William Faulkner: Nuk ka asnjë formulë për të shkruar mirë

Më 3 gusht të vitit 1987, Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një pullë postare me foton e shkrimtarit William Faulkner. Pulla u përurua në Oksford, Misisipi, ku Faulkner kishte punuar si poster nga viti 1921 deri në në vitin 1924, kur u pushua nga puna pas akuzave për neglizhencë.

William Faulkner (1897 – 1962) ishte shkrimtar amerikan nga New Albany, Misisipi, dhe laureat i Çmimit Nobel për letërsi më 1949; ai shkroi romane, tregime, drama, poezi, ese dhe skenarë. William Faulkner u lind në New Albany, Misisipi, më 25 shtator 1897. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Faulkenri shkëlqeu në klasën e pare fillore, anashkaloi klasën e dytë, dhe vazhdoi mirë nëpër klasat e tretë dhe të katërt. Por, duke filluar diku në klasën e pestë, Faulkner u bë një fëmijë shumë i tërhequr. Kjo solli rënie në mësime. Në një intervistë me revistën Paris Review në vitin 1956, Faulkner u shpreh: “Nuk ka asnjë formulë për të shkruar mirë … Shkrimtari i ri është budalla nëse ndjek një teori për t’u bërë shkrimtar.

Mëso nga gabimet e tua; njerëzit mësojnë vetëm duke gabuar..dhe artisti i vërtetë beson se askush nuk është mjaft i mirë për t’i dhënë atij këshilla. Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s’e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës.

Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin “Mushkonjat”. Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për “kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan”. Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Hollivud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes./Hejza/KultPlus.com

William Saroyan: Mundohuni të jeni gjallë

Çështja e stilit gjithmonë shkakton debat, por për mua është gjëja më e thjeshtë në botë. Një shkrimtar mund të ketë, në fund të fundit, një nga dy stilet: shkruan në një mënyrë që nënkupton se vdekja është e pashmangshme, ose shkruan në një mënyrë që nënkupton se vdekja s’është e pashmangshme. Çdo stil i përdorur nga shkrimtarët ndikohet prej njërit nga këto qëndrime ndaj vdekjes.

Nëse shkruani sikur besoni se, në fund të fundit, ju dhe të gjithë të tjerët e gjallë do të vdisni, ka gjasa që të shkruani me një stil mjaft të thjeshtë. Në të kundërt, do të prireni të keni stil me fjalë të mëdha apo me lajle-lule. Nga ana tjetër, për të mos qenë budallenj, duhet të besoni se sa është e pashmangshme vdekja, po aq e pashmangshme është edhe jeta. Kjo do të thotë, toka është e pashmangshme dhe njerëzit dhe gjallesat e tjera në të janë të pashmangshme, por që askush s’mund të qëndrojë në tokë shumë gjatë. Juve nuk ju duhet të jeni kaq tragjikë në mënyrë melodramatike. Në të vërtetë, mund të jeni po aq zbavitës sa të doni. Të shkruarit është një nga gjërat në thelb argëtuese dhe ka të gjitha mënyrat për t’ju bërë të qeshni. Nëse ju kujtohet që të gjallët janë po aq të mirë sa të vdekurit, do të mundeni të perceptoni shumë gjëra që ju bëjnë për të qeshur me sjelljet e tyre që ndoshta s’do t’i kishit perceptuar kësisoj nëse s’do të besonit se do të ishin po aq të mirë edhe të vdekur.

Sidoqoftë, sipas meje, këshilla më e çmuar për një shkrimtar është kjo: përpiquni të mësoni të merrni frymë thellë, ta shijoni vërtet ushqimin kur hani dhe kur të flini, flini tamam. Mundohuni sa më shumë të jeni plotësisht të gjallë, me gjithë forcën tuaj; kur të qeshni, qeshni me shpirt dhe kur të zemëroheni, tregohuni zemërmirë, por zemërohuni. Mundohuni të jeni gjallë. Se për të vdekur, mos kini merak, në mos sot, nesër./Hejza/KultPlus.com

Walker takohet me Kryeministrin Kurtin, ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri  Albin Kurti, priti në një takim miqësor, ambasadorin William Walker.

Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

William Shakespeare: Dashuria e vërtetë fillon kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë

Më poshtë gjeni disa nga shprehjet e autorit William Shakespeare:

Mungesa jote ndihet më shumë se prania e kujtdo tjetër.

Frikacakët vdesin mijëra herë, ndërsa guximtarët e provojnë shijen e vdekjes një herë të vetme.

Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi.

Duaji të gjithë, besoju pak vetave e mos i bëj keq njeriu.

Ka ç’të thotë luani, kur përreth tij ka veç gomerë që pëllasin.

Dashuria e vërtetë fillon kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë.

Shumë zhurmë për asgjë.

Nuk ke ç’të zgjedhësh mes mollëve të kalbura.

Porsi rrezet e një qiriu të vogël që mbërrijnë larg në errësirë, ashtu në një botë të ligë ndriçon një vepër e mirë.

Është gjë e mirë të zotërosh një forcë gjigantësh, por është tirani nëse e përdor si gjigant.

Fatkeqësia i bën njerëzit ta ndajnë shtratin me partnerë të çuditshëm.

Nëse dikush do të bënte një vit pushim, argëtimi do të ishte po aq stresues sa puna.

Unë e konsideroj botën për atë që është: një teatër ku secili duhet të recitojë pjesën e tij.

Poezia më e vërtetë është ajo më fallcoja.

Për të njohur mirë të tjerët duhet më parë të njohësh vetëveten.

Njerëzit ia mbyllin derën në fytyrë një dielli që perëndon.

Asnjë virtyt nuk mund të krahasohet me nevojën.

Kush më vjedh kuletën, më vjedh diçka pa rëndësi. Paratë ishin të miat, u bënë të tijat, kanë qenë skllave edhe të shumë të tjerëve; por kush më merr nderin, më vjedh diçka që atë vetë nuk e pasuron, por mua më le më të vërtetë të varfër.

Ndarja është një dhimbje kaq e ëmbël saqë do të të thoja natën e mirë deri në mëngjes.

Jeto për të qenë mahnia dhe admirimi i kohës sate.

Mjerimi nuk vjen vetëm si pararojë, por i shtrirë si batalion.

Miqësia është besnike në gjithçka, përveçse në ndere dhe në çështje dashurie.

E kush është ai që vdes pa marrë me vete edhe një shkelm, dhuratë të një miku?

Të paktë janë ata që dëshirojnë të dëgjojnë për mëkatet që u pëlqen të bëjnë.

Po të trajtohej çdokush sipas meritës, kush do t’i shpëtonte kamxhikut?

Budallai beson se është i mençur, ndërsa i mençuri e di fort mirë që është budalla.

Fama është si rrethi i ujit që zgjerohet gjithnjë, derisa si rrjedhojë e zgjerimit, shpërbëhet në asgjë.

Çfarë ne quajmë trëndafil, do të mbante të njëjtën aromë të këndshme edhe me një emër tjetër.

Komedianët nuk janë të aftë të mbajnë sekrete, tregojnë çdo gjë.

Mjafton vetëm bukuria për të joshur sytë e njerëzve, pa nevojën e oratorëve.

Jeta është si një përrallë e trilluar nga një i çmendur: plot mahni e vrull, por pa domethënie.

I çmendur është njeriu që i flet hënës. I pamend, njeriu që nuk ia vë veshin.

A nuk e di që jam femër? Kur mendoj duhet të flas.

Fatkeqësia bën që një orë të duket e gjatë sa një ditë.

Jemi të bërë nga e njëjta substancë me ëndrrat.

Ne mund t’i mbyllim hesapet me të shkuarën, por e shkuara s’i mbyll hesapet me ne.

Nuk ka pasur kurrë një filozof që të mund të duronte dhimbjen e dhëmbëve qetësisht.

Çdokush mund të durojë një dhimbje, përveç atij që e ka.

Nëse nuk mban mend që dashuria të të ketë shtyrë të bësh as çmendurinë më të vogël, atëherë nuk ke dashuruar kurrë.

Dashuria është e verbër dhe të dashuruarit nuk mund të shohin çmenduritë e ëmbla që ata bëjnë.

Çmenduria është si dielli që shëtit të gjithë botën dhe nuk ka vend ku nuk ndriçon.

Bukuria i tundon hajdutët më shumë se ari.

Brishtësi, emri yt është femër.

Jepja gjithkujt veshin tënd, por pakkujt zërin tënd.

Çdo ankth që tani duket vdekjeprurës nuk krahasohet me të humburit ty./KultPlus.com

‘O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë’

William Shakespeare njihet si shkrimtari i cili artin poetik e ngriti në majat më të larta.

Sonte, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij:

-I kam rrëzuar muret me krahët e dashurisë, sepse pengesat prej guri nuk mund ta ndalin vrullin e dashurisë.

– Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër arrin të bësh me dashurinë.

– O dashuri fuqiplotë, që nganjëherë kafshën e bën njeri dhe njeriun kafshë.

– Qesh me dashurinë ai që nuk ka qenë burgosur kurrë prej saj

– Të gjithë të dashuruarit betohen se do të bëjnë shumë më tepër se sa kanë mundësi dhe nuk kryejnë as atë që është e mundur. / KultPlus.com

‘Zemrën askujt mos ia fal krejt’

Poezi nga William Butler Yeats
Përktheu: Orjela Stafasani

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’andrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gja e bukur asht veç nji knaqësi
andrruese, e kandshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e ambël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonja
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka ba?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi. / KultPlus.com

‘A e dëgjon zërin tim me sytë e tu’

Soneti i dashurisë së William Shekspirit 23

Ashtu si aktori që i ndrojtur,
Humb fillin e një roli të njohur prej kohësh,
Si ai i çmenduri që, duke rënë në zemërim,
Me tepricë të forcës humbet vullneti, –

Kështu që unë hesht, nuk di çfarë të them,
Jo sepse zemra është ftohur.
Jo, më vulos buzët
Dashuria ime nuk ka kufi.

Pra, lëreni librin t’ju flasë.
Lëreni atë, ndërmjetësuesi im i heshtur,
Vjen tek ju me rrëfim dhe lutje

Dhe i drejti kërkon shpagim.
A do t’i lexosh fjalët e dashurisë memec?
A e dëgjon zërin tim me sytë e tu?./ KultPlus.com

‘Mos u frikëso nga madhështia: disa kanë lindur madhështor, disa e arrijnë atë, dhe disave u dhurohet’

Ndoshta dramaturgu, poet e shkrimtar më i miri i të të gjitha kohërave, Shekspiri konsiderohet si ‘Hero’ i Anglisë.

Çfarë ju nuk dini për Shekspirin, është se ai nuk ishte vetëm një shkrimtar por edhe një biznesmen. Ai me partnerët e tij ndërtuan një teatër të quajtur ‘Globi’ dhe investuan në pasuri të patundshme.

Këto investime i fituan atij para dhe kohë, kështu mundej të punonte i qetë në shfaqjet e tij.

Ja ku janë 10 thënie të Shekspirit:

1. “Mos harxho dashurinë në dikë që nuk e vlerëson atë.”

2. “Duaj të gjithë, besoj disa, mos i bëj keq askujt.”

3. “Ferri është bosh, gjithë djajtë janë këtu.”

4. “Mos u frikëso nga madhështia: disa kanë lindur madhështor, disa e arrijnë atë, dhe disave u dhurohet.”

5. “Nuk ka asgjë të mirë ose të keqe, të menduarit e përcakton atë.”

6. “Zoti të ka dhënë një fytyrë, dhe ti i krijon vetës një tjetër.”

7. “Nëse jemi të vërtetë ndaj vetës, nuk mund të jemi falso ndaj askujt tjetër.”

8. “Nuk është në duart e yjeve të mbajnë fatin tonë, por në duart tona.”/unikportal/KultPlus.com

‘Sa kohë njerëzit rrojnë e syri sheh, sa herë vargjet të thuhen, ti aty je’

Magjinë e penës së tij, Shekspiri, e derdh në vargjet e sonetit të 18, një nga sonetet më të njohura e më të dashura për dashamirët e poezisë, shkruan KultPlus.

Dashuria dhe bukuria e personit të zemrës së Shekspirit, krahasohet me ditët e bukura të verës, me kujtime e paharrueshme që të dhuron stina e bukur.

Soneti 18: A të të krahasoj me një ditë vere?

“Të të krahasoj me një ditë vere?

Por, ti je më e ëmbël, më e bukur.

Erërat shkundin gonxhet e majit

dhe vera ikën kaq e shkurtër.

Syri i parajsës shpesh nxehtë shkëlqen,

por nganjëherë ja sheh arin mbuluar

dhe vrenjtja botës bukurinë ja rrëmben,

rastësisht a nga natyr’ e lodhur, munduar.

Por vera jote kurrë nuk do venitet,

as do humbasë bukurinë që të përket,

s’do krenohet vdekja se ti rend mes hijesh,

në vargun tim përjetësia të pret.

Sa kohë njerëzit rrojnë e syri sheh

Sa herë vargjet të thuhen, ti aty je.” / KultPlus.com

459 vite nga lindja e William Shekespeare, autorit mbi të cilin ngritet Identiteti i Evropës Historike

William Shakespeare ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.

Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri ndër shkrimtarët me te famshëm ne botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfolës dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita.

Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.

Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:

  • Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të njohur janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“.
  • Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si: ”Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.
  • Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe shkroi disa nga tragjeditë më të mëdha që janë kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë: “Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”.
  • Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i madh i tërhequr në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjikomedi. 

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611, edhe pse kronologja e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare./KultPlus.com

‘Zemrën askujt mos ja fal krejt’

Poezi nga William Butler Yeats

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’ândrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gjâ e bukur âsht veç nji knaqësi
ândrruese, e kândshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e âmbël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjâ
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka bâ?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi.

Përktheu:Orjela Stafasani/KultPlus.com

William dhe Kate publikojnë imazhin e kartolinave të Krishtlindjes

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar imazhin e tyre zyrtar të kartolinave përpara festave të Krishtlindjes, që i tregon ata të kapur për dore me fëmijët e tyre në fshat, shkruan BBC.

Princi William dhe Catherine janë fotografuar duke ecur me princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis në një ditë me diell në Norfolk.

Fëmijët veshin bluza dhe pantallona të shkurtra me mëngë të shkurtra, ndërsa prindërit e tyre janë të veshur me xhinse dhe atlete.

Ato janë marrë nga Matt Porteous, i cili ka dokumentuar familjen në të kaluarën.

Është bërë një traditë e përvitshme që familja mbretërore të zbulojë se cilat nga fotografitë e tyre të preferuara kanë zgjedhur për kartolinat që dërgojnë çdo Krishtlindje.

Fotoja e mbretit Charles dhe Camilla është bërë në mbledhjen e malësisë mbretërore në Braemar më 3 shtator, kur ai ishte ende Princi i Uellsit.

Mbretëresha Elisabeth vdiq pesë ditë më vonë, në moshën 96-vjeçare. Nuk dihet saktësisht se kur është bërë fotoja e Princit William dhe Catherine këtë vit.

Ky vit vjen në një kohë të rishikimit të marrëdhënieve të Princit William me vëllain e tij, Harry, gjatë publikimit të serialit kontrovers të Netflix. / KultPlus.com