Kritikohen vajzat e “Pussycat Dolls” për “porno të pastër”

Grupi i popit “Pussycat Dolls” ribëri një tjetër performancë të nxehtë mbrëmjen e shkuar, pavarësisht kritikave të marra për paraqitje jashtëzakonisht të ekzagjeruar në veshjet e vajzave.

Grupi i cili është ribashkuar sërish, e përbëhet nga këngëtarët Nicole Scherzinger, Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Carmit Bachar dhe Jessica Suttatook, u rishfaqën në skenë e sollën prapë shumë kritika nga shikuesit, të cilët janë kundër veshjeve të tilla sipas tyre jashtëzakonisht ekstravagante.

Disa njerëz e vlerësuan paraqitjen e tyre, disa të tjerë rrudhën buzët, e për disa shikues ajo çfarë vajzat bënë ishte “porno e pastër”. /KultPlus.com

Ribashkohen Pussycat Dolls

Pussycat Dolls janë rikthyer së bashku dhe kanë dhënë performancën e tyre të parë live për herë të parë pas 10 vjetësh.

Grupi i vajzave u ribashkua në skenën e finales së “The X Factor”, të shtunën në Londër, Angli/

Nicole Scherzinger, e cila është gjyqtare në shfaqjen e konkursit të këndimit, u shoqërua nga Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Jessica Sutta dhe Carmit Bachar.

Grupi performoi hitet e tyre si “Buttons”, “When I Grow Up”, “Don’t Cha” dhe të tjera. Klan Kosova / KultPlus.com

https://youtu.be/dY09peNVVLc