-pranvera erdhi… Neper ftyrat tona rreshqiti nje gezim dhe nder zemra tona ngriti nje fole, e nje jete e bukur e nje jete e re, me deshira te shumta,po buzeqesh ne lulezim.
…Dhe dallendyshja erdhi… Si shpirt n ekstaze, ne hovin e shejt u shtri me qiellin rroket,me diellin puthet, dridhen krahet ne hare~ mandej poshte versulet tue dhurue me cicerim pershendetje nje mije.
…Dhe vesa shkelqen… Ne nje pike t argjendt pasqyrohet jeta , terheqese si andrra dhe si vizatimi nder oret e hyjzimit,kur shperthen agimi e rrezet e arta rreshqasin nder fleta./ KultPlus.com
Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën, gëzimin ma fikën, si fantazma hikën ndër do bota të larta… Dy buzë si tëpërgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithën në buzë kur mu njitën andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trurin ma helmuen e në fund u mërguen… Dy buzë të kuqe, bukuri fatale, të një gruaje stërzane një pjsë zemre më nxorne, një pranverë të tanë më morne dhe gëzimin ma vodhne… Ato dy buzë të kuqe dhe dy lote të mija qenë shenja të dhimbjes, kur më vrau bukuria, kur më zu dashunia e më dogji rinia./KultPlus.com
Më plak mërzitja që vetmia më sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m’i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s’kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: – Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingëllim që në vetmi po e kaloj – dhe s’po dij a rroj e s’rroj. Sendet heshtin. – sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s’kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen./ KultPlus.com
Melodisë kombëtare U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit, qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit, i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi! Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen… Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen? Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen, që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?
Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun e njëjetese që dergjet e dergjet dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun…/ KultPlus.com
Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit të përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote./KultPlus.com
Poezi e shkruar nga Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti. mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin – janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
mjerimi tërbohet n’dashuni epshore. nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa, kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s’e don, por vetëm mallkon. vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet, don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet, atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.
mjerimi punon, punon dit e natë tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. shpërblim qesharak! për qindenjë afsh në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis s’ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë, dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë, mund që t’len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra. kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem – thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash. mjerimi ka motër ngushulluese gotën. në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle. e gota e turbull, gota satanike tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt kur njiqind i derdh një nga një në fyt. mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh, që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafësh.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt! mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë, t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. / KultPlus.com
Më plak mërzitja që vetmia më sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m’i mbështjell
që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s’kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: – Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingllim që në vetmi po e kaloj – dhe s’po dij a rroj e s’rroj. Sendet heshtin. – sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s’kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen./KultPlus.com
Melodisë kombëtare U vodh kanga nga zemra e kombit, shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit, qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit, i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi! Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen… Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen? Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen, që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?
Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun e njëjetese që dergjet e dergjet dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun… / KultPlus.com