Shtatori më i ngrohtë në Francë që nga viti 1900

Franca ka regjistruar shtatorin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të motit në vitin 1900.

”Sipas vlerave paraprake, shtatori i këtij viti ishte 3,6 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e viteve 1991 deri në 2020, me një temperaturë mesatare prej 21,5 gradë Celsius”, tha shërbimi i motit ”Météo France”.

Në disa vende, ishte edhe më shumë se 4,0 gradë Celsius më ngrohtë se mesatarja afatgjatë.

Shtatori ishte pothuajse po aq i ngrohtë në Francë këtë vit sa ishte në qershor.

Në fillim të muajit ka pasur valë të nxehti me temperatura mbi 30 gradë Celsius në pjesë të mëdha të vendit.

Dhe në fund të muajit temperaturat në Francë do të rriten sërish, sipas parashikimeve.

Në gjysmën jugore të vendit temperaturat do të ngjiten mbi 30 gradë Celsius./ atsh/KultPlus.com

Adrian Berisha ju drejtohet fëmijëve në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit: Nuk jeni vetëm, mos u dorëzoni

Shtatori shënon muajin e ndërgjegjësimit të fëmijëve të prekur nga sëmundja e kancerit. Ndërkaq, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, pikërisht për të shënuar këtë muaj janë ndezur dritat në kupolat e Bibliotekës, përcjell KultPlus.

Kjo nismë u organizua nga Komuna e Prishtinës, ndërkaq me një mesazh tejet prekës, erdhi drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndau me ndjekësit e tij historinë e tij personale si një fëmijë i prekur nga kanceri.

Berisha, ndër të tjera bëri thirrje që këta fëmijë të mos dorëzohen asnjëherë.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Berishës.

Kam qene vetem 16 vjec, kur u diagnostifikova me kancer. Atekohe, semundja kishte shu andrren time femijerore duke me detyru ne nderpre futbollin.

E di shume mire se si mund te ndihen femijet, te cileve u kumtohet lajmi se vuajne prej nje prej semundjeve me te renda qe njeh njerezimi. E di shume mire se si eshte me u friku, me humb shpresen dhe me pa njerezit ma te dashur rreth teje me lutje e merzi per ty.

Une isha nje prej qindra e mijera femijeve te botes qe luftojne me kancerin cdo vit. Por ia dola. Me ndihmen e familjareve, profesionisteve mjekesor dhe me deshiren e madhe per me vazhdu jeten.

Po, andrra per futboll u shua. Por jo edhe vullneti per jeten. Dhe dhimbja u shendrru ne motiv per me punu, edhe per Adrianin si femije por edhe per femijet e tjere si Adriani.

Sonte ndezem dritat e Bibliotekes Kombetare, duke iu bashkuar si Komune thirrjes per solidarizim me femijet e prekur nga kanceri. Muaji shtator eshte edhe muji i ndergjegjesimit per kancerin tek femijet.

Ajo qe dua te ju them krejt femijeve te cilet po perballen me kete semundje, eshte kjo:

Nuk jeni vetem. Dhe semundja, jo domosdo eshte fundi.

Mos u dorezoni! / KultPlus.com