Marko Caka: Eksperiencë e veçantë, në sheshxhirim pranë Kevin Baconit

“City on a Hill” është një prej serialeve më të shikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rolin kryesor shfaqet aktori, Kevin Bacon, gjersa producent ekzekutiv janë Ben Affleck dhe Matt Damon.

Në një prej episodeve të serialit do të shfaqet edhe aktorit shqiptare, Marko Caka, i cili është parë në shumë filma artistik amerikan.

Ai me këtë rast ka pohuar se ishte një kënaqësi të punosh në krah të aktorit të lartcekur dhe ka dhënë disa detaje.

“Një nga eksperiencat më të veçanta në sheshxhirim duke luajtur pranë yllit Kevin Bacon në serialin e ri të “City on a hill “. Mos e humbisni nga episodi 9 në Showtime në skenat e investigimit si asistent pranë shefit të FBI-se Jacky Rohr(Kevin Bacon) në vitin e largët 1992”, ka shkruar shkodrani në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, seriali bënë fjalë për një asistent avokat formon një aleancë të pamundur me një veteran të korruptuar ende të nderuar të FBI-së gjersa e gjithë ngjarja zhvillohet në Boston. /Telegrafi/ KultPlus.com

“Ma keni shpifur me dhurata, hidhni sytë te njerëzit që janë pranë sofrës të pangrënë”



Aktori shqiptar Marko Caka, është i njohur për sukseset e tij në kinematografinë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Ai është mjaft i njohur edhe nga personazhe të ndryshme në New York, teksa gëzon një respekt të madh prej tyre. Caka është bërë pjesë e filmave të shumtë në Hollivud dhe vazhdon të xhirojë me aktorë të mëdhenj botërorë, por ajo çka e karakterizon atë është thjeshtësia.

Këtë e vërteton edhe me postimin e bërë para pak minutash teksa ai shfaqet në një fotografi me një të moshuar i cili si duket është një i pastrehë e të cilit Caka i është afruar për të dërguar edhe një mesazh të fortë për festat e fundvitit.

“Unë dua ta festoj kështu… Kam vendosur ta bojkotoj Instagramin duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptarë (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka ime e parë pas kaq kohe ku isha i ftuar tek një mik i imi në New Jersey sepse sado që pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohë të shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si instagramistët shqiptarë.
Ma keni shpifur që nuk i hidhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës të pangrënë. 🙏 
Merry Christmas!”, ka shkruar Marko Caka në Facebook. /KultPlus.com

Aktori shqiptar në një film me Sylvester Stallone e Michael B. Jordan

Aktori shqiptar Marko Caka, vazhdon të jetë protagonist në filmat e mëdhenj hollivudian, shkruan KultPlus.

Kësisoj, së fundmi kanë nisë xhirimet e filmit të madh të Warner Brothers Creed versioni 2 me protagonist Silvester Stalone e Michael B Jordan. Në këtë film luan edhe shqiptari Caka, ku roli i tij është një nga katër policët e sigurisë në ringun e famshëm të Las Vegas. Në këtë ring, luhen duelet e mëdha të sportit të boksit ku trajner është Silvester Stalone në rolin e Rocky Balboas.

“Ishte hera e parë që luaja në sheshxhirim me Stalonen. Hyrja e tij solli duartrokitje të pa ndërprera dhe duke marr fjalën, falënderojë kastin dhe ekpin e kineastëve dhe gjithë stafin e produksionit. Për mua ishte ëndërr ta kisha pranë gjatë gjitha skenave më shumë se 15 orë. Isha vazhdimisht pranë stafit të boksierëve në rolin e Dupray, e rojës se sigurisë së legjendës së filmave aksion, i cili ka shkruar historinë të Rocky Balboa’s. Absolutisht, që ndjehem i privilegjuar nga kastingu i Warner Bros, i cili me krijojë përsëri mundësinë për të përjetuar skenat e mëdha të saj me yjet e kinemasë botërore”, pohoi për KultPlus, Marko caka, duke vazhduar të tregoj se tashmë ai është edhe në një film tjetër të Warner Bros në vazhdimësinë e xhirimeve të filmit epik “Godzilla 2” në Atlanta ku xhirimet i kanë në fund të javës.

Xhirimet e Creed II po zhvillohen në Pennsylvania ku aktorët protagonist do të jenë pothuajse të njëjtit e Creed 1, Silvester Stalone, Michael B Jordan në rolin e boksierit dhe këtë radhë i afrohet kastit edhe Dolph Lungren në rolin e Ivan Drago, por tani në atë të trajnerit të skuadrës kundërshtare ruse.

Ky film do të shfaqet në kinematë e botës në nëntor të këtij viti dhe pritet të ketë jehonë të madhe sepse do të ketë përsëritje të përballjes së shekullit si në filmin e Rocky IV në mes dy boksierëve që përfaqësonin dy siperfuqitë e mëdha të kohës, por që sot ata janë trajnerë të ekipeve respektive ShBA -Rusi./ KultPlus.com

Marko Caka me rol kryesor në njërin nga episodet e serialit të famshëm “Spies next door”

Marko Caka, aktori me prejardhje shqiptare i cili është duke ngjitur majat e karrierës së tij në Hollivud, tashmë ka nisë xhirimet në një rol protagonist në një episod në serialin “Spies next door”.

Lajmin për KultPlus, e ka bërë të ditur vetë Caka, i cili ka treguar se seriali vjen nën regjinë e Erik Kirsten.

“Unë kam rolin e Boris, një ish agjent i KGB por që rekrutohet për shërbimin sekret të CIA-s. Ngjarjet e episodit janë të përqendruar në vitin 1982 në Virgjinia ku Boris, pasi ka braktisur familjen për t’i shërbyer shërbimit sekret të bllokut komunist, ai vendoset tw kthehet në familjen e tij por që ndiqet këmba-këmbës dhe helmohet nga spiunazhi sovjetik i KGB”, tha për KultPlus, Caka.

Episodi i serialit hulumtues do të shfaqet në fillim në kanalin kombëtar amerikan A&E gjatë verës së këtij viti. Ky film i viteve 80’ nga dinamika e ngjarjeve, ka një ngjashmëri me historinë e vrasjeve të fundit të ish agjenteve të KGB nga spiunët rus në kryeqytetin londinez.

“Boris është roli i parë protagonist i imi që shfaqet në televizionin amerikan dhe që premton për të ardhmen e karrierës sime në Industrinë e Filmit gjigant amerikan”, përfundoi për KultPlus, Marko Caka./ KultPlus.com

Në sheshxhirim me yjet e Hollivudit, Marko Caka dhe emocionet e këtij viti (VideoSelfie)

Marko Caka, aktori me prejardhje shqiptare i cili është duke ngjitur majat e karrierës së tij në Hollivud, në këtë fundvit të 2017-së, përmes VideoSelfie për KultPlus ka folur rreth sukseseve më të mëdha që ka arritur në vitin që po lëmë pas.

Marko Caka nuk ka lënë pa përmendur edhe sheshxhirimet me emrat e mëdhenj të filmit në botë, ndër ta edhe Steven Spielberg, Rihanna e Roberto De Niro.

Krejt në fund, Marko Caka ka përshëndetur edhe lexuesit e gazetës online për art dhe kulturë KultPlus. Për më shumë ju ftojmë ta shihni videon të realizuar ekskluzivisht për KultPlus. / KultPlus.com

Aktori shqiptar në film me Jennifer Lopez (FOTO)

Aktori me prejardhje shqiptare Marko Caka, po ecë suksesshëm drejt Hollivudit, ku po merr pjesë nëpër shumë filma me regjisorë e aktorë të njohur botëror.

Ai së fundmi do të jetë pjesë e filmit komedi “Second Act”, film ky i cili ka mbledhë rreth vetës disa yje botërore e ndër to edhe këngëtaren e aktoren e famshme Jennifer Lopez, shkruan KultPlus.

Marko Caka, ndau disa detaje mjaft interesante për KultPlus, në lidhje me këtë rol, ku do të ndajë sheshxhirimin me JLo.

“JLo, luan rolin e Maya’s një menaxhere e një supermarketit. Unë jam në skenat e xhirimeve me pjesëtarët e familjes ku ajo shfaqet me prezantimin e produkteve të kompanisë, por që, rrëfen të vërtetën e historisë së jetës së sa”, ka thënë Marko, për KultPlus.

Kjo komedi është prodhim i STX Production dhe do të dalë në vitin 2018./ KultPlus.com