“Feja ime është dashuria, çdo zemër është tempulli im”

Thënie nga Rumi:

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. / KultPlus.com

Rumi: Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet

Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin. Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore.

Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave.

Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

– “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë”

– “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve”

– “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër”

– “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten”

– “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?”

– “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima”

– “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët”

 – “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja”

– “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju”

– “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar”

– “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet”

– “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”

– “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër”

-“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?”

– “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty”

– “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”. / KultPlus.com

814 vite nga lindja e poetit persian, Rumi

Kanë kaluar më shumë se 800 vjet nga lindja e Rumi-t, një mistik, poet, filozof dhe teolog sufist i shekullit të 13-të, i lindur më 30 shtator 1207, por ndikimi i Rumiut nuk e ka humbur kurrë lidhjen e tij me tokat që ai e bekoi.

Si një ceremoni e tillë e veçantë u organizua në Lahore, kryeqyteti krahinor i provincës Punjab të Pakistanit, nga ‘Minhaj-ul-Quran International’, një organizatë joqeveritare që punon në mbi 100 vende të globit për të festuar Rumin.

Një numër i madh i burrave dhe grave u mblodhën para ‘Gosha-e-Durood’, një dhomë e veçantë lutjesh në organizatë që është një kopje e varrit të Rumiut në Konia, një provincë në jug të kryeqytetit të Turqisë, Ankara, në rajonin qendror të Anadollit.

Mevlana, në botën anglishtfolëse, zakonisht quhet Rumi, për shkak të Anadollit, vendit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të mëvonshme. Në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe Turqi, ai zakonisht quhet Mevlana ose ndonjë variant tjetër i Mawlana, që do të thotë “mjeshtri ynë”.

Varri i Rumi-t të madh të Islamit dhe xhamia e tij shoqëruese, në Konia, Turqi. (Foto e Shutterstock)

Gjatë ceremonisë speciale, u lançua një libër audio nga Tahir-ul-Kadri mbi pamjen fizike të Profetit Muhamed.

Njerëzit me telefon dhe email dërgojnë kërkesat e tyre për t’u lutur në dhomë dhe më vonë përzgjidhen sipas shërbimit të radhës të parë në grupe nga gjashtë deri në shtatë persona në një ndërrim. Deri tani, më shumë se 4 miliardë përshëndetje janë thirrur.

Dhoma e lutjeve u hap në vitin 2007 me një kosto totale prej 3.5 milion dollarë.

Banorët veshin një fustan të veçantë, si një dervish, gjatë ndërrimeve të tyre tetëorëshe dhe gjithashtu agjërojnë ndërsa luten.

“Ashtu si Rumi, unë gjithmonë dua të përhap mesazhin e dashurisë dhe paqes në shoqëritë dhe komunitetet. Nëse mund të fitoj paqen e brendshme, automatikisht do të marr paqen e jashtme dhe do ta shndërroj jetën time në një parajsë,” tha Mohsin Rasool, një besimtar që reciton Darood Shareef. / KultPlus.com

‘Çdo moment në jetë përmban qindra mesazhe nga Zoti’

Disa thënie nga Rumi.

“Çdo moment në jetë përmban qindra mesazhe nga Zoti”.

“Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën tënde, derisa ajo të hapet”.

“Fuqizo fjalët, jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo stuhia”.

“Kura e dhimbjes gjendet tek vetë dhimbja”.

“Dje isha i zgjuar, ndaj doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, ndaj dua të ndryshoj veten time”.

“Disa njerëz janë si vetë parajsa. Bëhu mik me ta”.

“Kur ti i bën gjërat nga shpirti yt, ti fillon të ndjesh një lumë kënaqësie brenda vetes”.

“Plaga është vendi nga ku drita hyn tek ty”.

“Ji falenderues për këdo që hyn në jetën tënde, sepse kushdo është dërguar si një guidë nga sipër”.

“Detyra jote nuk duhet të jetë kërkimi i dashurisë, por kërkimi dhe gjetja e çdo barriere brenda vetes tënde që ti e ke ndërtuar për të mbajtur larg dashurisë”.

“I dashur shpirt, mos u jep vlera të larta njerëzve, përpara se ata t’i meritojnë ato. Ti ose do t’i humbasësh ata, ose do të shkatërrosh vetveten”.

“Çdo gjë që është bërë e bukur, e drejtë dhe e dashur, është bërë për sytë e atyre që mund të shohin”./ bota.al