Rita Ora e magjishme në performancën për “The Ellen Show” (VIDEO)

Artistja nga Kosova, Rita Ora, po vazhdon me promovimin e videoprojektit të fundit “Bang Bang”. Megjithëse gjendet në Australi, kjo gjë nuk e ka ndaluar këngëtaren që të realizojë performanca të jashtëzakonshme për emisione të ndryshme në Amerikë. 

Së fundi ajo e dha një interpretim klasik dhe dramatik të këngës “Bang Bang” për emisionin më të shikuar ditor “The Ellen Show”.

Rita e cila shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, në këtë performancë akustike që e vuri në pah vokalin e saj unik dhe të fuqishëm, shoqërohej nga një orkestër e instrumentistëve. 

Videoja tashmë është publikuar në platformën YouTube. / KultPlus.com

Pasi këndoi “Shallow” në London Tube, ftohet në “The Ellen Show” (VIDEO)

Ellen mirëpriti këngëtaren britanike Charlotte Awbery, e cila kohët e fundit u bë virale me një video të këngës së saj “Shallow” në London Tube.

Ajo performoi këngën hit të Lady Gaga dhe bisedoi me Ellen se si ndodhi gjithçka.

Gjithashtu, Ellen dhe miqtë e saj në Shutterfly kishin një dhuratë të veçantë për këngëtaren.

Më poshtë po ju sjellim videon:

https://www.ellentube.com/video/viral-london-tube-singer-performs-shallow.html