‘Kur do të pushojë ma kjo kangë’ (VIDEO)

“Jericho” është një rok grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta, shkruan KultPlus.

Muzika e tyre është përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit te Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë, i cili flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, ku, shpesh përdoret edhe në poemat epike shqiptare. Të gjitha këngët e grupit trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit.

Grupi “Jericho” njihet për shumë këngë si: ”Zgjohu”, ”Tomlin e nonës”, ”Kur do t’pushojë kjo kangë”, ”Albanian Rhapsody” e shumë të tjera.

Sot po e risjellim këngën e tyre me titull “Kur do t’pushojë kjo kangë” me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur në Prishtinë.

Kur do të pushojë ma kjo kangë
Mërzinë kjo bukuri dot nuk e thanë

2x
Sytë mu kan ronu
Zemër rri me mu

Në vena gjaku i djallit po më lëviz
Duart i hap e muret po i grithë

2x
Sytë mu kane ronu
Zemër ri me mu
 / KultPlus.com

“Natë e gatë mu osht’ ka m’pret, yll e hanë ku ke tretë?”

“Natë e Gatë”, është një këngë krejt e veçantë që e këndon vokalisti i rock grupit të njohur Jericho, Petrit Çarkaxhiu, shkruan KultPlus.

Me tekst të Fahredin Shehut, videoklipi ka ardhur nga Stambolli, kur këngëtari pati qëndruar asokohe.

“Natë e gatë” vjen në bashkëpunim me muzikantë turq, ndërsa melankolia që përçohet është tejet unike.

“Natë e gatë”

Edhe sot rash’ në gaflet,
Kush është ai qe m’jep gajret!
Zoti jem ku ke mbetë?
A nuk ma hek’ ti këtë siklet?

Natë e gatë mu osht’ ka m’pret!
Yll e hanë ku ke tretë?
Zoti jem ku ke m’betë?
A nuk ma hek’ ti këtë siklet?

Mos hup ymyt prej Mshirës teme!
Haberdarin ta dërgoj.
A e harrove Madhninë teme,
Afër teje tek qëndroj! / KultPlus.com

Petrit Çarkaxhiu publikon këngën më të re, ‘Ra ni fjollë n’synin tem’ (VIDEO)

Grupi i njohur ‘Jericho’, njihen për tekstet e tyre të veçanta të cilat brenda vetes gërshetojnë herë një mister rreth një bote të panjohur, e herë vijnë në formë revolte mbi sistemin, shkruan KultPlus.

Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, sot ka pubikuar këngën e tij më të re të titulluar “Ra ni fjollë n’synin tem”.

Këngën Çarkaxhiu e ka paralajmëruar ditë më parë në mediat online.

Bashkangjitur KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës:

Ra ni fjollë n’synin tem

Ra ni fjollë n’synin tem
M’erdhë si nuri shpirti jem
Zbardhi kodrat e mërzisë
Mjelli farën e dashnisë

Ku je konë që 1000 vjet?
Sërri zemrës oshtë ka t’pret
Si Mexhnuni për Lejlanë
I harroi krejt shka o knoë

Se kisha ditë madhninë e Hakit
Çfarë hedije Ai m’çoi
N’gjoksin tond m’qeli sabahi
Frymën tande ta ndigjoj / KultPlus.com

‘Gurë o për gurë kullën tonë prap ta marojmë, vakti ka ardhë marrën prej shpisë me përzonë’ (VIDEO)

Grupi i muzikës rok, “Jericho” është i njohur për këngët, vargjet e të cilave na kthejnë në retrospektivë dhe na bëjnë t’i kujtojmë vuajtjet e popullit tonë, shkruan KultPlus.

Kështu, anëtarët e këtij grupi zgjedhin artën si formë revolte, për të shfryrë atë që shumica dëshirojnë ta përçojnë por s’kanë zë.

“Kanga jonë” është një ndër to, e cila flet për dhimbjen e mbarë popullit tonë, duke bërë thirrje për unfikim dhe një lloj revolucioni.

KultPlus ua sjell videoklipin dhe tekstin e këngës “Kanga jonë”:

Nona po vet: “Ku i kom djemt’ o ku m’kanë mbetë?”
N’pragun e shpisë, marre e madhe na ka prekë
Gurë o për gurë, kullën tonë jonë tu e rrzu
Kthehmuni djem, nonën qysh bon me harru

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë
Çohu mor vlla, sot oshtë dita tjetër nuk ka
Nona po thirrë, lot’ e vajit dojnë m’ju tha

Gurë o për gurë, kullën tonë prap ta marojmë
Vakti ka ardhë, marrën prej shpisë me përzonë
O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë
Mos …

Sa shpejtë vitet kaluan
Kjo këngë kujtimin ma sjellë
Sa lehtë të gjithë ne harruam
Dhembjen që kishim njëherë

Këngët që bashkë i këndonim
Mbetën jehonë në kujtim
Të gjithë këndojnë të vetmuar
I vetëm është Vendi Im

Veq edhe njëherë të ecim
Dhe t’jemi bashkë si dikur
Zemra për zemrën e tjetrit
Të jetë për ne si flamur

Dora që zgjat kur rrëzohem
Është ajo që ne na mban
Mos e lejo të harrohet
Se nuk kemi tjetër vatan / KultPlus.com

Petrit Çarkagjiu performon në festivalin e këngës në RTSH (VIDEO)

Festivali i 59-të i Këngës është duke u mbajtur aktualisht në Tiranë. Përpos këngëve konkurruese të cilat kanë marrë zë gjatë natës së sontme, ka qenë edhe Petrit Çarkagjiu si i ftuar special i kësaj nate shkruan KultPlus.

Në skenën e magjishme të Festivalit të Këngës mu në sheshet  kryeqyteti shqiptar Çarkagjiu ka performuar këngën e tij Vajza e Tokave të Diellit.

Çarkagjiu përpara performimit theksoi se spoti i kësaj kënge i cili është xhiruar në Stamboll ka kapur disa nga pamjet më piktoreske të këtij vendi, që në zhurmën e përditshme dhe grumbullin e madh të njerëzve nuk mund të vërehen./ KultPlus.com

Petrit Çarkaxhiu publikon këngën më të re, ‘Drenushë e trembur’ (VIDEO)

Grupi i njohur ‘Jericho’, njihen për tekstet e tyre të veçanta të cilat brenda vetes gërshetojnë herë një mister rreth një bote të panjohur, e herë vijnë në formë revolte mbi sistemin, shkruan KultPlus.

Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, para pak minutash ka pubikuar këngën ‘Drenushë e trembur’.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Askush s’të njeh si të njoh unë

Askush s’të puth si të puth unë

Askush s’ti di dhimbjet pa fund

Askush s’ti njom plagët si unë

Por ti je një drenushë e trembur plot frikë

E çfarë mund të bëjë shpirt kur ti vetëm ikë

Në gurra e përroje shpëtimin kërkon

Por çdo gëllenjkë që pi veç më shumë të lëndon

Askush s’më njeh si më njeh ti

Askush s’më puth si më puth ti

Askush si ti dhimbjen s’ma di

Askush s’mi njom plagët si ti

Por unë jam si një drerë i trembur plot frikë

E çfarë mund të bësh shpirt kur unë vetëm ikë

Në gurra e përroje shpëtimin kërkoj

Por çdo gëllënjkë që pi veç më shumë më lëndon

Askush s’të njeh si të njoh unë

Askush s’të puth si të puth unë

Askush s’ti di dhimbjet pa fund

Askush s’të do si të desha unë./ KultPlus.com

Petrit Çarkaxhiu publikon këngën më të re, ‘Vajza e Tokave të Diellit’ (VIDEO)

Grupi i njohur ‘Jericho’, njihen për tekstet e tyre të vecanta të cilat brenda vetes gërshetojnë herë një mister rreth një bote të panjohur, e herë vijnë në formë revolte mbi sistemin, shkruan KultPlus.

Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, para pak minutash ka pubikuar këngën ‘Vajza e Tokave të Diellit’.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Në ty, dëgjoj zërin e Nilit, në një natë të Egjiptit, një vend plot magji
Në ty, shekujt janë të mbështjellur, me misterin e heshtur, si një mrekulli

Në ty, kur valët të tërbohen, dhe anijet fundosen, dua të mbytem në ty
Në ty, të prek fundin e detit, të nxjerrë gurë të sedefit, t’i puth nji nga nji

Në ty, dëgjoj zërin e Tigrit, nga një kopsht i Babelit, në një natë me yjësi
E ti, me at’ shikimin e etur, dhe furtunën e heshtur, rrëmbeve gjithësine

Për ty, t’gjitha mbretëritë u humbën, dhe kur fronet u tundën, u verbuan sytë
Për ty, nje shënjtorë humbi vetën, dhe kur dijet u tretën, një tempull ngriti për ty

Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë në zjarrin tim
Ibrahim vellau im, më rrëzo idhullin tim

Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë ne zjarrin tim
Ibrahim vëllau im, më pastro tempullin tim. / KultPlus.com

“Sa shumë m’ka marr malli për një kangë të vjetër” (VIDEO)

KultPlus, sot po e sjellë “Kanga e ashikëve” nga Jericho interpretuar nga vokalisti Petrit Çarkaxhiu.

Kjo këngë e publikuar në maj të vitit 2016-të, është një ndër këngët më të veçanta që ka grupi Jericho, i formuar në vitin 1997.

Muzika dhe teksti nga Petrit Çarkaxhiu, aranzhmani JERICHO, vokal & ritem Kitare Petrit Çarkaxhiu, kitara e pare Leonard Canhasi, bas kitare Suad Jamini, bateri Visar Rexha, kavall Shaqir Hoti, cifteli & sharki Afrim Sadiku dhe lodër Shaqe Hoxhaj.

Kjo këngën vjen e shoqëruar nga një videoklip mjaft interesant me dy aktorët shqiptar Sylejman Lokaj dhe Fisnik Zeqiri.

Sa shume m’ka marr malli
Për ni kange te vjeter
Ni kavallit zonin t’ja nigjoje
E t’i knoj dashnise si ashik i vjeter
Fjal’t e hakit t’i kujtoje
Neper hallka t’nalta burrat tuj kendue
Emrin tond shume tu e permen
N’kete dynja garip jon ashikat e tu
Afer vetit bonju ven
Ftyrat sikur hana naten kur rrezon
Nuri zbardhi zemren, neve drite na bon
Fal i kofsha kti rahmeti, oj fare e dashnise
Bone Zot zemren teme venin e lumnise
Dul sabahi e na agoi shkrete
Shkun ashikat zemrat na lan vet
Hajde sonte t’rrijme bashke more vlla
Për hater t’ashkit sofren ta shtrojme na
Me muhabet naten ta bojme sabah
Se prej dynjas kush don me ik
Me emer t’hakit bohet ashik

Petrit Çarkaxhiu këndon melodinë të cilën ia kushton basistit të ndjerë Suad Jamini (VIDEO)

Kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur ka ndërruar jetë basisti i rock-grupit Jericho, Suad Jamini, duke lenë një zbrazëti të madhe tek ky grup dhe tek të gjithë ata që e njohën shpirtin e punën e tij.

Vokalisti i grupit, Petrit Çarkaxhiu, mbrëmë ka interpretuar këngën të cilën Jamini e donte shumë por që nuk arriti ta incizonte. Çarkaxhiu tutje ka shtuar se këtë këngë ia kushton atij dhe se nata e Bajramit mbetet një nga netët më të vështira për ta.

“N’kete nate t’madhe te Bajramit e kujtojme Sukin … me kangen qe e deshti shume e qe mezi s’pritke me inçizu! Le te mbetet kange per ty! Po na mungon shume, oshte nate e gate per neve”, ka shkruar vokalisti i grupit Petrit Çarkaxhiu në rrjetin social Facebook, shkruan KultPlus.


NATE E GATE”

Edhe sot rashe ne gaflet
Kush oshte ai qe m’jep gajret
Zoti jem ku ke mbet
A nuk ma hek ti kete siklet

Nate e gate mu oshte ka m’pret
Yll e hàne ku ke trete
Zoti jem ku ke mbet
A nuk ma hek ti kete siklet

“Mos hup ymyt prej mshires Teme
Haberdarin ta dergoj
A e harrove Madhnine Teme
Afer teje tek qendroj”

Jericho ndezë Tiranën me “Tomlin e nanës” (VIDEO)

Këngëtari i njohur Petrit Çarkaxhiu është prezantuar në Tiranë, përkatësisht në Tulla Center i cili ka mbledhë një audiencë të madhe, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje ai ka përzgjedhur këngën “Tomlin e nanës” që ta këndojë si këngën e fundit për mbrëmjen e së martës, këngë që konsiderohet të jetë hiti më i madh i këtij grupi.

Grupin Jericho e ka përcjellë në këndim e gjithë audienca, ku kjo atmosferë shihet edhe nëpërmjet videos. Në këtë mbrëmje përpos Jericho është prezantuar edhe grupi tjetër kosovar “Oborri”/KultPlus.com