Vera Ora me mesazh në muajin e ndërgjegjësimit: Bukuroshet e mia, ju lutem bëni kontrollet dhe ju burra përkrahini ato

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, vite më parë është përballur me sëmundjen e kancerit në gji, ku falë diagnostifikimit të hershëm të sëmundjes ka arritur që ta tejkalojë atë, shkruan KultPlus.

Pasi muaji tetor njëherit është edhe muaji i ndërgjegjësimit mbi gratë e prekura nga kjo sëmundje, Vera Ora ka publikuar një fotografi të cilës i ka bashkangjitur një shkrim mjaft motivues.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar Vera Ora në Instagram. / KultPlus.com

Rraci: Kaloft ky virus, e na u ktheft njerzillëku

Aktivistja e të drejtave të personave me sindromën Down, Fjolla Rraci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë një ndërlidhje me pandeminë dhe tetorin, muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

Tu e marr shkas pandemin e t’u fol per tetorin qe qellon me kon muji i ndergjegjsimit mbi sindromen Down..

-Çysh u ndjet qe ket’ t’mbyllun e dikush tjeter vendoske për levizjen e lire t’juj?

-A ju dukeshin t’mjaftushme hapsinat e shpis per me pas jete t’gzume?

-Po veq naj simptom t’vitusit me e pas a ju duke mire kur tjetri ta bojke “ik mos mu afro” ?

-A ish cfare ndjesie me e pas t’caktune n’cilat vende mundesh me shku e me tu mohu me hy brenda dikund?

Izolime, mos-perfillje e levizje t’percaktune prej tjetrit personat me sindromen Down kane pa qene kjo pandemi, ata krejt jeten e na disa muj’!

Kete muj sdu me e gzu e me e festu du me u rebelu per ne qe ankohemi e gjejm shkak me pas paknaqsi veq pse na teket pa u mundu me u mishnu me ata qe s’kane zgjidhje tjeter!

Shtese: Kaloft ky virus, e na u ktheft njerzillyku./ KultPlus.com

Tu e marr shkas pandemin e t’u fol per tetorin qe qellon me kon muji i ndergjegjsimit mbi sindromen Down..-Çysh u…

Gepostet von Fjolla Rraci am Mittwoch, 14. Oktober 2020

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit mbi sindromën Down

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit mbi sindromën Down.

Zakonisht në muajin tetor mbahen shumë aktivitete që përshfijnë ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down, ndërkaq, këtë vit akoma nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet i tillë pasi situata pandemike me shumë gjasë do të pamundësojë aktivitete të tilla.

Termi sindromë nënkupton një varg karakteristikash të cilat shfaqen së bashku.

Për herë të parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik të dr. Longdon Down, në vitin 1886, për nder të të cilit është emërtuar me po këtë emër.

Sindroma Down nuk është sëmundje, ndaj dhe nuk ofrohet kurë mjekësore për të. / KultPlus.com