Elon Musk po mendon ta lë punën e tij

Elon Musk  është shprehur se po mendon që të lerë punët që ka dhe të bëhet influencer, pasi shiti thuajse 1 miliardë dollarë aksione të Tesla-s. Musk iu drejtua 65.8 milionë ndjekësve të tij në Twitter duke i pyetur nëse mendonin se ideja e tij për të lënë pozicionet që mban aktualisht është e mirë apo jo.

Deklarata vjen në një kohë kur Elon, një nga njerëzit më të pasur në botë, shiti një pjesë të madhe të aksioneve ë prodhuesin gjigant të automjeteve elektrike.

“Po mendoj të lë punët e mia dhe të bëhem influencues me kohë të plotë, si mendoni?” shkroi Musk në postimin e tij në Twitter.

Nuk dihet se sa serioze ishte pyetja e tij, por Musk i cili është po ashtu edhe themeluesi i kompanisë së raketave Space X, është shprehur në një video-konferencë në janar se do të jetë në krye të Tesla-s edhe për disa vite. /abcnews.al/ /KultPlus.com

“A ka kuptim t’i bësh nder dikujt që tregohet mosmirënjohës?”, pyeti studenti dhe mori përgjigjen e jetës

Pse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?

Kushedi sa herë e keni pyetur veten, por kjo është tema e diskutimit të lirë për sot, – u tha profesori i filozofisë studentëve që po dëgjonin me vëmendje.

Një student nga mesi i sallës e ngriti menjëherë dorën për të pyetur:
“Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta drejtuar fatin nga vetja, unë kam parë dhe dëgjuar për njerëz që mbajnë hajmali të ndryshme për këtë qëllim, patkonj, katërfilë etj?”

Profesori qëndroi pak sekonda ashtu si pa folur, duke vështruar nëse dikush donte të shtonte diçka pastaj u përgjigj:
Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.

Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:

Sekreti për të pasur shumë fat në jetë është të bësh mirë pa dallim.

E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.

Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu:
Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?

Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, u përgjigj profesori.

Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.

Pra këshilla është:
“Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!”
Duket se funksionon vërtetë.
A ju ka ndodhur juve të tjerëve? / KultPlus.com