Petrit Çarkaxhiu publikon këngën më të re, ‘Ra ni fjollë n’synin tem’ (VIDEO)

Grupi i njohur ‘Jericho’, njihen për tekstet e tyre të veçanta të cilat brenda vetes gërshetojnë herë një mister rreth një bote të panjohur, e herë vijnë në formë revolte mbi sistemin, shkruan KultPlus.

Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, sot ka pubikuar këngën e tij më të re të titulluar “Ra ni fjollë n’synin tem”.

Këngën Çarkaxhiu e ka paralajmëruar ditë më parë në mediat online.

Bashkangjitur KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës:

Ra ni fjollë n’synin tem

Ra ni fjollë n’synin tem
M’erdhë si nuri shpirti jem
Zbardhi kodrat e mërzisë
Mjelli farën e dashnisë

Ku je konë që 1000 vjet?
Sërri zemrës oshtë ka t’pret
Si Mexhnuni për Lejlanë
I harroi krejt shka o knoë

Se kisha ditë madhninë e Hakit
Çfarë hedije Ai m’çoi
N’gjoksin tond m’qeli sabahi
Frymën tande ta ndigjoj / KultPlus.com