“Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova, duke shkuar ku të tjerët më kërkonin, humba”

Thëniet më të mira të Rumit.

Nektari i poezisë perse, Rumi, mban një peshë të madhe të filozofisë universale se njeriu kalon nën një proces të gjatë të njohjes së egos hyjnore. Rruga që ai ndoqi për ta gjetur hyjnoren pasqyrohet në thëniet e tij.

Rumin, bota e njeh si poet të madh, i cili prej kohësh është bërë poeti universal i shpirtrave që kërkojnë dashurinë dhe gëzimin e jetës.

Emri i tij i vërtetë është Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, për shkak të vendlindjes së tij në Balkh të Persisë.

E gjithë materia në univers i nënshtrohet këtij ligji dhe kjo lëvizje beson te një shtysë e brendshme që Rumiu e quan dashuri, për të evoluar dhe për të kërkuar kënaqësinë te hyjnorja prej së cilës ka burimin.

Për Rumiun, Zoti është baza dhe qëllimi i të gjithë ekzistencës.

Ai nuk ishte i interesuar me anën shkencore të teorive dhe nuk kishte lidhje me biologjinë evolucionare që Darvini e solli më pas.

Rumiu ishte i interesuar për evolucionin shpirtëror të një qenieje njerëzore: njeriu që nuk njeh Zotin është i ngjashëm me një kafshë dhe njohja e vërtetë e bën atë hyjnor. Ky i fundit e përcaktonte dashurinë si një fuqi magnetike që e lartëson jetën.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur… për t’u lutur!

Gjithçka në univers ndodhet brenda teje. Kërkoje çdo gjë prej së brendshmi.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën, derisa të hapet.

Pse qëndron i burgosur, kur dera është krejtësisht e hapur?

Arsyeja është e pafuqishme në shprehjen e dashurisë.

Po ti? Kur do e nisësh atë Udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?

Flladi i agimit ka sekrete për të të zbuluar. Mos fli sërish!

Dje isha i zgjuar dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur dhe dua të ndryshoj veten time.

Shkëlqe, sikur gjithë Universi të ishte i yti.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Në fund të jetës, aty ku ka mbetur vetëm fryma e fundit, nëse ti vjen, do të ngrihem dhe do të këndoj…

Engjëlli është i lirë për shkak të diturisë; bisha për shkak të injorancës. Mes të dyve, mbetet biri i njeriut që i duhet të përpiqet e luftojë.

Kur bën gjëra prej shpirtit tënd, ndjen një lumë gëzimi brenda teje.

Ekziston një zë, që nuk përdor fjalë. Dëgjoje!

Dëgjo me veshët e tolerancës! Shiko me sytë e dhemshurisë! Fol me gjuhën e dashurisë!

Nëse kërkon shpirtin, bëhesh Shpirt. Nëse kërkon ushqim, bëhesh ushqim. Bëhesh ajo çka kërkon.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse tregohesh shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Heshtja është gjuha e Zotit. Gjithçka tjetër është përkthim i keq.

Mjaft veprove sikur je kaq i vogël. Ti je Universi në lëvizje prej ekstaze.

Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty.

Mos vajto. Çdo gjë që ti humbet, të vjen përsëri në një tjetër formë

Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullimat

Injoroji ata që të bëjnë të ndiesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes.

Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar. / KultPlus.com

Disa nga thëniet më të mira nga Rumi

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. /KultPlus.com

Përtej dashurisë

Poezi e shkruar nga Rumiu.

Në qoftë se nuk di të duash,
Mëso të duash,
Patjetër përpiqu të duash
Çdo gjë që të sheh syri,
Çdo gjë që percepton,
Çdo gjë që mund të imagjinosh
Duaje, duaje,
Të duash mëso
Edhe çdo gjë që dëgjon,
Çdo gjë që ndodhet në këtë univers…
Asgjë të shëmtuar s’ka në këtë botë,
Asgjë, pale sa e rëndomtë të të duket,
Një insekt sa i vogël po as ai
i shëmtuar nuk është,
Një fije bar merre në dorë
Sa e brishtë a nuk e sheh?
Duaj lulet, gurët, retë,
Çdo gjë me formën, ngjyrën, kuptimin e saj,
Duaje, duaje,
Mëso të duash,
Përpiqu të duash,
Bota për dashurinë tënde është krijuar,
Më parë mëso dashurinë,
Shiko një vogëlush,
Sa i mrekullueshëm,
Mendo dhe ata që e sollën atë në jetë,
Sepse kjo botë është krijuar për dashuri,
Duaji njerëzit,
Ata për të mos qenë vetëm
Pranë teje të jenë
Për këtë, vërtetë për këtë,
Janë krijuar,
I gjithë universi
Me zinxhirë të dashurisë është lidhur,
Prandaj edhe ti,
Të japësh dashuri mëso!
Sepse dije, në shpirtin tënd,
Për të gjitha këto paska vend,
Mos harro,
Bota vetë trembet nga njerëzit
Pa dashuri,
Dhe nga frika,
Prej tyre largohet,
Apo më e keqja, ju bëhet armike,
Prej vetes i largon,
Duaje edhe vdekjen,
Mëso ta duash që të dish se ka një Përjetësi…
Dhe nëse të duash mësove,
Edhe të tjerëve duhet t’ua mësosh,
Që me sekretin e mrekullueshëm të kësaj bote,
Njerëzimit t’i shërbesh…