Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019, shkruan KultPlus.
Ceremonia u
mbajt në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi.
Juria
profesionale e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si
vijon:
1. Çmimi
Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” ju nda Sabile Keçmezi –
Basha;
2. Çmimi
për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” shkoi për Rrahman
Paçarizin për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizin për
veprën “Përsëri mars”;
3. Çmimi
për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” ju nda Xhevdet Bajraj për
vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për
vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;
4. Çmimi
për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” shkoi
për Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;
5. Çmimi
për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër
Bogdani” shkoi për Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të
Mustafa Halifas; dhe
6. Çmimi
për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” ju nda Januz
Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.
Gjatë kësaj
ceremonia, ministrja Vlora Dumoshi u zotua që do të punojë më shumë që
letërsinë tonë ta çojnë përpara.
“Do të punojmë më shumë dhe do qëndrojmë prapa si Ministri e Kulturës që letërsinë tonë ta çojmë përpara sepse nuk ka më të bukur sesa letërsia jonë”, tha Dumoshi/ KultPlus.com