“Da 5 Bloods” nga Spike Lee lansohet më 12 qershor në Netflix

Aktori, Chadwick Boseman, shihet duke e portretizuar një ushtar të luftës në Vietnam, në trilerin e filmit të ri të regjisorit Spike Lee, “Da 5 Bloods”.

Filmi, i cili vjen pas projektit të shpërblyer me “Oscar” të regjisorit, “BlacKkKlansman”, kthehet prapa në kohë dhe e shfaq kohën e tashme, teksa e rrëfen historinë e disa veteranëve afrikano-amerikan, të cilët kthehen në Vietnam për t’i kërkuar eshtrat e liderit të ndjerë të grupit të tyre, si dhe mundohen ta gjejnë një thesar të cilin e kishin groposur gjatë shërbimit të tyre në luftën e Vietnamit.

Trileri i sapolansuar i filmit i shfaq me role edhe aktorët: Delroy Lindo, Clarke Peters, Norm Lewis dhe Isiah Whitlock, Jr, teksa mbërrijnë në qytetin Ho Chi Minh, dhe kështu fillojnë ta kujtojnë shokun e tyre të rënë në luftë.

Në fragmentet e shkëputura nga filmi të lansuara në YouTube, gjithashtu shfaqen ylli i filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, si dhe aktorët Jonathan Majors dhe Jean Reno. Derisa filmi përmban skena të xhiruara në Hollywood, por edhe skena të vërteta të kohës së luftës, transmeton Koha.

“Da 5 Bloods” do të lansohet në platformën digjitale Netflix, më 12 qershor të këtij viti.

Ekskluzive: Ylli hollivudian thotë që shqiptarët janë më të mirët (FOTO)

Spike Lee është aktor, producent e regjisor i njohur hollivudian i cili është duke xhiruar së fundi filmin e madh “Black Klasman”, shkruan KultPlus.

Në këtë film po luan edhe aktori shqiptar Marko Caka, i cili tashmë ka ndarë sheshxhirimin për këtë film të madh bashkë me regjisorin Lee, i cili kur ka kuptuar se në kastën e aktorëve ka edhe një aktor shqiptar, ai ka shprehur admirimin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Marko Caka ka shpjeguar për KultPlus se Lee me të kuptuar se Caka vjen nga Shqipëria, ai është shprehur se Shqipëria është një vend special për të. “E dua Shqipërinë, shqiptarët janë më të mirët”, ka përcjellë fjalët e Lee, Marko Caka.

Caka ka thënë se këto fjalë regjisori hollivudian i ka thënë përderisa po realizonin edhe një fotografi të përbashkët, përgjatë xhirimeve që po bëhen në periferi të New York, ku Caka luan rolin e detektivit Walker, i cili është në ndjekje të grupeve Ku Klus Klan.

Caka poashtu ka njoftuar se filmi “Black Klasman”, është një film i bazuar në vitet e 60-ta në Colorado, ku një oficier me ngjyrë, infiltrohet në Klu Klus Klan, për ta kapitulluar atë.Filmi do të ketë premierën në vitin 2018 dhe do të shfaqet në kinema nga Universal Studio Distrubutor./KultPlus.com