Seriali “Squid Game” parashihet të jetë më i suksesshëm se “La Casa de Papel”

Edhe nëse nuk e keni parë serialin në Netflix, ka gjasa që keni parë skena që qarkullojnë në internet dhe klipe të çuditshme të njerëzve me maska apo thjesht fytyrën e aktores kryesore e cila ngërthen në vete një shikim tepër serioz, atëherë kjo do të thotë se jeni ndeshur me serialin “Squid Game”.

Aktualisht shfaqja televizive është më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i Netflix i të gjitha kohërave ishte “Money Heist”, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final. Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se “Squid Game” “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Cila është premisa e “Squid Game”?

Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.

Ishte idea e regjisorit dhe skenaristit koreano-jugor, Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.

Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij viscerale dhe të egër.

Seriali korean është bërë një hit masiv që kur filloi në Netflix, e që përqendrohet në një lojë brutale të mbijetesës. Po ashtu, seriali po shkon drejt rrugës për të mposhtur romancën “Bridgerton” duke u bërë kështu seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohërave. / KultPlus.com