Rita Ora në kastin e ‘Beauty and the Beast’: Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja këtë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora duket se ka nisur vitin 2022 mjaft mbarë, duke u bërë pjesë e një kaste të mrekullueshme aktorësh, shkruan KultPlus.

Ora nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ajo do t’i bashkohet serialit “Beauty and the Beast”.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja “Beauty and the Beast” me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka falenderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e gjithë kësaj.

“Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit Disney+, skuadrës time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjes time menaxhuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t”, ka thënë Ora. / KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron filmin e saj të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora përpos këngës është e njohur fillimisht edhe si aktore

Tanimë me disa role në bagazhin e saj artistik, Rita ka paralajmëruar premierën e filmit të saj me të ri që do të vije pas tetë ditësh.

Këtë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Oh La La edhe tetë ditë para se të lansohet filmi i ri. A i keni marrë biletat?”, ka shkruar Ora.

Ende nuk dihet se për cilin film është fjala, por Rita paraqitet në filmin “Wonderwell”, i cili pritet të lansohet së shpejti. /KultPus.com