Ngjason tmerrësisht me Meghan Markle, vajza bëhet e famshme në rrjetet sociale

Akeisha Land është një 39-vjeçare nga Missouri, e cila ka marrë famë falë ngjshmërisë së saj me Meghan Markle. Akeisha është nënë e dy fëmijëve, Greyson dhe Tristan, fotot e të cilëve i poston në një faqe Instagrami të quajtur @greyson_land.

Faqja aktualisht numëron mbi 158 mijë ndjekës dhe u rrit në mënyrë të frikshme, kur ajo postoi një foto me të bijën, Greyson. Arsyeja ishte ngjashmëria e saj e madhe me Meghan Markle.

Akeisha ka treguar për Daily Mail se njerëzit e ndalojnë shpesh në rrugë, pasi e ngatërrojnë me Meghan-in.

“Më krahasojnë me Meghan-in shumë shpesh dhe jo vetëm online. Edhe kur jam jashtë, në kishë, në teatër, në market… Ndodh shpesh që njerëz të rastësishëm të më thonë: Ta ka thënë dikush se ngjan… Unë gjithmonë qesh para se ta mbarojnë fjalinë, sepse e di për kë do të më thonë. Ma kanë thënë shpesh, sidomos kohët e fundit që kam filluar t’i mbaj flokët e drejta.

Edhe familja dhe miqtë më thonë se ngjaj me të. Edhe pse unë personalisht nuk shoh ndonjë ngjashmëri, e marr si komplimet, sepse ajo është tmerrësisht e bukur. Madje, ndonjëherë them me shaka se jam e gatshme ta zëvendësoj nëse ajo nuk dëshiron të shkojë në ndonjë event ku është e ftuar”, -shprehet me shaka Akeisha.

Nëse u hidhni një sy fotove të saj, do të gjeni pafund komente që theksojnë ngjashmërinë e saj me Meghan-in.

Të famshmit dhe kopjet e tyre përgjatë historisë


Shpesh na ka rënë të shohim të famshëm që ngjasojnë me njëri tjetrin, disa më pak e disa më shumë.

Madje thuhet se secili njeri i ka 7-të kopje në të gjithë botën, a jetojnë në të njëjtën kohë me neve këtë kopje tona, apo kanë jetuar kohë më parë, kjo gjë nuk dihet, shkruan KultPlus.

Në vijim mund të shihni disa prej të famshmëve amerikanë dhe kopjet e tyre përgjatë historisë.

Anne Hathaway dhe piktori spanjoll Francisco Jose de Goya y Lucientes

Peter Dinklage dhe Sebastián of Morra

Ellen DeGeneres dhe Henry David Thoreau

Liam Neeson dhe Fidel Castro

Christina Aguilera dhe Ginger Rogers

Nicolas Cage dhe një person i panjohur gjatë Luftës Civile

Christian Bale dhe një person i panjohur

Queen Latifah dhe Zora Neale Hurston

Orlando Bloom dhe një piktor romun

Paul Giamatti dhe William Shakespeare

Vincent Van Gogh dhe Chuck Norris

Maggie Gyllenhaal dhe Rose Wilder Lane

Jimmy Fallon dhe Mahir Cayan

Matthew McConaughey një person i panjohur

Rupert Grint dhe Sir David Wilkie

Jennifer Lawrence dhe Zubaida Tharwat

Dorothy Dandridge dhe Halle Berry

Adrien Brody dhe filozofi anglez John Locke

Robin Williams dhe Ilyich Mechnikov

/ KultPlus.com

Sozia e Michael Jacksonit (FOTO)

Michael Jackson ka disa vite që nuk është më, por sozia e tij është gjallë dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sergio Cortes, siç shikohet dhe nga fotoja që ka postuar në Instagram, ngjan tmerrësisht shumë me yllin e ndjerë të muzikës, transmeton tch.

Në profilin e tij në rrjetin social, sozia e Michael Jacksonit ka më shumë se 11 000 ndjekës./ KultPlus.com