Filmi ‘Salon’ i regjisorit Terziqi përzgjidhet që të marrë pjesë në dy festivale ndërkombëtare

Regjisori Zgjim Terziqi po vazhdon suksesshëm të rrugëtojë me filmat e tij nëpër botë. Pjesë e shumë festivaleve e çmimeve nëpër festivale të ndryshme, Terziqi kësaj radhe ka shënuar një tjetër sukses, shkruan KultPlus.

Filmi i tij i metrazhit të shkurtër ‘Salon’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në konkursin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Linz, i cili do të mbahet nga 12 deri me 15 Nëntor në Austri.

Gjithashtu filmi i metrazhit të shkurtër është ftuar që të konkurroj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Bottrop që do të mbahet në Gjermani nga 11 deri ne 18 Nëntor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e regjisorit Zgjim Terziqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Filmi i shkurtër katërmbëdhjetë minutësh “Salloni”, nëpërmjet komedisë së zezë sjellë para publikut dy tema që kanë hasur në diskutime, por jo në zgjidhje, sidomos në vendin tonë.

I tërë rrëfimi i këtij filmi zhvillohet në sallonin e bukurisë “Mata Hari”, ku nusja e cila po rregullohej për dasmën e saj, shoqërohet nga diskutimi i grave me versionet e tyre kontradiktore, të lexuara në media, rreth gruas që një natë më parë kishte vrarë burrin e saj./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/zgjimt/posts/10157928046573435

Filmi i metrazhit të shkurtër “Salloni” do të shfaqet në edicionin e ri të DokuFestit

Filmi i metrazhit të shkurtër “Salloni” me regji të Zgjim Terziqit do të shfaqet në edicionin e sivjetmë të DokuFestit, që mbahet nga data 7 deri më 25 gusht, shkruan KultPlus.

Edicioni i 19-të i DokuFestit do të mbahet online për shkak të pandemisë covid-19.

Laji është bërë i ditur në faqen e festivalit.

“Salloni” pati premiera botërore nëpër vende të ndryshme, ndërsa kasta e tij përbëhet nga aktorët: Armond Morina, Irena Cahani, Xhejlane Terbunja, Anisa Ismajli, Njomëza Fetiu, Igballe Qena, Sheqerie Buqaj, Marigona Përvetica, Lurni Krasniqi dhe Jara Saqipi. /KultPlus.com

Filmi “Salloni” me premierë evropiane në Torino Film Festival

Me regji dhe skenar nga Zgjim Terziqi dhe producente Valmira Q. Hyseni, filmi i metrazhi të shkurtër “Salloni” që premierën botërore e kishte në muajin gusht në edicionin e 37-të të Rhode Island International Film Festival, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon rrugëtimin në disa festivale ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Në  “Lobo Fest – International Film Festival”, i cili po mbahet në Brasilia të Brazilit, në edicionin e 6-të të festivalit online të filmave “Colortape International Film Festival” në Brisbane të Australisë, në edicionin e 18-të të “Dhaka International Film Festival” që mbahet në Dhaka, në Bangladesh, dhe jo vetëm, në disa nga këto festivale është edhe garë.

Por, para pak minutash producentja e filmit, Valmira Hyseni ka njoftuar se filmi “Salloni” do të ketë premierën evropiane në edicionin e 37-të te Festivalit të filmit në Torino. “Salloni” do të jetë pjesë e programit special “All you need is short”, së bashku me 6 filma të tjerë, duke u shfaqur në datë 23 nëntor.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se do të kemi premierën tonë Evropiane në Festivalin e Mrekullueshëm të Filmit në Torino. Ne gjithashtu do të garojmë për disa çmime të Tregut të Shkurtër në Torino. Ne inkurajojmë të gjithë ata që janë në Torino për festivalin, të vijnë në ekran dhe të na takojnë”, thuhet në njoftim.

“Salloni” është një film i shkurtër, 14 minuta, i cili trajton një temë sociale në Kosovë nëpërmjet komedisë së zezë. Tek sa një nuse është duke u rregulluar për natën e dasmës në një sallon bukurie, familja dhe vjehrra e saj janë duke diskutuar për një vrasje të mbrëmshme ku një grua vrau burrin e saj. Ato kanë variante konfliktuoze të rrëfimit, por një gjë është e qartë, një grua e vrau burrin e vet. Cilat janë motivet dhe arsyet e saj, dhe çka në fakt ndodhi, mbetet të zbulohet. Ky film vë në dy pozicione një martesë me rezultate fatale dhe ditën e dasmës së një vajzë që ka ardhur të rregullohet në një sallon bukurie.

Në këtë film luajnë aktorët: Armond Morina, Irena Cahani, Xhejlane Tërbunja, May-Linda Kosumovic, Anisa Ismajli, Njomëza I. Fetiu, Bibi Qena, Sheqerie Buqaj, Marigona Pervetica, Lurni A Krasniqi dhe Jara Saqipi.

Pjesa tjetër e ekipës përbëhet nga: ko-producentet -Agon Syla dhe Petrit Ukëhajdaraj, drejtor fotografie- Almir Đikoli, inzhinier i zërit- Pellumb Ballata, montazher – Essat Fejza, muzika- Andrra, skenografia- Burim Arifi dhe Blendina Xhema, kostument- Hana J. Zeqa, grimi- Fiona Abdullahu, kolorist- Faris Dobrača, operatori i zërit- Nok Selmani, asistente e kostumeve- Lana Çitaku, asistent i kamerës- Milot H. Bunjaku, fotografe në set- Dea Buleshkaj, ndriçues- Arton Ademi, asistent skene- Azem Hoti dhe Blin Katona, best boy- Donat Krasniqi, grip- Driton Pacolli.

Filmi është mbështetur nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Filmi “Salloni” me premierë botërore në festivalin kualifikues për Oscar

Me regjia dhe skenari nga Zgjim Terziqi dhe producente Valmira Q. Hyseni, filmi i metrazhi të shkurtër “Salloni”, do të ketë premierën botërore në edicionin e 37-të të Rhode Island International Film Festival, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus. 

RIIFF është festival kualifikues për Oscar (në tri kategori), BAFTA dhe Canadian Screen Awards, i cili do të mbahet nga 6 deri më 11 gusht. 

Filmi ”Salloni” është pjesë e garës ‘Narrative Shorts’ ku është përzgjedhur nga 6500 aplikime.