Hapet thirrja për financim të projekteve kinematografike në Shqipëri

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njoftoi hapjen e thirrjes për financim të projekteve kinematografike për festivale filmi dhe javë filmi brenda vendit.

QKK bëri me dije në njoftimin e saj se do të pranohen në konkurrim projektet që përmbushin rregullat e përcaktuara në rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Sipas QKK shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte në këtë konkurrim duhet të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2023.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se aplikimi i projekteve do të bëhet online në faqen: www.filmcoproduction.com dhe afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 5 maj ora 14:00.

QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. / atsh / KultPlus.com

Filmat shqiptarë së shpejti në Wikipedia

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka nënshkruan marrëveshjen me Open Labs për pasqyrimin në Wikipedia te të gjithë informacionit mbi kinemanë shqiptare, shkruan KultPlus.

Projekti WikiFilmat SQ synon të përmirësojë informacionin rreth industrisë së filmit shqiptar në platforma të dijes së hapur si Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata. Burime cilësore të informacionit do ofrohen nga partneri kryesor i projektit që është Qendra Kombëtare e Filmit.

Open Labs është komuniteti që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, standartet e hapura teknologjike, privatësinë online dhe fuqizimin e domeinit publik dhe licensave alternative të veprave kreative si Creative Commons.

Wikimedia Community User Group Albania është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia të Shqipërisë të cilët janë të interesuar të organizojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete outreach në nivel kombëtar duke përfshirë Galeritë, Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë./ KultPlus.com

Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë hapë aplikimin për projektet të ndryshme kinematografike si dhe për projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production, shkruan KultPlus.

Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurrim.

1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurrim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

1. Të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet online në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (online) do të jetë data 15.09.2018. /KultPlus.com