Ringo Starr anulon turneun pas testit të dytë pozitiv me Covid-19

Ringo Starr ka anuluar pjesën e mbetur të turneut të tij në Amerikën e Veriut, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, për herë të dytë në dy javë.

Ish-bateristi i ”Beatles”, 82 vjeç, tha se ”fansat ishin… ishin po aq të befasuar sa unë”.

”Jam i sigurt se do të befasoheni po aq sa unë, se u testova sërish pozitiv me Covid-19”, shkroi ai duke shpërndarë edhe një foto në Twitter.

“Pjesa tjetër e turneut ka përfunduar. Paqe dhe dashuri, Ringo”, shton ai.

Ai dhe grupi i tij ”All Starr” ishin detyruar të anulonin shfaqjet në Winnipeg, Saskatoon, Lethbridge, Abbotsford, Penticton, Kanada dhe Mystic Lake Casino në Minesota, për shkak të testimit pozitiv.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 17: Ringo Starr is seen at “Jimmy Kimmel Live” on February 17, 2022 in Los Angeles, California. (Photo by RB/Bauer-Griffin/GC Images)

Sëmuret Ringo Starr i Beatles, anulon koncertet

Ringo Starr i Beatles dhe grupi i tij, All-Starr, u detyruan të anulonin një koncert pasi bateristi u sëmur.

Grupi All-Starr i Ringos do të performonte në New Buffalo, Michigan, të shtunën disa orë pasi u njoftua anulimi.

Një zëdhënës i grupit zbuloi se sëmundja e 82-vjeçarit nuk lidhet me COVID-19, por ata nuk e konfirmuan diagnozën e tij.

Sëmundja e tij misterioze ka prekur zërin e tij.

Grupi do të performojë të dielën në mbrëmje në Prior Lake, Minesota, por me gjendjen e Ringos, nuk është e sigurt nëse ata do të vazhdojnë.

Ringo festoi ditëlindjen e tij të 82-të në fillim të korrikut. Ai ka pasur një vit të ngarkuar pasi ai dhe grupi i tij përfunduan pjesën e parë të turneut të tyre “Pranverë 2022” në fund të qershorit në Florida, transmeton Klankosova./ KultPlus.com

Duke përcjellur mesazhin e tij vjetor, bateristi legjendar Ringo Starr feston ditëlindjen e 82-të

Ringo Starr, njëri nga anëtarët e grupit të famshëm “The Beatles” feston sot ditëlindjen e 82-të, shkruan KultPlus.

Starr do të mbledhet në Los Anxhelos për ngjarjen e tij vjetore të ditëlindjes së Paqes dhe Dashurisë me familjen, miqtë dhe shokët e tij të bandës dhe duke dërguar mesazhin e tij.

Kujtojmë se ai së bashku me anëtarët tjerë të grupit kanë arritur majat në vitet 60-70 me shumë këngë dhe performanca që i kanë bërë të njohur kudo në botë. /KutlPlus.com

Bateristi legjendar Ringo Starr feston 80-vjetorin e lindjes

Ringo Starr, njëri nga anëtarët e grupit të famshëm “The Beatles” ka festuar sot ditëlindjen e 80-të. Për shkak të pandemisë u anulua festa që bateristi zakonisht e organizonte për miqtë me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan KultPlus.

Starr thotë se këtë vit do të festojë ndryshe për shkak të pandemisë, megjithatë ai është i lumtur që gjendet mes miqsh.

Kujtojmë se ai së bashku me anëtarët tjerë të grupit kanë arritur majat në vitet 60-70 me shumë këngë dhe performanca që i kanë bërë të njohur kudo në botë. /KutlPlus.com