Termokos dhe UNI – Universum International College nënshkruajnë marrëveshjen për ofrimin e punës praktike për studentë

UNI – Universum International College, i njohur për edukim inovativ dhe të orientuar drejt karrierës, ka bashkuar forcat me Termokos, kompaninë lidere të ngrohjes qendrore në Prishtinë, Kosovë. Ky bashkëpunim i arritur përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar së fundmi, do të krijojë mundësi për punë praktike për studentët e UNI, duke kapërcyer hendekun në mes njohurive akademike dhe përvojës së industrisë.

Synimi kryesor i këtij memorandumi është të mundësoj punë praktike 3-6 mujore në Termokos për studentët e UNI-t të programeve të ndryshme. Kjo përvojë do t’i pajisë studentët me aftësi dhe njohuri që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit. Praktikantët do të ekspozohen ndaj operacioneve ditore të punës të një kompanie lider, duke fituar njohuri praktike në fusha të tilla si, administrim biznesi, komunikim dhe media, shkenca mjedisore dhe shumë fusha tjera që janë të aplikueshme në Termokos.

Z. Fisnik Osmani, Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, theksoi përfitimet reciproke të partneritetit, duke thënë: “Ne jemi të ngazëllyer që mirëpresim studentët e UNI në ekipin tonë. Perspektivat dhe njohuritë  e tyre do të kontribuojnënë operacionet tona, ndërsa ata fitojnë përvojë direkte në industri. Ky bashkëpunim forcon përkushtimin tonë për të nxitur talentet e ardhshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore të Kosovës.”

Kjo nismë përputhet me misionin e UNI-t për të ofruar një edukim të klasit botëror që fuqizon studentët për sukses në karrierën e tyre të zgjedhur. Partneriteti me Termokos nënkupton një kapitull të ri në mësimin praktik në UNI, duke u ofruar studentëve një mundësi të përkryer për të përkthyer njohuritë e tyre në aftësi dhe ekspertizë reale. Me ofrimin e këtyre mundësive, UNI – Universum International College përgatit studentët për tregun e Kosovës dhe më gjerë.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com

Kryeqyteti, nuk ka shtrenjtim të ngrohjes edhe këtë vit

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe këtë vit  nuk do të ketë ndryshim të tarifës për ngrohje nga Termokosi, shkruan KultPlus.

 Përmes një postimi në Facebook, kryetari Rama ka bërë të ditur se vendimi për mos ndryshimin etarifave erdh pas vendimit të bordit të ZRRE.

“Edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar,

pas vendimit të bordit të ZRRE”, ka shkruar Rama në Facebook./KultPlus.com

Termokosi jep lajmin e mirë: Rikthehet furnizimi me ngrohje

Gjatë ditës së djeshme, qyteti i Prishtinës ka përjetuar një “tmerr” të vërtet, kjo pasi është ndalur ngrohtorja e Termokosit për shkak të disa problemeve që ka pasur distributori KEK dhe si rrjedhojë shumë shtëpi, banesa e vendbanime kanë mbetur pa ngrohje, transmeton KultPlus.

Megjithatë, sot është njoftuar nga Termokos se problemet janë zgjidhur dhe është rikthyer në normalitet funksionimi i ngrohtorës.

“Termokos” njofton gjithë konsumatorët se sot në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar të marrim avullin nga KEK-u, si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike. Kjo do të mundësojë vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme, gjë që nënkupton ndëprerjen e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut. Deri në orët e mesditës së sotme pritet stabilizim i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre në “Facebook.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së djeshme rreth problemeve dhe krizës së energjisë elektrike që ka kapluar vendin. /KultPlus.com

Nënkalimi i ri tek Termokosi mbushet me mbeturina

Ishte ngjyrosur dhe fotot e saj shpërndaheshin nëpër rrjete sociale dhe ishin bërë virale madje edhe jashtë Kosovës.

Nënkalimi i cili gjendet tek Termokosi duket se e ka humbur hijeshinë shumë shpejt.

Në disa foto të shpërndara nga një qytetare në një grup në Facebook duket se ai nënkalim është bërë vendgrumbullim i mbeturinave.

Në foto shihen shumë mbetje të cigareve të hedhura si dhe mbeturina./ KultPlus.com