“Mendoj për ty, të zhveshur në kuzhinë gjatë beharit, e përkulur mbi libër për të lexuar qartë”

“Të çlirojmë nga zgjedha kujtime” nga Yehuda Amichai

Ditëve si këto mendoj flladin ndër flokt’ e tu,
vitet që kalova para se ti të lindje,
përjetësinë që do të ndesh përpara teje,

plumbat që s’më vranë në betejë,
edhe pse vranë shokët e mi,
më të mirë se unë pasi
nuk jetuan përtej sikundër unë,
mendoj për ty, të zhveshur në kuzhinë gjatë beharit,
e përkulur mbi libër për të lexuar qartë
nën ndriçimin e ditës që dalëngadalë vdes.

Hidh një sy, kemi jetuar më shumë se një jetë,
tani duhet që ta peshojmë gjithçka
në kandarin e ëndrrave dhe të çlirojmë nga zgjedha
kujtime e ato ta përpijnë gjithë të tashmen.

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com