Ndërprehen xhirimet e “The Batman”, Robert Pattinson rezulton pozitiv me koronavirus

Aktori Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv për koronavirus, për çka filmi “The Batman” ku ai kishte rolin kryesor, është suspenduar, ka njoftuar Vanity Fair dhe Hollywood Reporter, të enjten.

Studioja Warner Bros ka thënë se “një anëtar” i produksionit kishte rezultuar pozitiv duke mos dhënë emër.

Vanity Fair dhe Hollywood Reporter kanë shkruar se personi pozitiv është Pattinson, ylli i filmit.

Filmi me producent Matt Reeves, ka rifilluar xhirimet ditë më parë pas gati 6-muajsh pauzë për shkak të pandemisë me koronavirus.

“The Batman” do të duhej të shfaqej në qershor të vitit 2021, por është shtyrë për në tetor për shkak të situatës. / KultPlus.com

Sipas shkencës, Robert Pattinson është mashkulli më i bukur në botë

Në 2019-tën Bella Hadid u zgjodh si femra më e bukur në botë nga “Daily Mail”, ndërsa këtë vit Robert Pattinson është caktuar si “mashkulli më i bukur”.

“Daily Mail” e bën këtë përcaktim nga kirurgu kozmetik Julian De Silva, i cili mbështetet në shkencën e raportit të artë të bukurisë, transmeton Shekulli.

Raporti është një masë e përsosmërisë fizike, që është përshtatur nga artistët dhe arkitektët e Rilindjes Evropiane për të krijuar kryeveprat e tyre. Sipas profesorit Kendra Schmid nga Universiteti i Nebraska-s në një fytyrë të përsosur gjatësia e veshit është e barabartë me gjatësinë e hundës dhe gjerësia e një syri është e barabartë me distancën midis dy syve.

Në bazë të kësaj u zbulua se Robert Pattinson është 92.15% afër raportit të artë të bukurisë. Pas tij u renditën Henry Cavill me 91.64%, Bradley Cooper me 91.08%, Brad Pitt me 90.51% dhe George Clooney me 89.91%. / KultPlus.com

Robert Pattinson dëshiron rikthimin e “Twilight”

Robert Pattinson po flet me agjentët e tij për të sjellë një film të ri të “Twilight”.

Dhjetë vite pas daljes së filmit të parë që rezultoi një sukses ndërkombëtar aktori dëshiron të rishfaqet me rolin e tij të pavdekshëm Edward Cullen.

Pattinson ka luajtur rolin e vampirit adoleshent në “Twilight”. Ai aktroi me Kristen Stewart, e cila vinte me rolin e Bella Swan dhe ata qëndruan të lidhur për katër vite.

Pavarësisht mënyrën së ndarjes së dy yjeve, pasi Kristen e tradhtoi me regjisorin Rupert Sanders, Pattinson nuk e vë në mëdyshje idenë për tu kthyer në sagën e “Twilight”.

“Unë po flas me agjentët e mi për këtë. Jam gati të rikthehem përsëri për të luajtur filmin“- tha ai për “Variety”./KultPlus.com