Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora duket se ka nisur vitin 2022 mjaft mbarë, duke u bërë pjesë e një kaste të mrekullueshme aktorësh, shkruan KultPlus.
Ora nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ajo do t’i bashkohet serialit “Beauty and the Beast”.
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2022/02/273405387_317599033752387_7555142297497604918_n-819x1024.jpg)
“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja “Beauty and the Beast” me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, ka shkruar ajo.
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2022/02/273426096_546068839714184_331809296485252906_n-819x1024.jpg)
Ajo tutje ka falenderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e gjithë kësaj.
“Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit Disney+, skuadrës time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjes time menaxhuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t”, ka thënë Ora. / KultPlus.com
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2022/02/273476413_323825046343043_1276262379502430977_n-820x1024.jpg)