Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ i arbëreshëve të Kalabrisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.

Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.

Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku, Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Begajn me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Begaj shprehu mirënjohjen  e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj”, u shpreh presidenti, “që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”

La Fazani me ‘Oj Kosovë’ shpallet fitues i Festivalit të Këngës

La Fazani me “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës, shkruan KultPlus.

Juria në përbërje me: Alma Bektashin- kryetare, dhe anëtarët Ulja Sjostrom, Adi Hila, Alban Nimani, Zake Prelvukaj kanë shpallur fitues të Festivalit të Këngës La Fazanin me “Oj Kosovë”.

Në natën e sotme, kanë interptetuar 10 finalistët të cilët u përzgjodhën në dy netët e kaluara:

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”

Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”

Angus Dei me “Një zemër për dy”

La Fazani me “Oj Kosovë”

Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”

Nita Latifi me “Marrëzi”

Neki Emra me “Heroi im”

Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”

Saranda Alija me “Mendoj ku je”

Klea Dina me “Trenat”/KultPlus.com