Sindromi i Hirushes: Kur fundi i lumtur nuk ka nevojë për një princ

Obsesioni me fundin e lumtur nuk duhet të ndikojë kurrë në të tashmen tonë, e cila, përkundrazi, duhet të jetohet intensivisht. Sepse tashmë e dimë që koha është shumë e çmuar për ta lënë të rrjedhë kaq shpejt, mes shqetësimeve të asaj që do të ndodhë.

Por është në rregull që të kemi ëndrra të mëdha dhe të jashtëzakonshme për nesër, me shpresën se do të jetojmë të lumtura përgjithmonë. Në fund të fundit, është e kuptueshme ta dëshirojmë këtë. Ajo që thjesht nuk është e pranueshme, është besimi se lumturia varet domosdoshmërisht nga dikush tjetër, nga ai princ simpatik që na shndërroi në Hirushen e papërsosur.

Sepse sado të mrekullueshme që përrallat e Disneyt janë edhe sot, është e kotë të mohosh se ishte faji i tyre për atë klishe pas të cilës po kapemi sot, për t’i dhënë kuptim jetës sonë: Princi Magjepsës do të mbërrijë dhe do të na shpëtojë, dhe pastaj do të na japë fundin e lumtur.

Asnjëherë nuk ka patur një mendim më të gabuar dhe të dalë mode, se sa ky. Megjithatë, disa prej nesh janë ende duke pritur të shohin që të vijë burri bjond me sy blu, i hipur mbi një kalë. Dhe ky është një fakt, deri në pikën që ekspertët kanë shpikur termin sindromi i Hirushes, për t’iu referuar të gjitha atyre grave që kanë frikë nga vetmia dhe që besojnë se u duhet një figurë për t’u kujdesur për to.

Këto Hirushe moderne jetojnë në besimin se kanë nevojë për një burrë që të arrijnë një fund të lumtur, të jenë të lumtura dhe të shpëtohen nga çdo situatë që i bën të pakënaqura. Por këto janë absolutisht fantazi që kanë si pasojë të drejtpërdrejtë lindjen e marrëdhënieve toksike dhe perverse, ku gruaja nuk bën gjë tjetër veçse idealizon burrin dhe e vendos atë në qendër të gjithë universit.

Sidoqoftë, sindromi i Hirushes është një situatë nga e cila mund të dilni, për sa kohë që punoni vazhdimisht me veten. Para së gjithash, ju duhet të promovoni autonominë dhe pavarësinë, madje edhe duke filluar gjëra të vogla si përkushtimi ndaj pasioneve ose hobeve. Filloni të bëni gjëra ekskluzivisht për veten tuaj, dhe vetëm.

Atëherë, njeriu duhet të ketë guximin të dalë nga zona e rehatisë, të prishë rutinën për të mësuar të njoh kufijtë e vet dhe t’i kapërcejë ato. Nuk ka nevojë të shqetësojmë plotësisht jetën e dikujt, por është e rëndësishme të fillojmë, edhe nga gjërat e vogla, duke ndryshuar zakonet, duke bërë diçka që nuk kemi pasur guximin ta bëjmë më parë. Edhe një udhëtim i vetëm, në këtë kuptim, është terapeutik.

Më në fund, ne duhet të punojmë për vetëvlerësimin dhe marrëdhënien që kemi me veten tonë. Sepse mbase dashuria do të vijë dhe do të jetë e bukur, por le të kujtojmë se ne para së gjithash jemi vetja. Dhe vetëm duke qenë të qetë me veten tonë, mund të jemi të qetë edhe me të tjerët. /bota.al/ KultPlus.com

Historia e një princi që tregon se dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë

Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua.

I ati i shqetësuar i thotë: ”Kur të vdes, do jesh ti Mbreti…por vetëm nëse je i martuar. Kështu thotë ligji, prandaj gjej grua biri im!”

Princi ndoqi këshillën e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbretërisë së tij. “Ajo më e denja do të më hyjë në zemër dhe do të jetë gruaja ime“, – përsëriste princi me vete.

Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta.

Mes tyre ishte dhe vajza e një prej shërbëtorëve të mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E ëma ishte munduar ta mbante më kot në shtëpi:

”Mos shko! Princi as sytë nuk do të ti hedhë, nuk mund të krahasohesh me të tjerat”. Por Kaori ishte e vendosur. “Do të shkoj në pallat nënë! E di që nuk do më zgjedhë, por të paktën do të kem kenaqësinë ta shoh princin nga afër.”

Princi doli përpara vajzave të mbledhura dhe tha: “Ju uroj mirëseardhjen të gjithave. Secilës nga ju do t’i jap një farë luleje dhe ajo që pas 6 muajsh do më sjellë lulen më të bukur do të bëhet gruaja ime, mbretëresha e ardhshme“.

Kaori mori farën e saj dhe sapo u kthye në shtëpi e mbolli në një vazo të madhe balte. Çdo ditë e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lagështia, nga rrezet e forta të diellit. E ëma kur e shihte tek kujdesej aq shumë mendonte:”Princi duhet të martohet me ty, vetëm për gjithë këtë dashuri dhe përkushtim që dhuron ”.

Kaloi një muaj dhe në vazo nuk kishte dalë as edhe një filiz. Asnjë! Kaori pyeti kopshtarë të vjetër, zbatoi keshillat e tyre por jo… asgjë nuk mbiu. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgjë! As edhe një gjethëz.

Kur mbërriti dita e takimit, Kaori gjithsesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenjë të dashurisë dhe përkujdesjes. ”Bija ime, mos shko!”- i persëriste e ëma që pa gdhirë. Çfarë mendon se do të thotë princi kur ta shohë vazon bosh?”

Pasi mbërritën në pallat Kaori u vu në rradhë me qindra vajza të tjera që mbanin në duar lule të mrekullueshme me aromë dehëse. Princi shihte me admirim çdo lule që kalonte para tij. Kur ju shfaq përpara Kaori, princi, gërmoi me kujdes baltën në vazo. Pas saj kaluan vajza të tjera, të gjitha shumë krenare për lulet e tyre te bukura.

Në fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do të bëhet vajza që mban në dorë vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnjë lule”. Vajzat reaguan të habitura: “Uaa, si kështu? Nuk është e drejtë! Çfarë vendimi është ky ?”

Princi me një levizje të dorës ju bëri shenjë të pushojnë dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja që ka ditur të rrisë lulen e ndershmerise. Është e denjë të bëhet mbretëreshë. Farat që ju dhashë ishin pa jetë, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”.

Kaori dhe Princi u martuan ditën e parë të pranverës… /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Katër vite nga ikja në amshim e kantautorit të njohur amerikan, Princ

Princ Rogers Nelson i njihur si Princi, ishte një këngëtar, këngë shkrues, intrumentist, producent dhe aktor amerikan. Princi është njohur si inovator, dhe ishte i njohur gjerësisht për punën e tij elektrike dhe me gamë të gjerë vokale. Ai është konsideruar gjerësisht si pionier i tingujve të Mineapolisit.

Muzika e tij integron një shumëllojshmëri të gjerë të stileve, duke përfshirë funk, rock, R&B, soul, psychedelia, dhe pop. Princi ka lindur në Mineapolis ku edhe zhvilloi një interes në muzikë, që kur ishte fëmijë, duke shkruar këngën e tij të parë kur ishte shtatë vjeç.

Albumi i tij i vitit 1979 u bë platin për shkak të suksesit të këngës “Why You Wanna Treat Me So Bad?” dhe “I Wanna Be Your Lover”. Ai u pranua në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2004, vitin e parë të drejtën e tij. ‘Rolling Stone’ e renditi Princi në numrin 27 në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Princi vdiq ditën e 21 prillit të vtit 206 në Minesota, në moshën 57-vjeçare. /KultPlus.com

‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Princi

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja. Rekomandimi për sonte është libri “Princi” me autorin Nichole Makiaveli.

Një nga veprat më të rëndësishme të mendimit politik dhe të suksesit të një invidi në shoqëri. Prej thuajse 5 shekujsh, kjo vepër e Makiavelit mban gjallë lexuesit në mbarë botën.

Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513, trajton se si merret pushteti, si konsolidohet dhe se duhet të sillet një sundimtar me armiqtë, aleatët dhe nënshtetasit e tij. Ekziston një moral për atë që duhet të nënshtrosh dhe një moral për atë që prin, që shfrytëzohet nga përgjegjësia për të mbajtur në këmbë një shtet të qëndrueshëm e në dobi të të gjithëve.

Konsiderohet që përmes këtij libri, Makiaveli, çliroi politikën nga barra e moralit përmes formulës së njohur të tij: “Qëllimi e arsyeton mjetin”. Përmes kësaj vepre, llogaritet se Makiaveli ka vendosur bazametet e asaj që më vonë njihet si drejtim politik: Realpolitika.

Kjo vepër është intepretuar dhe vazhdon të jetë shumë e cituar edhe sot pavarësisht se kanë kaluar aq shumë kohë nga botimi i saj, nën kushte të jashtëzakonshme, marrë parasysh ndikimin religjioz që ka ekzistuar asokohe kur vepra është shkruar dhe botuar me shumë guxim nga mendimtari italian. / KultPlus.com