Për shkak të shiut, shtyhet meçi i boksierit Robin Krasniqi

Për shkak të reshurave të shiut, janë shtyrë meçet e boksit të cilat ishin paraparë të nisin në orën 19:00 në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, meçet janë shtyrë për të paktën gjysmë orë, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se sonte, boksieri Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë ndoshta meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme.

Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda./KlanKosova/KultPlus.com

Hakerat misteriozë në rolin e ‘Robin Hood’, dhurojnë në internet paratë e vjedhura

Një grup hakerësh, po cilësohen si Robin Hood të teknologjisë, pasi po dhurojnë paratë e vjedhura për bamirësi. Hakerët e “Darkside” pretendojnë se kanë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, por tani duan të “bëjnë botën një vend më të mirë”.

Në një postim në “rrjetin e zi”, ata postuan fatura 10.000 dollarëshe në donacione Bitcoin për dy organizata bamirësie. Njëra prej tyre, Children International, deklaroi se nuk do t’i mbajë paratë.

Kjo lëvizje po shihet si një zhvillim i çuditshëm, si moralisht ashtu dhe ligjërisht.

Në postimin e datës 13 tetor, në blog, hakerët pretendojnë se ata sulmojnë vetëm kompanitë e mëdha fitimprurëse, që do të thotë se sulmet mbajnë peng sistemet e Teknologjisë Informative (TI) të organizatave, derisa të paguhet një shpërblim.

“Ne mendojmë se është e drejtë që disa nga paratë që kompanitë kanë paguar do të shkojnë për bamirësi. Pavarësisht sa keq mendoni për punën tonë, ne jemi të kënaqur të dimë që ndihmuam për të ndryshuar jetën e dikujt. Sot ne dërguam donacionet e para”, thuhet në postimin e hakërreve.

Kriminelët kibernetikë postuan donacionin së bashku me faturat e taksave që morën në këmbim të 0.88 Bitcoin, që u kishin dërguar dy organizatave bamirëse, The Water Project dhe Children International.

Por ndërsa, Save the Children nuk pranoi ndihmë, Water Project, e cila punon për të përmirësuar aksesin në ujë të pastër në Afrikë, nuk u është përgjigjur kërkesave për komente.

Grupi i hakerëve Darkside është relativisht i ri në skenë, por në mënyrë aktive po zhvasin fonde nga “viktimat e tyre kibernetike” dhe ka prova se mund të kenë lidhje edhe me grupe të tjera, përgjegjëse për sulmet e profilit të lartë ndaj disa kompanive./ KultPlus.com