UNI – Universum International College ka kënaqësinë të njoftojë lansimin e programit profesional në Inteligjencë Artificiale – Niveli V me mundësi transferi në BA në vitin e tretë, të Akredituar nga Pearson, institucioni më i madh i akreditimit profesional në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky program inovativ është pjesë e ofertës së zgjeruar akademike të UNI, dhe synon të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të teknologjisë në Kosovë dhe më gjerë, përmes një qasjeje praktike dhe të orientuar drejt aftësive të kërkuara në tregun ndërkombëtar të punës.
Çfarë përfiton nga ky program?
- Aftësi të avancuara në fusha si Inteligjenca Artificiale, Machine Learning, Data Science dhe Automatizimi,
- Qasje në materiale të përgatitura sipas standardeve të industrisë globale të teknologjisë,
- Mësimdhënie praktike nga profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës,
- Mundësi për punësim të shpejtë apo vazhdim të studimeve në universitete ndërkombëtare të teknologjisë.
Ky program është i krijuar për ata që dëshirojnë të futen shpejt në tregun e punës me njohuri konkrete dhe të aplikueshme në teknologjitë më moderne, pa kaluar domosdoshmërisht nëpër rrugën tradicionale të studimeve universitare.
Pse të studiosh në UNI – Universum International College?
- Partneritet strategjik me Arizona State University, universiteti më inovativ në SHBA,
- Lidhje të fuqishme me industrinë dhe qasje në praktika profesionale,
- Ambient modern mësimor dhe mbështetje për zhvillim të karrierës,
- Edukim ndërkombëtar, në Kosovë.
UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i njohur si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram./ KultPlus.com
